web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestuesit i gjuajtën makinën me vezë/ Koçiu reagon për situatën para Kuvendit

30 Qershor 2026, 19:06, Politikë CNA

Protestuesit i gjuajtën makinën me vezë/ Koçiu reagon

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pak minuta më parë lidhur me tensionet e krijuara paraditen e sotme para Kuvendit, ku qytetarët u mblodhën në protestë.

Ndër aktet e protestuesve ishte edhe gjuajtja me vezë ndaj makinës së Koçiut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu shprehet se ajo çka ndodhi sot është papranueshme dhe jashtë çdo kornize demorkatike, ndërsa nuk ngurron t’i cilësojë si skenarë për kaos dhe destabilizim.

“Dhuna verbale dhe fizike e shfaqur sot jashtë Kuvendit është e papranueshme dhe jashtë çdo kornize demokratike.

Sjellje të tilla agresive nuk i bëjnë nder as protestës dhe as kujtdo që pretendon të përfaqësojë qytetarët e këtij vendi.

Skenarët për destabilizim dhe kaos, të orkestruar nga një grup i vogël njerëzish që i vendosin agjendat e tyre politike mbi interesin e vendit, nuk mund dhe nuk do ta marrin kurrë peng jetën publike dhe politike të Shqipërisë.

Këto tentativa do të dështojnë gjithmonë, ashtu siç kanë dështuar edhe në të kaluarën, duke u lënë njollën e turpit dhunuesve dhe braktisjen e qytetarëve, të cilët sot, më shumë se kurrë, zgjedhin rrugën e zhvillimit dhe të anëtarësimit në Bashkimin Europian”,-shkruan Koçiu./CNA





Lajmet e fundit nga