web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Qytetarët po bëjnë detyrën"/ Klosi: Protesta 100% qytetare dhe politike, ka kaluar në stad të ri

30 Qershor 2026, 22:12, Politikë CNA

"Qytetarët po bëjnë detyrën"/ Klosi: Protesta 100%

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, komentoi sot protestat qytetare kundër qeverisë, që kanë tejkaluar periudhën një mujore.

I ftuar në emisionin “Now”, Klosi u shpreh se protesta është plotësisht qytetare dhe politike, referuar edhe kërkesave që kanë shpalosur të pranishmit prej 31 ditësh.

Socialisti nuk ngurroi të ndante as kritika për protestën e sotme para Kuvendi, që sipas tij, meriton të diskutohet, pasi e çon protestën në një stad të ri.

“Në 30 ditë, kur protestat kanë qenë paqësore, nuk ka pasur asnjë ndjesi nga ana e policisë apo organeve ligjzbatuese, që të kishte një lloj konfrontimi fizik dhe as kufizim i kërkesës për protestë qytetare. Sot ishte një grup shumë i kufizuar personash që flisnin, kritikonin dhe bënin atë detyrën e tyre të protestës. S’ka asgjë të keqe. Gjuajtja e deputetëve me vezë dhe me gurë, padyshim pastaj që këtu ka një momënt që duhet ta diskutojmë. Them që në kushtet e 30 ditëve që kanë kaluar, ka qenë 100% qytetare dhe politike, ka një kaluar në një stad të ri”,-tha Klosi./CNA





Lajmet e fundit nga