Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në gjysmë të rrugës midis Stambollit dhe Ankarasë, në një nga pjesët më historike dhe më të bukura të Turqisë Veriperëndimore, ndodhet një luginë e thellë e mbuluar me pyje të dendur pishe dhe plot me burime termale. Dhe në këtë luginë ka një vend që duket sikur ka dalë nga një film i "Disney"-t.
Qindra godina në formën e kështjellave identike midis tyre. Kur mjegulla e herëpashershme e mëngjesit mbulon kullat blu, duket si një skenë e dalë nga ëndrrat. Por kur sheh pak më afër, atëherë vëren se diçka nuk shkon. Rrugët midis tyre janë ende të papërfunduara.
Mbeturinat e materialeve të ndërtimit dergjen aty-këtu. Dhe në horizont nuk ka këmbë njeriu. Është një qytet-fantazmë përrallor, një projekt zhvillimi shumë ambicioz dhe luksoz, por që ra viktimë e keqmenaxhimit dhe e krizës financiare globale.
Burj Al Babas, ndodhet disa kilometra larg qytetit historik Mudurnu, dikur një udhëkryq midis Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës së Krimesë. Me kalimin e viteve, ajo e humbi pozicionin e saj si një qendër tregtare, por rilindi më vonë si qendra e industrisë së shpendëve.
Së fundmi i është kthyer turizmit për të nxitur ekonominë lokale, pjesërisht përmes përpjekjeve të Drejtorisë së Menaxhimit të Sitit të Trashëgimisë Kulturore. Madje zyrtarët turq kanë propozuar ta bëjnë qytetin një set të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, duke përfshirë pallatet e tij karakteristike osmane bardh e zi.
Nga fillimi i viteve 2000, Mudurnu dhe burimet e tij termale, tërhoqën vëmendjen e zhvilluesve të pronave dhe investitorëve. Midis tyre ishte edhe Sarot Properties Group, që kishte ndërtuar tashmë dy hotele pranë burimeve termale në zonë. Pastaj kompania hodhi idenë e radhës: Burj Al Babas, një koleksion shtëpish luksoze pushimi, që do të shërbenin për klientët e pasur arabë.
Brenda tyre do të kishte një banjë turke luksoze, një qendër tregtare dhe argëtuese dhe shumë gjëra të tjera. Projekti hasi menjëherë në kundërshtimin e ashpër nga disa grupe banorësh të Mudurnu.
Ndonëse disa e panë zhvillimin si një burim punësimi që mund të nxiste ekonominë lokale, shumë të tjerë mbrojtën trashëgiminë kulturore ekzistuese të rajonit, dhe patën frikë për ndikimin që mund të kishte në infrastrukturën lokale.
“Ata planifikuan diçka që ata mendonin se do t’i kënaqte klientët e tyre, pa marrë aspak parasysh përplasjen kulturore me historinë e Mudurnu. Pra për ta nuk ka shumë rëndësi që ky përbindësh prej betoni nuk është në përputhje me vizionin të Mudurnu”- thotë Ajse Jildirim, planifikuese urbane e specializuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Pavarësisht kundërshtimit, plani i kompanisë Sarot filloi zbatimin e projektit në vitin 2014, me rreth 200 milionë dollarë të shpenzuara për ndërtimin e 587 nga 732 vilave të planifikuara. Por kur vendi u prek nga kriza financiare e vitit 2018, kur tregu i pronës pësoi kolaps, situata ekonomike globale u përkeqësua dhe lira turke humbi vlerën, Sarot e shpalli falimentimin.
Puna në terren është ndalur. Ndonëse shumë nga vilat kanë përfunduar - ose të paktën kështu duken nga jashtë - asnjë nga infrastrukturat e tjera nuk është e përfunduar. Tani duket se Burj Al Babas është bërë një lloj tjetër tërheqje turistike, një ndalesë kurioze për ata që vijnë për të parë qytetin historik dhe liqenin idilik Suluklu aty pranë.

Por historia nuk përfundon me një qytet-fantazmë shumë të kushtueshëm. Në vitin 2020, Sarot doli nga falimentimi, me besimin se mund të shiste shumë nga vilat - 100, sipas vlerësimit të tyre - për të shlyer borxhin e tyre dhe për të vazhduar zhvillimin e projektit.
Së fundmi, i gjithë projekti u ble nga NOVA Group Holdings, një korporatë shumëkombëshe amerikane. Mujat Guler, kreu i NOVA Turkey thotë: “Po, ne e kemi blerë këtë projekt dhe disa të tjera nga Sarot. Ne do të vazhdojmë siç është planifikuar dhe ashtu si Sarot, po fokusohemi vazhdimisht drejt vendeve të Gjirit për klientët tanë të ardhshëm”.
Jildirim thotë se ka disa skenarë të mundshëm për atë që mund të ndodhë më pas. Në varësi të planit të NOVA-s, Burj Al Babas mund të mbetet një qytet-fantazmë dhe një atraksion turistik i çuditshëm dhe i shtrenjtë vetëm për këtë arsye. Ose NOVA mund të vendosë të vazhdojë përpara më projektin dhe të përfundojë të gjitha pjesët e projektit.
Dhe së fundi, shumëkush pyet veten nëse mund të vazhdohet me atë që ai e quan një “projekt të rehabilituar”, me prishjen e godinave të tepërta dhe me disa modifikime arkitekturore. Nëse projekti mund apo duhet të shpëtohet kjo gjë nuk dihet ende me siguri./ Përshtatur nga CNA.al
Për aq kohë sa shumë mund ta mbajnë mend, Kina ka qenë e ...
Lokusta e Galisë, ishte një nga prodhueset më të famsh...
Indeksi i "Forbes Advisor Travel Bug Index" rendit 25 destin...
Si kafshë sociale që janë, njerëzit kanë nevojë për sh...
Miriam Rodrigez ia kushtoi jetën kërkimit të drejtësis...
Në “garën” e turizmit hapësinor ka hyrë edhe një kompani n...
Qytetet si SHBA dhe Kina dominuan në dhjetë vendet e para, n...
Raketa e kompanisë “SpaceX” të Elon Musk, “Starship”, ...
"Starship" i "SpaceX", raketa më e fuqishme e ndërtuar...
Armiku më i keq, është ai që dikur ka qenë qenë miku y...
Nga historia biblike e Arkës së Noes deri te teoritë moder...
E qara është një shprehje emocionale universale dhe ti...
Jo shumë njerëz parapëlqejnë të shkojnë thellë nën tokë. Ka...
Agjencia Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore (NASA) e Sht...
Duke qenë se kostoja e jetesës së fundmi është rritur ndjesh...
Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë zëvendësimin e ...
Një korridor gjigant dëbore pranë malit Tateyama, një nga ...
Rreth 6-8 milionë vjet më parë, në thellësi të pyjeve ...
Ne njerëzit i kemi shumë qejf eksperimentimet. Nga ide...
Të vizitosh një kopsht gjerman birre është një domosdoshmë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...