web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Indeksimi i pensioneve/ Qeveria njofton rregullat e reja

30 Qershor 2026, 17:29, Politikë CNA

Indeksimi i pensioneve/ Qeveria njofton rregullat e reja

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot se indeksimi i pensioneve do të nisë më datë 1 korrik.

Duke folur pas mbledhjes së qeverisë, Malaj ndau edhe shifrën që është vënë në dispozion për këtë akt.

“Është vënë në dispozicion një fond prej 872 milionë lekësh”,-tha Malaj.

Po ashtu, ministri zbuloi se duke filluar nga viti i ardhshëm, indeksimi i pensioneve pritet të kryhet në muajin prill.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se për indeksimin e pensioneve që do të nisë më 1

Plani për miratimin e indeksimit u njoftua më 26 qershor edhe nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Sipas ministres, bëhet fjalë për pensionet e pleqërisë dhe pensionet e veçanta, ndryshim nga i cili përfitojnë rreth 900 mijë persona.

“Që nga data 1 korrik 2026, do të indeksojmë pensionet me 2.7%, pensionet e pleqërisë dhe pensionet e veçanta apo edhe përfitimet e barrëlindjeve janë rreth 900 mijë përfitues”,-tha Ibrahimaj./CNA

 





Lajmet e fundit nga