LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Politikani I.M., bashkëpunëtor i Sigurimit/ Vasili drejton gishtin nga Rama

28 Korrik 2022, 18:30, Politikë CNA
Politikani I.M., bashkëpunëtor i Sigurimit/ Vasili drejton gishtin nga
Deputeti Petrit Vasili

Deputeti Petrit Vasili, ka folur sërish për dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, e cila zbardhte bashkëpunimin e një politikani të lartë me iniciale I.M. me Sigurimin.

Në një prononcim nga ambjentet e jashtme të Parlamentit, Vasili tha se kjo është një histori shpifjesh që ka brenda saj zero fakte dhe argumenta.

Sipas tij, dosja është krijuar për të zbehur panikun që ka kapur kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën ngs mijëra faqe denoncimesh që gjenden sot në SPAK.

“Vetëm palaçollëqe antiligjore ku dhunohet dhe shkelet ligji dhe ku luftohet me çdo kusht për të sajuar dhe shpifur. Edhe afera e fundit e Autoritetit të Dosjeve është një zero i madh, një turp i madh. S’ka pasur asnjë informacion Kuvendi i Shqipërisë, ka pasur vetëm fjalë të përgjithshme për të hequr atë ankthin e tmerrshëm nga qindra mijëra fletë që ndodhen në SPAK dhe që do shkojnë të tjera.

Bëhet fjalë për zero çështje dhe sa i përket ligjit të Autoriteti të Dosjeve është ligj i propozuar pikë për pikë dhe fjalë për fjalë nga PS në 2014 sipas shembullit gjerman dhe është votuar gjerësisht nga e gjithë mazhoranca me gjithë votat e LSI. Ky ligj është siç e kanë kërkuar atë dhe është në fuqi. Ka zero shqetësim për dosjet e gjithçka, por shqetësim duhet të kenë për ata që kanë në gjirin e tyre. Por shpifjet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë të dhimbshme, të shpifura.

Të gjitha përrallat me bashkëpunëtorë imagjinarë, kanë vetëm një përgjigje, ndëshkim. Autoriteti i Dosjeve me zero fakte, zero dokumente dhe përgjegjësia është shumë e rëndë që bie në parlament  që është kthyer në vegël të manipulimit dhe shpifjes.

Këto do marrin ndëshkimin e merituar dhe do përgjigjen para drejtësisë. Kur manipulon dhe shkel ligjin, dhe bën sikur i ke verifikuar dhe kërkon të bësh ligj, provoi edhe njëherë nevojën që të gjithë të jenë në këmbë sepse shteti është shkatërruar dhe nuk ka më shtet. Të gjitha janë të detyruar të jenë në këmbë”, theksoi deputeti./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga