web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria akordon bonusin e verës për pensionistët, shpërndarja nis nga 1 korriku

30 Qershor 2026, 17:14, Politikë CNA

Qeveria akordon bonusin e verës për pensionistët,

Qeveria shqiptare ka akorduar një bonus për pensionistët për këtë periudhë të verës.

Siç njoftoi Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëhet fjalë për një bonus me vlerë 5000 lekë.

Ibrahimaj theksoi se shpërndarja e bonusit do të nisë nga data 1 korrik.

“Vendosëm të akordojmë një bonus për pensionistët, do të jetë bonusi i verës me vlerë 5000 lekë. Janë mbi 777 mijë pensionistë që do të përfitojnë nga ky bonus, persona me statusin e invaliditetit. Efekti financiar i këtij bonusi është rreth 3.7 miliardë lekë. Do të vazhdojmë të kemi vëmendje të shtuar për të ardhurat e pensionistëve. Ky bonus jepet për herë të parë në mes të vitit. Ai do të nisë të shpërndahet nga dita e nesërme. Bonusi i shtohet bonusit që pensionistët janë duke marrë që nga janari”,-tha Ibrahimaj./CNA

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga