E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Sektori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Korçë, në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare, nga informacionet e marra në rrugë operative dhe në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ka kapur në flagrancë shtetasin K.A. ndërsa transportonte mallra të ndryshme industriale, karburant, etj. duke shmangur procedurat dhe detyrimet doganore nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë.
Në vijim të veprimeve hetimore rezultoi e provuar se shtetasi është favorizuar kundrejt shumave në parà, nga punonjës policie në bashkëpunim me punonjës të doganës me detyrë doganier, pranë kësaj pike.
Për sa më sipër nga AMP Korçë, pas konsultimit edhe me prokurorin ka referuar në gjendje të lirë materialet proceduriale për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal, për:
- Inspektor S. H., 37 vjeç, me detyrë Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Kapshticë;
- Inspektor A. B., 55 vjeç, me detyrë Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Kapshticë;
- V. S., 42 vjeç, me detyrë Doganier pranë Degës Doganore Kapshticë.
Në vijim të veprimeve paraprake hetimore dhe pas konsultimit me prokurorin u referuan materialet proceduriale në gjendje të lirë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, ”Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 174 dhe 244 të Kodit Penal për shtetasin K.A., 52 vjeç, banues në Bilisht.
Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e pamjeve filmike është provuar se punonjësit e policisë së PKK Kapshticë në bashkëpunim me punonjësit e Doganës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe kundrejt shpërblimeve në para, kanë favorizuar shtetasin e mësipërm në kalimin e mallrave kontrabandë, pa kryer procedurën e zhdoganimit.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 1 automjet tip "Sharon", sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundërligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambientet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave industriale, karburant, si dhe mallra të tjera.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e...
Një 10-vjeçar është larguar nga banesa dhe nuk është k...
Policia e Vlorës ka nisur kontrollet në territorin e q...
Një aksident është shënuar ditën e sotme në Tepelenë. ...
Një fasoneri në qytetin e Vlorës është përfshirë nga f...
Është përfshirë nga flakët kabina elektrike në afërsi ...
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të d...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:15, në rrugën "B...
Evakuohen katër alpinistët e bllokuar në Majën e Zhabo...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 42-vje...
Katër alpinistë raportohet se kanë mbetur të bllokuar ...
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore në të...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elb...
Tri javë nga atentati i tmerrshëm që i mori jetën 27-v...
Një magazinë e mbushur me foragjere dhe ushqim për bag...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në pla...
Operacioni policor i koduar “Perimetri” vijon. Së fund...
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka d...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave, nga i c...
Më datë 26.06.2022, rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulan...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...