Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Aktualisht nuk ka asnjë provë për ekzistencën e jetës në planetët e tjerë. Por Universi është një vend i madh, dhe duket e pamundur që nga triliona planetë që supozohet se ekzistojnë në Universin tonë 13.8 miliardë vjeçar, vetëm Toka të jetë e banueshme nga qenie të gjalla. Hendeku midis pafundësisë së universit dhe mungesës së provave për jetën aliene njihet edhe si Paradoksi Fermi.
Kështu, kërkimi për jashtëtokësorët është një punë serioze, dhe shkencëtarët po bëhen gjithnjë e më të zgjuar se si ta kërkojnë atë. Përpjekjet e para për kërkimin e jetës jashtëtokësore, nisën shumë kohë përpara se njerëzit të kishin kapacitetin për t’u larguar nga planeti ynë. Sipas Institutit të Kërkimit për Inteligjencën Jashtëtokësore (SETI), shpikja e radios krijoi hapësirë për idenë e gjurmimit të transmetimeve nga botët e tjera.
Dhe në fillim të viteve 1900, shpikësit Nikola Tesla dhe Guglielmo Markoni besonin se mund të merrnin sinjale nga Marsi. Kërkimi i parë serioz për jetën jashtëtokësore nisi në vitin 1960. Ai u organizua nga astronomi Frenk Drejk, i cili përdori dy teleskopë që bazoheshin te valët radiofonike për të kërkuar sinjale nga planetët, të cilët mund të rrotullohen rreth yjeve me largësi 10-12 vite dritë larg nga Toka.
Por siç u pa Projekti Ozma nuk solli ndonjë gjë të re. As Projekti Feniks, një përpjekje private e Institutit SETI, që u zbatua në vitet 1995-2000, dhe që kërkoi 800 sisteme yjesh brenda 200 vite dritë nga Toka.
Një përpjekje e ngjashme vazhdon sot me teleskopin Alen, që përbëhet nga një grup prej 42 antenash, të cilat mund të përshtaten me frekuencat e mikrovalëve që vijnë nga e gjithë hapësirë e asaj pjese të Universit që njihet si Rruga e Qumështit.
Po ashtu, Instituti SETI ka nisur një përpjekje për të zbuluar pulsorët lazer që alienët inteligjentë që ndodhën shumë larg nga ne mund të kenë dërguar si mesazhe në kozmos. Sigurisht, këto përpjekje presupozojnë gjetjen e specieve aliene shumë të avancuara në aspektin teknologjik.
Ndërkaq shkencëtarët janë në kërkim të formave më të thjeshta të jetës, dhe përparimet në ndërtimin e anijeve kozmike pa ekuipazh dhe në teknologjitë e sensorëve në distancë, po i lejojnë ata që të kërkojnë për molekulat, që mund të na tregojnë se atje tej ka diçka të gjallë.
Teleskopët e ndjeshëm, si teleskopi hapësinor “James Webb”, mund të kapin ndryshime shumë të vogla në dritën që vjen nga ekzoplanetët e largët. Kjo i lejon studiuesit që të zbulojnë oksigjen, squfur ose gazra të tjerë, të cilat mund të tregojnë se në ata planetë janë aktive mikrobet.
Përpjekjet e fundit mund të kenë zbuluar fushën e parë magnetike rreth një planeti të largët të ngjashëm me Tokën, një parakusht që jeta t’i mbijetojë rrezatimit të ashpër të yjeve aty pranë. Në sistemin tonë diellor, robotë si “Mars Perseverance” po mbledhin mostra në kërkim të fosileve ose molekulave, të cilat mund të sugjerojnë se jeta mikrobike lulëzoi në Planetin e Kuq miliarda vjet më parë, kur ishte më i ngrohtë dhe më i lagësht.
Studiuesit po studiojnë mjedise ekstreme, si shkretëtirat e Kilit dhe thellësitë e mëdha të oqeaneve, për të ndihmuar në orientimin e duhur të këtij kërkimi. Gjuetia për jetën jashtëtokësore është e gjatë, por shkencëtarët janë optimistë se metodat e reja do të zbulojnë se ne nuk jemi të vetmet qenie të gjalla në Univers./ Përshtatur nga CNA.al
Shumica e udhëtarëve u drejtohen aplikacioneve të navigimi...
Midjourney, DALL-E, DeepAI - janë programe, të cilat k...
Qytetërimet e lashta kanë qenë shpesh shumë më të avan...
Aeroplanët kanë qenë gjithmonë një mjet interesi, kuriozit...
Beni Shejks duhet të racionojë energjitë kur bëhet fja...
Shumë njerëz shpesh numërojnë rrahjet e tyre të zemrës, mi...
Fundi i dimrit nënkupton jo vetëm zgjimin e natyrës, por e...
Nuk ka sekrete të mëdha, vetëm arsye që i dini dhe disa të...
Trupi i njeriut është një fenomen që ka më shumë se 50 mil...
Të gjithëve u ka ndodhur të paktën ndonjëherë që të fl...
Shumë bestytni burojnë nga i njëjti tipar njerëzor që na b...
Moti po ndryshon ngadalë në Jupiter dhe Uran, sipas meteor...
Kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës, shumica prej nesh ...
Në gjithë botën qytetet janë duke u rritur gjithnjë e më s...
“Ora e Tokës”, është një lëvizje në të gjithë botën e orga...
Vera në Europë ka një tjetër ndjesi. Ajo është elegante, e...
Po ju keni fjetur ndonjëherë apo flini me flokë të lagura?...
Ka arsye për optimizëm në raportin e fundit mbi lumtur...
Është e natyrshme të mendoni se gërhitja është rezultat i ...
Mjekra ka qenë gjithmonë simbol i fuqisë dhe autoritetit. ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...