Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në qershor 1965, 6 djem nga Kolegji Shën Endrju, një shkollë anglikane me konvikt në ishullin e Paqësorit Jugor, Tonga, vodhën një varkë, e mbushën me ushqime, dhe u nisën në det në kërkim të aventurave. Ata donin të shkonin në ishujt Fixhi, megjithëse askush nuk kishte menduar të merrte me vete një busull.
Më i madhi nuk ishte as 15 vjeç. Në një moment, djemtë i zuri gjumi mbi varkë derisa u zgjuan në një stuhi e fortë. Pasi kaluan 8 ditë në det të hapur, ata panë një ishull shkëmbor, pa e ditur se ku ishin. Zbarkuan aty dhe ndezën një zjarr, duke u angazhuar që ta mbanin gjatë gjithë kohës ndezur derisa të shpëtonin, ashtu si djemtë në romanin e Uilliam Golding, Zoti i Mizave.
Siç e dimë, në këtë roman të humburit e braktisin jetesën e tyre të qytetëruar dhe kthehen kundër njëri-tjetrit, duke shkaktuar 3 viktima. Ndërkohë djemtë e Kolegjit Shën Endrju, bënë një marrëveshje për të mbrojtur njëri-tjetrin, dhe e mbajtën zotimin e tyre për plot 1 vit e 3 muaj. Ishte një periudhë ankthi, sëmundjesh dhe aksidentesh, siç edhe mund të pritet në një ishull të braktisur.
Specia njerëzore
Por në një moment ndodhi një mrekulli, dhe ata u shpëtuan nga kapiteni australian Piter Uorner më 11 shtator 1966. Kjo aventurë reale e përgënjeshtron premisën e romanit të Golding: që njerëzit janë të këqij nga natyra dhe që mezi arrijnë të fshehin anën e tyre të errët nën një shtresë të hollë civilizimi.
Edukimi i krishterë i djemve mund t’i ketë ndihmuar jo pak. Por për historianin Rutxher Gregman, autor i librit “Specia Njerëzore: Një histori shpresëdhënëse”, ligësia njerëzore mësohet gjatë jetës. Ajo fitohet gjatë një “efekti nocebo”, që na bën të besojmë se jemi të dënuar të jemi të këqij.
Bregman beson se mirësia është e lindur te njerëzit, dhe në libër ai përmend shumë episode historike për ta ilustruar këtë pretendim. Në këtë rast, mendja më shkon te heronjtë që hynë në termocentralin bërthamor të Fukushimës në vitin 2011, duke e ditur se do të vdisnin, por që synonin të shpëtonin të tjerët.
E njëjta gjë mund të thuhet për katastrofën e Çernobilit në vitin 1986: Aleskei Ananenko, Valeri Bezpalov dhe Boris Baranov, pjesëtarë të të ashtuquajturave skuadra vetëvrasëse, të cilët dolën vullnetarë për të hyrë në një pjesë të përmbytur të uzinës bërthamore për të parandaluar një fatkeqësi më të madhe, pavarësisht rrezikut të tmerrshëm.
Efekti “nocebo”
Neurologu Sigmund Frojd besonte se faktorët e trashëguar, shpjegojnë kënaqësinë që ndiejnë disa njerëz kur vrasin. Mendimtari i Rilindjes, Nikolo Makiaveli i përshkruan njerëzit si hipokritë mosmirënjohës, ndërsa Krishterimi ia atribuon ligësinë tonë mëkatit fillestar të Adamit dhe Evës.
Në kontrast me historinë, letërsia duket se sheh vetëm efektin “nocebo” të së keqes. Ashtu si romani i Goldingut, historia e Dr.Xhekil dhe Zotit Hajd, përshkruan kundërvënies midis së mirës dhe të keqes. Në romanin e tij “I huaji”, Albert Kamy vuri në pikëpyetje konceptet e njohura të së mirës dhe të së keqes, duke vendosur në qendër të librit një personazh “amoral” dhe pas asnjë emocion si Merso.
Unë vetë nuk mund të kujtoj më shumë sesa një person të mirë në një roman apo vepër letrare. Në Bibël gjendet profeti Job, por edhe ai është i njollosur nga mëkati fillestar. Por përtej fushës së saj morale apo çështjeve të devotshmërisë, ligësia, ka një ndikim të menjëhershëm te besimi, që nga ana e tij është një shtyllë themelore e jetës së përditshme shoqërore.
Nëse mendoni se të tjerët janë të këqij, si mund t’u besoni atyre dhe të ulni vigjilencën tuaj?
Mosbesimi krijon një shoqëri ku gjithçka duhet verifikuar. Bjung-Çul Han, një filozof koreano-jugor, thotë se shoqëria transparente krijon paradoksalisht mosbesim. Ndaj për të pasur një shoqëri më të mirë, le të frenojmë instinktet tona më të ulëta, por edhe një pjesë të lirisë sonë./ Përshtatur nga CNA.al
Disa njerëz kanë një prirje të çmendur për të vendosur rek...
Nëse ndërtohet, ura përtej Ngushticës së Mesinës do të...
Shumica e guidave sugjerojnë vende ku mund të udhëtoni me...
Pse njerëzit bëhen spiunë, cilat janë motivet, arsyeti...
Vizitorët që qëndrojnë në hotelin e sapohapur të aerop...
1. MICRO, San Francisko Shumica e këtyre muzeve të vegjë...
Në gjysmë të rrugës midis Stambollit dhe Ankarasë, në ...
Për aq kohë sa shumë mund ta mbajnë mend, Kina ka qenë e ...
Lokusta e Galisë, ishte një nga prodhueset më të famsh...
Indeksi i "Forbes Advisor Travel Bug Index" rendit 25 destin...
Si kafshë sociale që janë, njerëzit kanë nevojë për sh...
Miriam Rodrigez ia kushtoi jetën kërkimit të drejtësis...
Në “garën” e turizmit hapësinor ka hyrë edhe një kompani n...
Qytetet si SHBA dhe Kina dominuan në dhjetë vendet e para, n...
Raketa e kompanisë “SpaceX” të Elon Musk, “Starship”, ...
"Starship" i "SpaceX", raketa më e fuqishme e ndërtuar...
Armiku më i keq, është ai që dikur ka qenë qenë miku y...
Nga historia biblike e Arkës së Noes deri te teoritë moder...
E qara është një shprehje emocionale universale dhe ti...
Jo shumë njerëz parapëlqejnë të shkojnë thellë nën tokë. Ka...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...