LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Incidenti i papritur gjatë koncertit/ Ja çfarë ndodhi me Dafina Zeqirin

19 Korrik 2022, 16:04, Lifestyle CNA
Incidenti i papritur gjatë koncertit/ Ja çfarë ndodhi me Dafina
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është në kulmin e karrierës së saj. Impenjimet e saj vazhdojnë me ritëm të lartë si në Shqipëri dhe jashtë saj.

Por nuk mund të mos ketë të papritura dhe incidente në një volum pune të tillë. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur me këngëtaren, e cila njoftoi nëpërmjet rrjetit social "Instagram" se ka thyer dhëmbin pas koncertit.

“Kur e thyen dhëmbin pas koncertit… Çfarë thënie ka, a thua?”, ka shkruar krahas fotos.

Kujtojmë se këngëtarja vuan edhe nga dhimbjet e gjurit. Madje, ajo ka pasur dhe një ndërhyrje operacioni para një viti për shkak të një dëmtimi në ligamente dhe e ka të detyrueshme që të bëjë trajnime fizioterapie.

Por siç duket për arsye të impenjimeve të shumta këngëtarja e ka të pamundur që të gjejë kohë për t’u kujdesur siç duhet për shëndetin e saj./CNA.al

 

Incidenti i papritur gjatë koncertit/ Ja çfarë ndodhi me Dafina
Foto e postuar nga Dafina Zeqiri

Lajmet e fundit nga