Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

E qara është një shprehje emocionale universale dhe tipike e njerëzve. Kur kafshët e tjera lotojnë, kjo ndodh për të lubrifikuar sytë, për shkak të një infeksioni apo të një faktori tjetër të jashtëm. Njerëzit janë të vetmit që prodhojnë lot të shoqëruar me emocione, përveç atyre bazale, që shërbejnë për lyerjen e syve, dhe atyre reflektivë, të shkaktuar nga acarimi apo faktorë të tjerë fizikë (për shembull nga grirja e një qepe).
Përveç të qarës së foshnjave, e cila është e dobishme për të tërhequr vëmendjen dhe kujdesin nga të rriturit, ne njerëzit qajmë për arsye shumë të ndryshme: si për shkak të përvojave jashtëzakonisht negative, si vdekja e një njeriu të familjes, ashtu edhe për ato që janë jashtëzakonisht pozitive, si dasma ose lindja e një fëmije.
Por ashtu, ne qajmë për arsye më pak të jashtëzakonshme: kur shohim një film, dëgjojmë një këngë ose kundrojmë një vepër arti. Vetëm shumëllojshmëria e emocioneve me të cilat lidhet, e bëjnë të qarën një dukuri studimore magjepsëse dhe komplekse, që lidhet me disiplina të ndryshme, nga neurobiologjia te psikologjia evolucionare e deri te shkencat e sjelljes.
Deri më sot janë thënë shumë gjëra mbi arsyet pse qajmë dhe funksionet e të qarit. Në kërkimet shkencore mbi këtë temë, e qara është një dukuri që në popullata dhe kultura të ndryshme, lidhet me përvojat e ndarjes, humbjes dhe pafuqisë, dhe me një ndjenjë të mbingarkesës në lidhje me një emocion të fortë, qoftë negativ apo pozitiv.
Sipas njërës prej hipotezave më të përbashkëta në shkencat njerëzore dhe shoqërore, nga antropologjia në psikologji, e qara i përgjigjet nevojës për të rivendosur një ekuilibër psikik të individit që u nënshtrohet emocioneve të forta. Një grup studiuesish nga universitete dhe institute në Norvegji, Gjermani, Portugali, Serbi dhe Holandë, kanë raportuar të dhënat paraprake të një hulumtimi mbi të qarat për emocione pozitive të kryer mbi 13.000 të rritur nga 40 vende të ndryshme.
Sipas këtij studimi, lotët e gëzimit priren të shfaqen kryesisht në 4 rrethana: në momente të emocioneve të jashtëzakonshme, si dasma apo ngjarje të tjera (55 për qind e rasteve); për arritjen e një rezultati të rëndësishëm në shkollë a punë (29 për qind); për emocionin që mund të ndihet përballë një bukurie natyrore ose artistike të madhe (8 për qind); dhe gjatë momenteve argëtuese (3 për qind).
Po ashtu, gratë priren të qajnë më shpesh sesa burrat. Një nga bashkautorët e studimeve më të cituara është psikologu holandez Ad Vingerhots, profesor në departamentin e psikologjisë mjekësore dhe klinike në Universitetin Tilburg në Holandë. Ai është ndër mbështetësit më autoritativë të hipotezës së efekteve “vetëqetësuese” të të qarit.
Mbi bazën e kësaj hipoteze, e qara kuptohet si rezultat i një sërë “procesesh homeostatike të rregullimit të humorit dhe reduktimit të stresit”. Ky funksion i të qarit, sipas Vingerhoets, por edhe studiuesve të tjerë, shpjegon arsyen pse ajo ndodh si në momente gëzimi ashtu edhe trishtimi.
Sepse në të dyja rastet është një reagim ndaj përvojave emocionale ekstreme, sado të ndryshme qofshin, të cilat e bëjnë të nevojshme rivendosjen e një ekuilibri emocional funksional. Një emocion i fortë negativ mund të jetë vendimtar në disa rrethana kritike apo të rrezikshme, sepse stimulon impulsin për të vepruar shpejt.
Por ruajtja e kësaj gjendje emocionale edhe pas përfundimit të krizës, nuk do të ishte as efikase dhe as e këndshme. Nëse është e vazhdueshme ose shumë e shpeshtë, e qara emocionale mund të jenë në fakt një shenjë e një problemi të shëndetit mendor, sepse sinjalizon një ekspozim të vazhdueshëm dhe të parregulluar ndaj emocioneve ekstreme, pozitive dhe negative, të cilat çojnë në një gjendje të alternuar psikike të ekzaltimit (hipomanisë) dhe depresionit.
Një funksion tjetër i lidhur me të qarën emocionale, ka të bëjë me efektet sociale dhe relacionale. Nga ky këndvështrim, e qara konsiderohet si evolucioni i një shprehjeje joverbale njerëzore që sinjalizon siklet, e redukton agresionin në grup dhe nxit sjelljet e ndihmës dhe shpëtimit brenda species.
Fakti që njerëzit raportojnë se ndihen më mirë pas të qarit është shumë i njohur. Në një studim të vitit 2008 të kryer nga Vingerhots, së bashku me studiuesit Xhonathan Rotenberg dhe Loren Bilzma nga Universiteti i Floridës Jugore, u analizuan më shumë se 3000 raste të raportuara të episodeve të të qarit.
Të intervistuarit përshkruan atë që ndodhi rreth tyre kur ata qanin dhe efektet e të qarit në gjendjen e tyre psikologjike. Shumica thanë se ndienin një rritje të humorit pasi kishin qarë, por 1/3 nuk raportoi asnjë përmirësim. Ndërsa 1/10 e pjesëmarrësve, raportuan se ndiheshin më keq pasi kishin qarë./ Përshtatur nga CNA.al
Marrë me shkurtime
Jo shumë njerëz parapëlqejnë të shkojnë thellë nën tokë. Ka...
Agjencia Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore (NASA) e Sht...
Duke qenë se kostoja e jetesës së fundmi është rritur ndjesh...
Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë zëvendësimin e ...
Një korridor gjigant dëbore pranë malit Tateyama, një nga ...
Rreth 6-8 milionë vjet më parë, në thellësi të pyjeve ...
Ne njerëzit i kemi shumë qejf eksperimentimet. Nga ide...
Të vizitosh një kopsht gjerman birre është një domosdoshmë...
Aktualisht nuk ka asnjë provë për ekzistencën e jetës ...
Shumica e udhëtarëve u drejtohen aplikacioneve të navigimi...
Midjourney, DALL-E, DeepAI - janë programe, të cilat k...
Qytetërimet e lashta kanë qenë shpesh shumë më të avan...
Aeroplanët kanë qenë gjithmonë një mjet interesi, kuriozit...
Beni Shejks duhet të racionojë energjitë kur bëhet fja...
Shumë njerëz shpesh numërojnë rrahjet e tyre të zemrës, mi...
Fundi i dimrit nënkupton jo vetëm zgjimin e natyrës, por e...
Nuk ka sekrete të mëdha, vetëm arsye që i dini dhe disa të...
Trupi i njeriut është një fenomen që ka më shumë se 50 mil...
Të gjithëve u ka ndodhur të paktën ndonjëherë që të fl...
Shumë bestytni burojnë nga i njëjti tipar njerëzor që na b...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...