Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në një ditë pranvere të vitit 1938, një 25-vjeçar mbeti i shtrirë në tokë. Një plumb i kishte tejshpuar kokën në frontin e Valencias gjatë Luftës Civile Spanjolle. Kur u përmend 2 javë më vonë, ushtari i kampit republikan kishte përjetuar një ndryshim tronditës: në kushte të caktuara, ai e shihte botën mbrapsht.
Mjeku 28-vjeçar Justo Gonzalo e ndoqi pacientin në një spital ushtarak aty pranë. Plumbi, ndoshta i qëlluar nga frankistët, kishte shkatërruar pjesërisht kreshtat në korteksin e tij cerebral në rajonin parieto-okcipital të majtë. I plagosuri mbijetoi për mrekulli, pa pasur nevojë për operacione apo kujdes të veçantë.
Mjeku Gonzalo, i lindur në Barcelonë në vitin 1910, kuptoi se rasti unik - të cilin ai e quajti Pacientin M - mund të ofronte shumë të dhëna mbi mënyrën e funksionimin të trurit të njeriut. Doktori dhe Pacienti M i mbijetuan luftës, dhe vazhduan të takoheshin për gati gjysmë shekulli, deri në vdekjen e Justo Gonzalos në vitin 1986.
Vajza e studiuesit Isabel Gonzalo ka shpluhurosur arkivat e babait të saj - kutitë me qindra dokumente dhe foto - për të rizbuluar rastin e veçantë përkrah neuropsikologut Alberto Garsia Molina. Në një kohë kur komuniteti shkencor ishte i ndarë midis atyre që e shohin trurin si një e tërë, dhe atyre që tërhiqnin kufij të fortë midis rajoneve të trurit, Gonzalo propozoi një hipotezë të ndërmjetme të bazuar te Pacienti M: teorinë e dinamikës së trurit, sipas së cilës organi i ka funksionet e tij të shpërndara.
Isabel Gonzalo, e cila është një fizikane dhe profesore në Universitetin Komplutense të Madridit, e takoi Pacientin M gjatë vizitave të tij në shtëpinë e familjes. Burri kishte lindur në një fshat në komunën spanjolle të Ciudad Real. Kur pushonte, ai shihte imazhe të deformuara, pra ku objektet shfaqeshin në 3 kopje dhe me ngjyrë jeshile.
Edhe shqisat e dëgjimit dhe prekjes kishin pësuar ndryshime. Tingujt dhe prekjet i shfaqeshin në mendjen e tij në anën e kundërt. “Pacienti M shihte orën e dorës nga çdo drejtim për të kontrolluar kohën”- kujton Isabel. Detajet e rastit janë publikuar në revistën “Neurologia”.
Në fillim të shekullit XX, Spanja ishte në pararojë të studimeve të trurit të njeriut. Studiuesi Santiago Ramon i Kajal, kishte treguar në vitin 1888 se organi i të menduarit nuk ishte një masë e përhapur, siç besohej edhe më parë, por ishte i organizuar në qeliza individuale që quhen neurone.
Kajal fitoi në vitin 1906 Çmimin Nobel në Mjekësi për zbulimin e tij. Rreth tij u rrit një shkollë dishepujsh të talentuar, si neurologu Gonzalo Lafora, që kur shpërtheu Lufta Civile, rekrutoi Justo Gonzalon për të punuar me të në Qendrën e Traumës së Kafkës.
Atje, Gonzalo takoi Pacientin M dhe qindra pacientë të tjerë të plagosur. Aftësia adaptive e pacientëve ishte befasuese, siç e përshkroi mjeku në librin e tij “Dinamika cerebrale”, botuar në dy vëllime midis viteve 1945-1950. Pacienti M “i kishte parë si të çuditshme anomalitë e tij kur për shembull shihte burra që punonin me kokë poshtë një skele në port”, shkroi Gonzalo.
“Në përgjithësi, shqetësimet kalojnë plotësisht ose pothuajse plotësisht pa u vënë re te të plagosurit. Më vonë, kur i zbulojnë, duket se ata nuk shqetësohen. Përkundrazi i konsiderojnë si diçka të përkohshme që nuk prek apo pengon jetën e tyre të përditshme”, -shkruan më tej ai.
Edhe Pacienti M prirej t’i minimizonte simptomat e tij: "Ato janë gjëra që shfaqen vetëm ndonjëherë në shikimin tim”. Neuropsikologu Alberto Garsia Molina punon në Institutin Gatman, një spital në Barcelonë i specializuar në rehabilitimin e njerëzve me dëmtim të trurit.
Studiuesi thekson se historia e neurologjisë është plot me eksperimente natyrore tragjike, si ajo e Fineas Gejxh, një kapiten hekurudhor në SHBA, që i mbijetoi një shufre hekuri që i tejshpoi trurin më 13 shtator 1848. Njeriu dikur i qetë, nisi të bëhej shumë agresiv dhe vulgar.
Mjeku britanik Dejvid Ferrier përmendi rastin e Gejxh në leksionin e tij të vitit 1878 “Lokalizimi i sëmundjes cerebrale”, në të cilin ai ishte pionier i lidhjes së funksioneve konkrete në zona të veçanta të korteksit cerebral. Garsia Molina shpjegon se në vitet 1930, mbeti dominuese perspektiva modulare.
“Truri shihej si i përbërë nga kuti të vogla. Kur ndryshoni një kuti, ka një deficit konkret”- shpjegon neuropsikologia. Për dr. Gonzalon, teoritë modulare nuk mund të shpjegonin pyetjet që u shfaqën me Pacientin M, kështu ai filloi të krijonte teorinë e tij të dinamikës së trurit, duke u ndarë nga vizionin dominues i kohës mbi atë se si funksionon truri.
Lufta solli një kthesë në karrierën shkencore të Justo Gonzalos. Ai kishte studiuar në Universitetin e Vjenës në vitin 1934 dhe në Universitetin Gëte të Frankfurtit një vit më pas, në kulmin e nazizmit në Gjermani. Pas grushtit të shtetit të korrikut 1936 në Spanjë, ai i qëndroi besnik Republikës gjatë Luftës Civile, dhe madje punoi si mjek në një batalion.
Në vitin 1952, doktori u bë pjesë e Institutit Kajal në Madrid, ku vazhdoi të ndiqte 200 pacientë me lëndime të trurit, të regjistruar në Korpusin Për të Gjymtuarit në Luftën për Atdheun, që përjashtonte të plagosurit që luftuan në anën republikane.
Letrat mes Pacientit M dhe Gonzalos, konfirmuan se njeriu që e pa botën përmbys nuk mori pension si veteran i plagosur. “Im atë e admironte, sepse ai ishte një person shumë i zgjuar, që ishte i aftë të kujdesej për veten dhe të punonte në fusha”- kujton Izabel Gonzalo. Ajo thotë se Pacienti M vdiq në fund të viteve 1990. Identiteti i njeriut, i cili ndihmoi në zbulimin më të mirë të funksionimit të trurit të njeriut, nuk u bë i ditur asnjëherë./ Përshtatur nga CNA.al
Hilda Bachi ka gatuar që nga e enjtja e kaluar, duke thyer...
Një YouTuber i akuzuar për rrëzimin e qëllimshëm të avioni...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan lodhje...
Studentët ndërkombëtarë në Gjermani kanë përmendur perspek...
Dublini, Londra, Amsterdami dhe Parisi janë ndër kryeqytet...
Në qershor 1965, 6 djem nga Kolegji Shën Endrju, një s...
Disa njerëz kanë një prirje të çmendur për të vendosur rek...
Nëse ndërtohet, ura përtej Ngushticës së Mesinës do të...
Shumica e guidave sugjerojnë vende ku mund të udhëtoni me...
Pse njerëzit bëhen spiunë, cilat janë motivet, arsyeti...
Vizitorët që qëndrojnë në hotelin e sapohapur të aerop...
1. MICRO, San Francisko Shumica e këtyre muzeve të vegjë...
Në gjysmë të rrugës midis Stambollit dhe Ankarasë, në ...
Për aq kohë sa shumë mund ta mbajnë mend, Kina ka qenë e ...
Lokusta e Galisë, ishte një nga prodhueset më të famsh...
Indeksi i "Forbes Advisor Travel Bug Index" rendit 25 destin...
Si kafshë sociale që janë, njerëzit kanë nevojë për sh...
Miriam Rodrigez ia kushtoi jetën kërkimit të drejtësis...
Në “garën” e turizmit hapësinor ka hyrë edhe një kompani n...
Qytetet si SHBA dhe Kina dominuan në dhjetë vendet e para, n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...