LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ke frikë se të zë syri i keq që nuk e ekspozon barkun?”/ Eni Koçi zbulon vendimin që ka marrë

17 Gusht 2022, 14:58, Lifestyle CNA
“Ke frikë se të zë syri i keq që nuk e ekspozon

Këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë në pritje të një vajze. Këngëtarja tashmë ka hyrë në javën e 30-të të shtatzënisë.

 

Së fundmi Eni ka realizuar me ndjekësit e saj një bisedë virtuale, ku janë bërë pyetje të shumta rreth shtatzënisë së  artistes.

 

Ajo ka treguar se po e shijon shumë këtë periudhë të jetës së saj dhe është shprehur se dhurata më e mirë që mund t'i bëjë vetes është të qëndrojë për pak kohë larg rrjeteve sociale.

Mirëpo gjithë kjo privatësi dhe mospublikimi i mazheve me barkun e rrumbullakosur, i ka bërë ndjekësit të jenë akoma dhe më shumë kuriozë se përse këngëtarja ka bërë një zgjedhje të tillë.

 

“Përse je kaq private në lidhje me ekspozimin e barkut në shtatzëni apo ke frikën e mësyshit?”- e pyeti një ndjekës, ndërsa Eni u shpreh se dëshiron që këtë ekperiencë të veçantë ta ruajë privatisht, ku shtoi se dhe barku nuk i dallohet shumë.

 

“Jo nuk kam asnjë problem, por thjesht preferoj që disa eksperienca të veçanta siç është shtatzënia, të mbeten sa më private. Por dhe barku nuk është se më duket shumë”-u përgjigj ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga