LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëmujë te Kryesia e Kuvendit/ Anulohet mbledhja e Komisionit të Jashtëm

6 Nëntor 2023, 12:10, Politikë CNA

Rrëmujë te Kryesia e Kuvendit/ Anulohet mbledhja e Komisionit të

Të hënën është anuluar edhe mbledhja e Komisionit të Jashtëm, pasi deputetët e përjashtuar të opozitës kanë tentuar të futen brenda sallës ku do të zhvillohet mbledhja.

Ndërkohë, janë anuluar mbledhjet në Komisionin e Ligjeve të Shëndetësisë për të njëjtën arsye. 

Tensione të shumta ka pasur sot në Kryesinë e Kuvendit. Deputetët e përjashtuar të PD-së nuk u lejuan nga Garda e Republikës që të hyjnë brenda godinës dhe të shkojnë në komisione.

Ata u futën në Kryesinë e Kuvendit, nga dritaret, ndërkohë që nuk mungonin akuzat ndaj Edi Ramës për shkelje të Kushtetutës. 

Një pjesë e deputetëve janë përjashtuar nga komisionet dhe nga seancat plenare për shkak të sjelljes së tyre.

Kujtojmë se opozita nuk ka lejuar zhvillimin normal të seancave plenare dhe të mbledhjeve të komisioneve.

Ata kanë shkaktuar rrëmujë dhe për këtë arsye janë përjashtuar për disa ditë nga Komisioni i Etikës./CNA

 

 

Lajmet e fundit nga