web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kuptova se çfarë ishte jeta”/ Xhensila Myrtezaj tregon vështirësitë për divorcin e prindërve

16 Korrik 2022, 22:59, Lifestyle CNA
“Kuptova se çfarë ishte jeta”/ Xhensila Myrtezaj tregon
Këngëtarja Xhensina Myrtezaj

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka treguar përjetimet për divorcin e prindërve të saj, që ka ndodhur në moshë shumë të vogël.

Xhensila tha në “A live night” se gjatë asaj periudhe, iu desh të kuptonte se çfarë ishte jeta, ndoshta para kohe.

Ajo theksoi se nëse do t’i përulej një njeriu në jetë, ajo do të ishte vetë nëna e saj.

Në fakt fëmijëria ime ka qenë paksa e pazakontë. Prindërit më janë divorcuar në një moshë të vogël timen. Ka qenë një periudhë sfiduese, edhe pse fëmijë kuptova se çfarë ishte jeta. Ndoshta më parë se bashkëmoshatarët e mi. Kuptova që me sakrifica me dhimbje ti kupton se çfarë është jeta dhe çfarë të duhet në jetë. Familja, që unë e kam shumë të rëndësishme dhe unë e kam shume të shenjtë edhe sot e kësaj ditë, është objektivi më i rëndësishëm i jetës sime. Nëse do i përulesha një njeriu në jetë, ajo është vetëm nëna ime.

Sakrificat e nënës sime kanë qenë të jashtëzakonshme. Tani që jam nënë, është instinkti që të bën më luftarake për fëmijën, krijesën që ke sjellë në jetë. Për mamanë time ka qenë shumë e vështirë, ajo ka kamufluar gjithmonë dhimbjen, vështirësitë në mënyrën më të mirë. Tani e kuptoj shumë më mirë, jam nënë vetë dhe kam përkrahej e Besit në çdo kohë dhe përsëri është e vështirë mëmësia, mere me mend si është për një femër të vetme që ti sigurojë, ushqimin, edukimin e vajzave të saj. Prandaj them se femrat janë më të forta se gjithçka që na rrethon”, tha Xhensila./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga