FBI zbulon komplotin e viteve 1980 për të vrarë Mbretëreshën Elizabeth II
Mbretëresha Elizabeth II u përball me një kërcënim vrasjej...

Besimet tek e mbinatyrshmja, fetarja dhe mitikja, janë një pjesë normale e kulturës njerëzore.
Në çdo shoqëri, për aq kohë sa është e regjistruar historia njerëzore, njerëzit i kanë shpjeguar të gjitha llojet e fenomeneve në botë me anë të ndërhyrjes hyjnore apo ndonjë plani të mbinatyrshëm.
Shoqëritë e lashta besonin se duhej të sakrifikonin njerëz të pafajshëm për t’i kënaqur perënditë që të sillnin reshje shiu. Ndërsa sot, disa njerëz i shpjegojnë katastrofat natyrore me imoralitetin e perceptuar të bashkëkohësve të tyre. Po pse sillemi në këtë mënyrë?
Zoti i Boshllëqeve
Shkencëtarët, filozofët dhe teologët, ia kanë bërë vetes këtë pyetje. Disa arrijnë në hipotezën e “Zotit të Boshllëqeve”. Ideja bazë, është se njerëzit priren të nxjerrin shpjegime të mbinatyrshme për fenomenet që nuk i kuptojnë. Nga njëra anë, kjo mund të sugjerojë që njerëzit priren të heqin dorë nga besimi i tyre mbinatyror për diçka, kur shkenca është në gjendje të shpjegojë disa fenomene. Megjithatë, një interpretim tjetër sugjeron se njerëzit përdorin shpjegime të mbinatyrshme kur një fenomen ka agjentë shkakësorë të paqartë ose të papërcaktuar.
Ngjarjet sociale kundër ngjarjeve natyrore të mbinatyrshme
Përgjatë kësaj linje arsyetimi, një grup psikologësh pyetën nëse tek shoqëritë njerëzore, njerëzit kishin më shumë gjasa të kërkonin shpjegime të mbinatyrshme për fenomene të natyrshme ose për fenomene shoqërore.
Studiuesit hipotetizuan se sa mund të kenë më shumë të ngjarë që njerëzit të përdorin shpjegime të mbinatyrshme për ngjarjet natyrore (si incidentet e shkaktuara nga moti apo fatkeqësitë natyrore) në krahasim me ngjarjet sociale (si vjedhja ose vrasja).
Kjo sepse shpeshherë ekziston një shkaktar i qartë në rastet e ngjarjeve sociale, ndërsa atyre natyrore u mungon zakonisht një forcë e vetme ku mund ta drejtojmë gishtin e fajit. “Kur ndodhin ngjarje të caktuara, njerëzit priren që të bëjnë përgjegjës agjentët e qëllimshëm.
Ata kanë më shumë gjasa t’i drejtohen ndërhyrjes hyjnore, kur nuk ka ndonjë njeri për ta fajësuar”-thotë bashkëautorja e studimit Danika Dilion, eksperte e psikologjisë morale në Universitetin e Karolinës e Veriut.
Shpjegime të mbinatyrshme
Dilion dhe kolegët e saj, analizuan tekste etnografike nga 114 shoqëri historike, përfshirë grupet nomade të gjuetarëve-mbledhësve, shoqëritë e peshkimit dhe kopshtarisë, si dhe shoqëritë e mëdha që jetonin në qytete. Bazuar në përshkrimet e këtyre teksteve, studiuesit përcaktuan nëse mungonin shpjegimet e mbinatyrshme, ishin të pazakonta apo të zakonshme për lloje të ndryshme fenomenesh që përshtaten apo përfshihen në një kategori natyrore ose sociale.
Studiuesit i përkufizuan ”shpjegimet e mbinatyrshme” si atribuimin e një ngjarjeje ndaj proceseve të mbinatyrshme. “Shumica e shpjegimeve të mbinatyrshme, i atribuoheshin veprimeve të agjentëve të mbinatyrshëm si Perënditë, shpirtrat e paraardhësve dhe praktikuesit e magjisë njerëzore. Ndërsa disa u atribuoheshin forcave të mbinatyrshme si karma dhe syri i keq”- thotë Dilion.
Për Dilion dhe kolegët e saj, rezultatet nuk ishin befasuese:Në përgjithësi, shpjegimet e mbinatyrshme ishin më të përhapura për fenomenet natyrore dhe jo ato sociale. “Rezultatet e studimit tonë sugjerojnë se kur ngjarjeve u mungojnë shkaqe të qarta, njerëzit e mbushin këtë boshllëk me fenomenet e mbinatyrshme”-thotë ajo.
Rezultatet janë në përputhje me hulumtimet e mëparshme, të cilat tregojnë se njerëzit shpesh antropomorfizojnë fenomene dhe ngjarje natyrore, dhe e mbushin botën natyrore me një axhendë si ajo të ishte një agjent i ndërgjegjshëm (për shembull “Universi është sot kundër meje sot).
Psikologjia njohëse dhe e mbinatyrshmja
Një hulumtim nga psikologia Xhesi Bering, sugjeron se kjo tendencë vjen për shkak të shtrirjes së tepërt të kapaciteteve të teorisë sonë të mendjes. Kjo do të thotë që psikologjia jonë është e përshtatur për të ekzistuar në mjedise sociale, gjë që shpesh sjell racionalizimin e ngjarjeve, duke ia atribuar ato një agjenti të ndërgjegjshëm.
Qeniet njerëzore lulëzojnë në kolektiv, dhe si të tillë ata duket se janë shumë të ndjeshëm ndaj zbulimit të agjentëve në mjedisin e tyre, me gjasë sepse ne i kushtojmë shumë energji dhe burime kuptimit të motiveve të njerëzve të tjerë.
“Në përputhje me këtë ide, kemi zbuluar se shpjegimet e mbinatyrshme janë më të zakonshme për ngjarjet që nuk kanë agjentë të qartë përgjegjës, si stuhitë apo vrasjet e papritura në komunitete më të mëdha dhe më anonime- thekson Dilion.
Besimi tek e mbinatyrshmja
Studiuesit zbuluan gjithashtu se shoqëritë me një kompleksitet social më të madh, kishin më shumë gjasa të përdornin shpjegime të mbinatyrshme për fenomenet sociale, sesa shoqëritë me kompleksitet social më të vogël. Dilion mendon se shpjegimet me të mbinatyrshmen, mund të jenë më të zakonshme në shoqëritë më të mëdha urbane, sepse tek shoqëritë me rrjete sociale më komplekse, është më e vështirë të dallosh agjentët shkakësorë të incidenteve sociale.
“Sa më shumë njerëz të ketë në një ngjarje të caktuar, aq më e vështirë bëhet të kuptosh motivet individuale. Në rastet e vrasjeve apo vjedhjeve në shoqëritë më të urbanizuara, fajtori ka më shumë gjasa të qëndrojë anonim sesa në komunitetet më të vogla, ku të gjithë janë të njohur me njëri-tjetrin”-thotë Dilion. Gjetjet e studimit, mbështesin studimet e mëhershme që e vendosin psikologjinë tonë sociale të evoluar në qendër të besimeve tona tek feja dhe e mbinatyrshmja./ Përshtatur nga CNA.al
Mbretëresha Elizabeth II u përball me një kërcënim vrasjej...
Çdo vit profesori Steve Hanke (Steve Hanke) i Universiteti...
Kryeqyteti portugez Lisbona është zgjedhur qyteti më ekono...
Pavarësisht nëse është një gënjeshtër e bardhë e pafajshme...
A mund të thotë dikush me siguri nëse paratë sjellin lumtu...
Mos u çudisni, akullorja më e shtrenjtë në botë kushton...
Puthja më e hershme e regjistruar njerëzore daton 4500 vj...
Bibla më e vjetër hebraike është blerë në Sotheby's New Yo...
Koha kur ndihemi më afër lumturisë është kur biem në d...
Në një ditë pranvere të vitit 1938, një 25-vjeçar mbet...
Hilda Bachi ka gatuar që nga e enjtja e kaluar, duke thyer...
Një YouTuber i akuzuar për rrëzimin e qëllimshëm të avioni...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan lodhje...
Studentët ndërkombëtarë në Gjermani kanë përmendur perspek...
Dublini, Londra, Amsterdami dhe Parisi janë ndër kryeqytet...
Në qershor 1965, 6 djem nga Kolegji Shën Endrju, një s...
Disa njerëz kanë një prirje të çmendur për të vendosur rek...
Nëse ndërtohet, ura përtej Ngushticës së Mesinës do të...
Shumica e guidave sugjerojnë vende ku mund të udhëtoni me...
Pse njerëzit bëhen spiunë, cilat janë motivet, arsyeti...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...