LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Netflix", në krizë ekonomike/ Shkurton 300 vende pune

27 Qershor 2022, 12:49, Lifestyle CNA
"Netflix", në krizë ekonomike/ Shkurton 300 vende pune
Kompania "Netflix"

Pasi u përball me rënien e abonimeve "Netflix" ka shkurtuar 300 vende të punës, afërsisht 4% të fuqisë së tij punëtore.

Në të njëjtën kohë firma njoftoi se po eksploron një shërbim të mbështetur nga reklamat dhe po lufton ndarjen e fjalëkalimeve,  ndërsa përpiqet të nxisë rritjen.

"Netflix" ka 220 milionë abonentë globalisht dhe mbetet lider i qartë në tregun e transmetimit. Por kjo nuk ka qenë e mjftueshme si duket për t'u përballur me konkurrencën e ashpër të platformave si "Disney Plus" dhe "Prime Video" të "Amazon".

Gjithashtu kohët e fundit kompania filloi së fundmi një seri rritje çmimesh në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar si dhe në vendet europiane, veprim ky që ka ndikuar në humbjen e abonentëve të saj.

Lajmet e fundit nga