Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Disa njerëz kanë një prirje të çmendur për të vendosur rekorde të veçanta, që i garantojnë vendosjen e emrit në Librin e Rekordeve Gines. Për ta bërë këtë, ata kryejnë akte ekstreme që mund të rrezikojnë edhe jetën e tyre. Diçka e tillë ndodhi me një të ri që eksperimentoi me veten, duke mos fjetur për 264 orë dhe vendosur një rekord.
Ndonëse eksperimenti ishte i suksesshëm, ai përballet me efekte të rënda anësore ende sot, edhe pas 50 vitesh. Randi Gardner dhe Brus Mekalister ishin me pushime me rastin e Krishtlindjeve. Ata po synonin të gjenin një ide të shkëlqyer për projektin e tyre, që do ta prezantonin në panairin shkencor të shkollës.
Ideja e tyre fillestare ishte të shihnin nëse pagjumësia mund të rriste aftësitë paranormale të njeriut. Por shumë shpejt e kuptuan se një koncepti të tillë i mungonte besueshmëria. Ndaj vendosën të shohin efektet që ka privimi nga gjumit tek aftësitë njohëse dhe performancën gjatë një ndeshje basketbolli.
Djemtë vendosën që njëri prej tyre të rrinte zgjuar dhe tjetri ta monitoronte. Pasi hodhën një monedhë kokë a pil, u vendos që Randi të qëndronte zgjuar dhe Brusi ta këqyrte. Por në fillim nuk e kuptuan se për të mbikëqyrur njërin, edhe tjetri do të duhej të qëndronte zgjuar. Gjërat dolën jashtë kontrollit kur pas tri netësh pa gjumë, Brus u zgjua një moment dhe e pa veten të mbështetur pas murit duke shkruar mbi të. Për këtë arsye vendosën të përfshinin në eksperiment edhe një mik tjetër, Xhoi Marçiano.
Lajmi për eksperimentin e tyre arriti deri tek Uilliam Dement, një studiues i gjumit në Universitetin e Stenfordit. I intriguar nga ideja e tyre, Dement iu bashkua eksperimentit të veçantë. Në atë kohë Dement ishte i vetmi që kishte bërë një studim mbi gjumin.
Prandaj prindërit e Randit ishin shumë të lehtësuar që ai u përfshi në eksperiment. Gjithsesi 2 shokët dhe studiuesi, ishin të shqetësuar se Randi mund të vdiste si pasojë e privimit ekstrem nga gjumi. Por eksperimentet e mëparshme me kafshë kishin dhënë rezultate të përziera.
Një studim i kishte mbajtur me sukses macet zgjuar për 15 ditë rresht, por disa skeptikë thanë se fajin për pagjumësinë e tyre e kishin kimikatet dhe jo mungesa e gjumit. Fatmirësisht, adoleshentët nuk përdorën asnjë nga stimuluesit që janë sot në modë si Dexedrine ose Benzedrine, të cilat mund t’i kishin ngatërruar më tej rezultatet.
Në vend të kësaj, ata u mbështetën te konsumi i herëpashershëm i Coca-Cola-s. Deri në 8 janar 1964, 17-vjeçari Randi Gardner kishte kaluar 11 ditë e 25 minuta pa fjetur. Mbajtësi i rekordit të mëparshëm ishte një DJ radio në Honolulu, që kishte arritur të qëndronte 260 orë pa gjumë. Randi e kishte mposhtur atë rekord me një diferencë të dukshme. Pasi qëndroi zgjuar për 264 orë, Randi u shtri më në fund të flejë dhe e bëri këtë për 14 orë rresht. Kur u zgjua, ishte ende i turbullt për disa minuta, por më pas u rikthye shpejt në normalitet. Madje shkoi në shkollë, sikur të ishte një ditë e zakonshme.
Pasi e theu rekordin duke qëndruar zgjuar për 11 ditë dhe netë rresht, rezultatet e analizave që bëri në një spital të zonës, u dërguan në Arizona për studime të mëtejshme. Mjekët zbuluan se truri i tij ishte çarkorduar. Disa pjesë të tij ishin në gjumë, ndërsa pjesët e tjera ishin zgjuar.
Kjo ka kuptim nga një perspektivë evolucionare, pasi në të kaluarën njerëzit ka të ngjarë të kenë qëndruar zgjuar për periudha të gjata. Edhe pse shumë njerëz u përpoqën ta thyenin rekordin e Randit në vitet në vijim, Libri i Rekordeve Gines ndaloi së certifikuari përpjekje të tilla, duke i konsideruar ato shumë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.
Vetë Randi dukej se nuk vuante nga ndonjë efekt anësor serioz. Por më vonë raportoi se përballej me vite të tëra të problemeve me pagjumësinë. Sot, kur është pak më shumë se 70 vjeç, Randi është penduar që ishte pjesë e këtij eksperimenti. Sepse vuan nga një formë e rëndë e pagjumësisë.
Atë e bezdisin edhe gjërat më të vogla, dhe e kupton se sa problem është kjo për njerëzit e afërt. Ai këshillon të gjithë që të mos qëndrojnë zgjuar pas orarit normal, kur duhet të bien në gjumë. Efektet bezdisëse të 11 ditëve pa gjumë kanë pasoja ekstreme mbi të, edhe pas 50 vjetësh. Sipas shumë raportimeve në media, rekordi i Gardner është thyer disa herë. Megjithatë, rasti i tij mbetet i dukshëm për shkak të dokumentimit të gjerë./ Përshtatur nga CNA.al
Nëse ndërtohet, ura përtej Ngushticës së Mesinës do të...
Shumica e guidave sugjerojnë vende ku mund të udhëtoni me...
Pse njerëzit bëhen spiunë, cilat janë motivet, arsyeti...
Vizitorët që qëndrojnë në hotelin e sapohapur të aerop...
1. MICRO, San Francisko Shumica e këtyre muzeve të vegjë...
Në gjysmë të rrugës midis Stambollit dhe Ankarasë, në ...
Për aq kohë sa shumë mund ta mbajnë mend, Kina ka qenë e ...
Lokusta e Galisë, ishte një nga prodhueset më të famsh...
Indeksi i "Forbes Advisor Travel Bug Index" rendit 25 destin...
Si kafshë sociale që janë, njerëzit kanë nevojë për sh...
Miriam Rodrigez ia kushtoi jetën kërkimit të drejtësis...
Në “garën” e turizmit hapësinor ka hyrë edhe një kompani n...
Qytetet si SHBA dhe Kina dominuan në dhjetë vendet e para, n...
Raketa e kompanisë “SpaceX” të Elon Musk, “Starship”, ...
"Starship" i "SpaceX", raketa më e fuqishme e ndërtuar...
Armiku më i keq, është ai që dikur ka qenë qenë miku y...
Nga historia biblike e Arkës së Noes deri te teoritë moder...
E qara është një shprehje emocionale universale dhe ti...
Jo shumë njerëz parapëlqejnë të shkojnë thellë nën tokë. Ka...
Agjencia Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore (NASA) e Sht...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...