Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Armiku më i keq, është ai që dikur ka qenë qenë miku yt. Sipas poetit italian Dante Aligeri, rrethi i nëntë dhe më i thellë i Ferrit është i rezervuar për tradhtarët. Gjatë gjithë historisë, burrat dhe gratë i kanë shitur miqtë, familjet dhe atdheun e tyre, për ar ose lavdi. Tradhtia është e vështirë të falet, dhe për rastet më të këqija flitet ende sot me neveri. Ja cilët janë tradhtarët më të famshëm të historisë:
Vidkun Kuisling

Njeriu, mbiemri i të cilit hyri në fjalorin e shumë gjuhëve të botës si sinonim i tradhtisë, ishte një ushtarak dhe politikan norvegjez, që ia shiti Norvegjinë nazistëve. Kuisling ishte shumë antisemit, dhe themeloi versionin e tij të Partisë Nacional Socialiste, para se të mburrnin nazistët.
Por që në fillim ishte shumë jopopullor. Në vitin 1933, partia e tij mori vetëm 2.2 për qind të votave, ndërsa 3 vite më vonë vetëm 1.8 për qind. Në pamundësi për të fituar ndryshe, Kuisling u kërkoi nazistëve ta pushtonin vendin e tij gjatë një vizite që kreu në Gjermani në vitin 1939.
Një vit më vonë, nazistët mbërritën në Norvegji, dhe Kuisling shfrytëzoi rastin për ta shpallur veten si kryeministri i ri i vendit. Por ngjitja e tij në pushtet u prit me bomba dhe zjarre në Oslo nga popullata e zemëruar. Nën regjimin e ri, Kuisling nisi një kryqëzatë ndaj hebrenjve. Ai burgosi shumë prej tyre, dhe dërgoi shumë burra dhe gra në Aushvic. Pak muaj pas luftës, u dënua me vdekje dhe u pushkatua.
La Malinke

E njohur ndryshe si Malinal ose Dona Marina, ishte dikur e dashura e konskuistadorit spanjoll Hernan Kortez. Ajo është në Meksikë sinonim i tradhtisë. Vajza e kreut të një fisi vendas, Malinke, u shit si skllave pas vdekjes së babait të saj, dhe në fund iu dha spanjollëve si dhuratë bashkë me disa gra të tjera.
Duke qenë zgjuar dhe njohur disa gjuhë, ajo nisi të punojë si përkthyese për pushtuesit, dhe u bë një udhërrëfyese e paçmuar për ta. Edhe pse Kortes nuk flet shumë për të në letrat e tij, ne e dimë se ajo pati me të një fëmijë, dhe i shpëtoi jetën në të paktën një rast, pasi zbuloi një komplot kundër tij. Informacioni që u dha Malinke spanjollëve, i ndihmoi ata të pushtonin kryeqytetin aztek Tenoktitlan dhe të gjithë perandorinë e famshme.
Juda Iskarioti

Është ndoshta tradhtari më i famshëm i të gjitha kohërave, pasi tradhtoi vetë birin e Zotit për 30 monedha argjendi. Sipas Biblës, Juda bëri një pakt me priftërinjtë hebrenj për të dorëzuar Jezusin te romakët në këmbim të parave. Ndërsa endej në Kopshtin e Getsemanit në Jerusalem, Juda e puthi Jezusin për ta identifikuar te romakët.
Pas kryqëzimit të Jezusit, Mateu 27 na thotë se Juda ishte tmerruar nga ajo që kishte bërë: "...Ai flaku tej monedhat e argjendit, u largua nga qyteti dhe u vetëvar në rrethinat e tij”. Versioni biblik i Judës është ndoshta më i vështiri për t’u kuptuar, pasi Bibla nuk e shpjegon me shumë detaje motivimin e tij.
Por Ungjijtë lënë të kuptohet se Juda ishte i pangopur, duke e quajtur atë hajdut. Ndërkohë “Ungjilli i Judës” gnostik na paraqet një Judë alternativ, që është i pafajshëm. Në tekstin misterioz, është Jezusi ai që i kërkon Judës ta tradhtojë atë, në mënyrë që ai të shpëtojë njerëzimin.
Çifti Rozenberg
Xhulius Rozenberg, ishte një anëtar kyç i një rrjeti shumë të suksesshëm të spiunazhit komunist në SHBA. Ai ndihmoi ndër të tjera në infiltrimin brenda Projektit Manhatan në vitet 1940, duke vjedhur informacione që mund t’i kenë ndihmuar sovjetikët të zhvillonin me shpejtësi armën e tyre bërthamore.
Por si Xhulius ashtu edhe gruaja e tij, Etel Rozenberg, do ta paguanin shtrenjtë këtë tradhti. Ata u ekzekutuan në karrigen elektrike në burgun Sing Sing. Në gjyqin ndaj tyre, u pretendua se Xhulius kishte qenë i interesuar për idetë komuniste që në universitet, ndërsa edhe Etel i ishte bashkuar që adoleshente Lidhjes së Re Komuniste.
Pesëshja e Kembrixhit

Pesëshja e Kembrixhit, ishte ekuivalenti britanik i rrjetit të spiunazhit të çifti Rozenberg. Pesë të rinj me arsim të lartë që u joshën nga komunizmi që në vitet 1930 dhe përfunduan duke punuar për Bashkimin Sovjetik. Kim Filbi, Gai Barxhes, Donald Maklin, Entoni Blënt dhe Xhon Kairnkros u rekrutuan nga sovjetikët që kur studionin në Universitetin e Kembrixhit.
Duke punuar për Foreign Office, MI5 dhe MI6, ata i kaluan Moskës sekrete shumë të rëndësishme mbi armët bërthamore të SHBA-së. Anëtarët e këtij grupi tradhtarësh nuk u ndoqën kurrë penalisht, pasi u arratisën dhe jetuan pjesën tjetër të jetës në Bashkimin Sovjetik.
Benedikt Arnold

Para se të kthehej në një tradhtar, Arnold u dallua si një ushtarak i aftë gjatë Revolucionit Amerikan. Ai arriti disa suksese të dukshme në Fort Tikonderoga, dhe ndihmoi në dëbimin e britanikëve nga ishullin Valkur. Por ai u ndie i shpërfillur nga komanda e lartë, ndaj vendosi të kalojë në anën e Britanisë e Madhe.
Disa historianë besojnë se një faktor vendimtar tradhtinë e Arnoldit, mund të ketë qenë gruaja e tij e dytë. Pegi Shipen, vinte nga një familje që ishte besnike ndaj kurorës mbretërore britanike. Për më tepër britanikët i ofruan Arnoldit shumë para, të cilat këtij të fundit i nevojiteshin për të siguruar prikën e gruas së tij aristokrate.
Efialti i Trakisë

Famëkeq për shitjen e spartanëve fisnikë dhe aleatëve të tyre në Betejën e Termopileve, Efialti u dha persëve informacione të vlefshme që çuan në masakrimin e bashkëatdhetarëve të tij. Gjatë Luftërave Persiane, kur një superfuqi e kohës si Persia ishte gati të gllabëronte qytet-shtetet e copëtuara të Greqisë, shumë prej këtyre të fundit u bashkuan për të luftuar armikun e tyre të përbashkët.
300 luftëtarët e famshëm spartanë, së bashku me grekët e tjerë, arritën të bllokonin përparimin e persëve në shtegun e ngushtë malor në Termopile. Hendeku i ngushtë e zvogëloi avantazhin numerik të persëve, dhe u dha mundësi spartanëve dhe aleatëve të tyre që të rezistonin për një kohë çuditërisht të gjatë.
Kjo derisa bariu vendas Efialtes, i tha mbretit pers se dinte një shteg tjetër. Sipas Herodotit, Efialti i tradhtoi bashkatdhetarët e tij, vetëm sepse priste një shpërblim nga mbreti pers. Pas tradhtisë së tij Efialti u arratis në Thesali për të shmangur hakmarrjen. Gjithsesi ai u vra nga një njeri i quajtur Atenad.
Henri-Filip-Peten

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Peten ishte një komandant i dekoruar, i famshëm për udhëheqjen e trupave të tij drejt fitores në Betejën e Verdunit. Por vite më vonë ai bashkëpunoi me nazistët, duke u bërë kreu i qeverisë së Vishisë. Në fund të luftës,
Peten u dënua që të vdiste si tradhtar, por presidenti Sharl dë Gol ia zbuti dënimin.
Ai e jetoi pjesën e mbetur të jetës tij në ishullin-burg Il d’Zheu, ku vdiq dhe u varros. Gjithsesi, disa qytetarë francezë e admirojnë ende Peten, duke pretenduar se ai i mbështeti fshehurazi aleatët./ Përshtatur nga CNA.al
Marre me shkurtime
Nga historia biblike e Arkës së Noes deri te teoritë moder...
E qara është një shprehje emocionale universale dhe ti...
Jo shumë njerëz parapëlqejnë të shkojnë thellë nën tokë. Ka...
Agjencia Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore (NASA) e Sht...
Duke qenë se kostoja e jetesës së fundmi është rritur ndjesh...
Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë zëvendësimin e ...
Një korridor gjigant dëbore pranë malit Tateyama, një nga ...
Rreth 6-8 milionë vjet më parë, në thellësi të pyjeve ...
Ne njerëzit i kemi shumë qejf eksperimentimet. Nga ide...
Të vizitosh një kopsht gjerman birre është një domosdoshmë...
Aktualisht nuk ka asnjë provë për ekzistencën e jetës ...
Shumica e udhëtarëve u drejtohen aplikacioneve të navigimi...
Midjourney, DALL-E, DeepAI - janë programe, të cilat k...
Qytetërimet e lashta kanë qenë shpesh shumë më të avan...
Aeroplanët kanë qenë gjithmonë një mjet interesi, kuriozit...
Beni Shejks duhet të racionojë energjitë kur bëhet fja...
Shumë njerëz shpesh numërojnë rrahjet e tyre të zemrës, mi...
Fundi i dimrit nënkupton jo vetëm zgjimin e natyrës, por e...
Nuk ka sekrete të mëdha, vetëm arsye që i dini dhe disa të...
Trupi i njeriut është një fenomen që ka më shumë se 50 mil...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...