LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lëpiheni për një rrogë”, Dashnor Sula shpërthen ndaj Gardës: Turp të keni, fresk pushtetit

6 Nëntor 2023, 11:15, Politikë CNA

“Lëpiheni për një rrogë”, Dashnor Sula

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka shpërthyer me tone tepër të forta ndaj Gardës, teksa këta të fundit nuk kanë lejuar që të futen në Kryesinë e Kuvendit deputetët e përjashtuar të opozitës. 

Sula u shpreh se duhet të kenë turp gardistët që ‘lëpihen për një rrogë’, ndërsa edhe pse u lejua të futej në Kryesi, vetëm ai, vijonte të fliste me tone të larta.

“Lëpiheni për një rrogë, turp të keni! Turp të keni!  E shkatërruat Shqipërinë, kanë ikur të gjithë. Bëni fresk pushtetit, turp të keni të gjithë, turp të keni, turp, diktaturë, turp të keni….”, është shprehur me tone të forta Dashnor Sula./CNA

 

Lajmet e fundit nga