web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dua Lipa, me këngë të re/ Publikon pamje nga studioja muzikore

18 Korrik 2022, 14:36, Lifestyle CNA
 
Dua Lipa, me këngë të re/ Publikon pamje nga studioja muzikore
Dua Lipa

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, siç duket ka nisur punën për një këngë të re. Ajo ndau me ndjekësit e saj disa pamje nga studioja muzikore.

Në imazhet e saj në "Instagram" ishte dhe vetë bukuroshja kosovare me një pamje natyrale, e cila kishte veshur një këmishë të bardhë të gjatë dhe pranë kishte një çantë të zezë të përzier me ngjyrë të verdhë.

Ndërsa në një tjetër foto ajo ishte shtrirë në një karrige dhe po mbante në duar disa letra ku supozohet që po mban shënime në lidhje me tekstin e këngës. Dhe në disa poza të tjera ajo ishte dhe nën shoqërinë e miqve të saj.

Së shpejti pritet që Dua Lipa të nisë turneun e saj botëror që e kishte anuluar për shkak të pandemisë. Në Amerikën e Veriut si dhe në shtetet europiane ajo do të interpretoje një sërë hitesh të saj.

Kujtojmë që së fundmi ajo konfirmoi pjesëmarrjen e saj në festivalin ‘Sunny Hill’, i cili do të organizohet në Kosovë./CNA.al





Lajmet e fundit nga