LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rita Ora, koncert madhështor në Tiranë/ Zbulohet data kur do të vijë ylli ndërkombëtar

20 Korrik 2022, 12:30, Lifestyle CNA
Rita Ora, koncert madhështor në Tiranë/ Zbulohet data kur do
Rita Ora

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, rikthehet në Tiranë pas 4 vitesh për të performuar për publikun shqiptar. Koncerti do të mbahet në sheshin "Skënderbej" me datë 6 shtator.

Lajmin e ka konfirmuar dhe vetë këngëtarja Rita Ora nëpërmjet rrjetit social "Instagram" ku shprehet e entuziazmuar të rikthehet në Tiranë.

"Jam kaq e emocionuar dhe e nderuar të lajmëroj se unë do të rikthehem në Tiranën time të dashur. Erion Veliaj më ka ftuar të performoj në një koncert falas për ne për të festuar Shqipërinë si ‘Tirana Kryeqyteti Europian i të Rinjve’! 6 qershor, në sheshin ‘Skënderbej’”, ka shkruar Rita në njoftimin e saj.

Koncerti do të organizohet në kuadër të Tirana European Youth Capital, i cili është një projekt promovues i qytetit të Tiranës, si kryeqytet europian i të rinjve me organizime e koncerte të shumta me pjesëmarrjen e yjeve botërorë.

Kujtojmë se hera e fundit kur Rita Ora mbajti një koncert në Tiranë ishte qershori i vitit 2018, koncert, i cili asokohe ishte quajtur “Ora e Muzikës”./CNA.al

Rita Ora, koncert madhështor në Tiranë/ Zbulohet data kur do

 

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga