LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjidhet qeni më i shëmtuar në botë/ Pronari fiton 1 mijë e 500 euro

28 Qershor 2022, 12:39, Lifestyle CNA
Zgjidhet qeni më i shëmtuar në botë/ Pronari fiton 1
Foto ilustruese

Në konkursin e Qenit më të Shëmtuar në Botë 2022 në Petaluma, Kaliforni, i cili mbahet çdo vit, fitues doli një Chihuahua i quajtur Mr.Happy Face.

Konkurrenca ishtë shumë e madhe pasi bëhet fjalë për fitimin e një shume të lartë të parave.

Pronarja e qenit tha se tani kemi zyrtarisht një qen të kurorëzuar si qeni më i shëmtuar në botë dhe ky titull është një nder. Pronarja e këtij qeni do të fitojë mbi 1 mijë e 500 euro.

Janeda Banelly e adotoi qenin nga një strehë në Arizona pasi ai u shpëtua nga rruga. Ky konkurs bëhet për të mbështetur të gjithë personat që vendosin të birësojnë qen që janë në situatë rruge apo kanë sëmundje të ndryshme./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga