
Fshehu dënimin në Greqi/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun socialist
SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të...
SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të...
Sot në Kuvend do të votohet për personin që do të rrijë në karrigen e Presidentit.
Për ata që besonin se ky "proces" kishte si qëllim zgjedhjen e Presidentit të Republikës, gjërat sa vijnë e qartësohen.
Por si nisi "procesi"?
Dhe a u ndërtua ai si i tillë vetëm në funksion të legalizimit të emrit të Bajramit?
Për habi të të gjithëve, deputetët e grupit parlamentar socialist u vunë të plotësonin ca letra ku duhet të shkruanin emrat e tre Presidentëve potencialë.
Pra, deputetët, jo Rama!
Ata mbushën fletën, jo Rama!
Rama nuk ka përgjegjësi se çfarë shkruajnë deputetët nëpër zarfe. Por Rama ishte i bindur se deputetët e duhur, (ministrja e duhur), do të shkruanin emrin e duhur. Emri i duhur ishte aty që ditën e parë të nisjes së procesit.
Më pas Rama mblidhte herë pas here Kryesinë dhe nuk fliste për emrat dhe bënte debat "parimor" për kriteret. Dhe të gjithë derdimenët që nuk ishin ata të duhurit, që kishin plotësuar emrin e duhur, zienin ujë në havan.
2 muaj rresht tenderi presidencial i sekretuar në zarfet e propozimeve, u bë tema e kafeneve midis shqiptarësh.
Ndërkohë, të bindur që paaftësia e figurinave të opozitës do t'i jepte një dorë "procesit", u ftua opozita dhe disa të mjerë që e përfaqësojnë që të nxirrnin ca emra. Të mjerët e opozitës, ndërsa emri i duhur rrinte i qetë mes zarfeve, u mblodhën dhe hapën një garë ku secili si kandidat për President propozoi shoqninë e vet të ngushtë.
Dhe i hodhi nëpër media duke i kërkuar Ramës që të harronte tenderin e vet të paracaktuar në zarfet e veta dhe të zgjidhte midis emrave të shoqnisë së tyre!
Ishin të shumtë ata që insistonin drejt logjikës sipas të cilës Rama po i shërbente skemës së vet që e çonte drejt emrit të paracaktuar drejt tij. Brenda dhe jashtë grupit të propozuesve të shoqnisë, vluan këshillat se skema e Ramës nuk vritej dot me imitimin e zhgarravitur të asaj skeme. Por Alibeaj dhe të vetët mbetën stoik në budallallëkun e vet. Donin tenderin e tyre me kushtin që emrin ta zgjidhte dhe firmoste Rama!
Ndërsa Rama dhe të vetët ishin dukshëm shumë të qetë sepse gjithçka po shkonte sipas skemës.
Emri i duhur kishte hyrë në zarfe. Duhej kryer procesi i demonstrimit të budallallëkut të opozitës që më pas të vijohej me nxjerrjen e emrit të duhur nga zarfi/zarfet e duhur.
Asnjë surprizë nga opozita!
Por ndërkohë niveli i propozimeve që dolën nga tavolina e shoqnisë, u kishte mbyllur çdo shteg debateve për cilësinë e kandidatit të duhur për President.
Rama ishte i qetë! Ai nivel shoqnie që prezantoi opozita, justifikonte gjithçka kishte hyrë në zarfet e sekretuar të socialistëve.
Rama priste me durim dhe me qesëndi ditën e duhur.
Dhe dita e duhur erdhi! Dje u mblodh Kryesia dhe u "shoshitën" listat e emrave të dalë nga propozimet e deputetëve. Jo vetëm sekretari i përgjithshëm i partisë, por edhe Rama vetë u surprizua nga inteligjenca e treguar nga disa deputetë në identifikimin e Bajramit.
Surprizuesit, ne nuk do t'i marrim vesh kurrë se cilët ishin. Midis modestisë që gëlon në grupin parlamentar socialist, është e vështirë që të shpresojmë që propozuesja/propozuesit të rrahin gjoksin për zgjedhjen e bërë kur shkruan emrin e Bajramit.
Rëndësi kishte procesi!
Por më shumë rëndësi kishte që nga procesi të dilte që nuk ishte Rama që zbuloi Bajramin!
Siç kishte rëndësi që procesi t'i vinte të gjithë përpara faktit të kryer me Bajramin për votim.
Dhe sigurisht që të linte sa më pak kohë për debat mbi kandidatin.
Procesi i stisur synonte të ruante kandidatin deri në sekondën e fundit kur gjithçka të dukej fakt i kryer. Dosja në SPAK për kandidatin flet më shumë se gjithçka për hallin e Ramës.
Ndërkohë që opozita po qan ende shoqninë që nuk e bëri dot president, skuthllëku që na qeveris nxori një dosje SPAK-u për President. Ndërsa Rama u kujdes të thotë që nuk e kishte propozuar ai Bajramin.
Rama si gjithmonë nuk propozon, nuk zgjedh, nuk ka lidhje me asgje. Por ndryshe nga herë të tjera kur gjithmonë i njohim ata të tjerët që i dalin për zot gjërave, kësaj radhe zarfet e selektuar nuk do të na japin shansin të marrim vesh më shumë.
E sigurtë ëshrë që dosja në SPAK zgjodhi Bajramin si President./E.K-CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur Stambollin për të kal...
Partia Socialiste në mbledhjen që zhvilloi ditën e dje...
Sot, Kuvendi do të mblidhet për raundin e katërt për zgjed...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me kandidaturën...
Nga 17 drejtuesit e rinj të Partisë Demokratike Flamur...
Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së kanë zgjedhur d...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosur...
Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar lajmin për propozi...
Zbardhen debatet që u zhvilluan mes socialistëve në mb...
Ish-kryetari i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi, ka reagu...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për Gjeneral Bajra...
Pas propozimit të Bajram Begajt si President i ri i Re...
Zbardhet biseda e kryeministrit Edi Rama me kandidatin...
Në seancën e nesërme parlamentare, Partia Demokratike ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pa...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Presidentin Ilir Me...
Gjenerali Bajram Begaj ka pranuar kandidaturën e mazho...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar pak më parë emrin ...
Bajram Begaj do të jetë kandidati i mazhorancës për po...
Ka votuar pak minuta më parë Kryetari i Partisë Demokr...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit në vitin 2013 mori një ...
Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të...
Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emision...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të...
Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përpl...
Dy persona janë paraqitur në gjykatë të akuzuar si të dyshua...
Në rrjetet social kanë qarkulluar disa pamje, ku shfaq...
Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor do...
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë ka hedhur dritë mbi...
Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore, tha në emision...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të diktojnë ...
Teorikisht çdo gjë mund të ishte zhvilluar ndryshe. Se...
Më 24 shkurt, do të shënohet përvjetori i parë i luftës në...
Britania po përballet me valën më të madhe të veprimit sin...
Presidenti Joe Biden dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ...
Sot, më 2 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 105.3 le...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në mble...
Sot, më 1 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 le...