LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elon Musk, përballje gjyqësore me "Twitter"/ Humb betejën e parë

20 Korrik 2022, 11:14, Lifestyle CNA
Elon Musk, përballje gjyqësore me "Twitter"/ Humb
Elon Musk

"Twitter" arriti të martën fitoren e parë ndaj miliarderit Elon Musk. Kujtojmë që "Twitter" kërkoi që Musk të gjykohej në një datë sa më të afërt. Dhe pikërisht Gjykata e Delawerit vendosi që padia e kompanisë "Twitter" kundër Elon Musk mbi marrëveshjen e tyre të blerjes mbi 44 miliardë dollarë duhet të shkojë në një gjyq pesëditor  në vjeshtën e ardhshme e pikërisht në muajin tetor.

Ky vendim vjen pasi "Twitter" kërkoi që Musk të përmbushte marrëveshjen e blerjes siç kishin rënë dakord në fillim dhe çdo vonesë e gjyqit kërcënon rrezikun e dëmit të pariparueshëm.

Ndërkohë që "Twitter" kërkonte gjykim në një datë sa më të afërme Musk donte që data të shtyhej deri në shkurt 2023.

Ndërkohë që vazhdon përballja gjyqësore me miliarderin Elon Musk kompania "Twitter" vazhdon të ndërmarrë hapat e nevojshme për të vazhduar me shitjen e kompanisë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga