E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Kina akuzoi të hënën Shtetet e Bashkuara se kishin përdorur forcë pa kriter për rrëzimin e balonës kineze që dyshohej se po mblidhte të dhëna sekrete. Pekini thotë se veprimi amerikan ka dëmtuar seriozisht përpjekjet dypalëshe për stabilizimin e marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve. Shtetet e Bashkuara rrëzuan të shtunën balonën kineze në brigjet e Karolinës pasi ajo kaloi mbi disa baza të rëndësishme amerikane në të gjithë vendin. Kina këmbëngul se balona kishte humbur drejtimin. Ndërkohë, ekipe speciale po përpiqen të gjejnë pjesë të balonës së rrëzuar në përpjekje për të zbuluar qëllimin e saj.
Pamjet filmike tregojë një avion amerikan që godet balonën, të cilën autoritetet e kanë cilësuar si një mjet kinez vëzhgimi.
Mbetje të balonës janë shpërndarë në një gjatësi prej 11 kilometrash. Gjithçka u planifikua mirë para se të goditej balona. Sekretari i Transportit, Pete Buttigieg, foli në programin "State of the Union" të rrjetit televiziv CNN.
“Kur presidenti dha urdhrin për azgjesimin e balonës, ushtria shqyrtoi rreziqet, përfitimet dhe qasjet e ndryshme. Operacioni përfundoi pa asnjë dëmtim, apo lëndim jete apo prone amerikane”.
Kina protestoi kundër shkatërrimit të balonës duke theksuar pretendimet e saj se po mblidhte vetëm të dhëna meteorologjike.
Zëvendësministri i Jashtëm kinez, Xie Feng, tha se kishte dorëzuar në ambasadën amerikane një notë proteste të dielën lidhur me përdorimin e forcës ushtarake amerikane kundër një mjeti ajror kinez pa pilot.
Prania e balonës kineze në hapësirën ajrore amerikane dëmtoi edhe më rëndë marrëdhëniet e tensionuara mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Por elementë brenda ushtrisë kineze mund ta kenë përdorur qëllimisht balonën për të dëmtuar vizitën e planifikuar të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Pekin, tha admirali i marinës amerikane në pension, Mike Mullen për rrjetin ABC.
“Kjo dëmton marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në planin strategjik. Lind pyetja, nëse ‘dora e djathtë e dinte se çfarë po bënte dora e majtë’ brenda Kinës”.
Ndërkohë po shtohet trysnia ndaj administratës së Presidentit Biden për rikuperimin e mbetjeve dhe sqarimin e pikëpyetjeve në lidhje me aftësitë dhe qëllimin e balonës.
Në emisionin "Meet the Press" të rrjetit NBC, ligjvënësi republikan Mike Turner u bëri jehonë kritikave se administrata e Presidentit Biden duhet ta kishte rrëzuar më herët balonën.
"Kina është një kundërshtar i vetë-deklaruar. Duket qartë se ata po zgjerojnë aftësitë e tyre ushtarake, po trefishojnë aftësitë e armëve bërthamore, po prodhojnë armë hipersonike, dhe zgjerojnë kapacitet hapësinore”.
Në emisionin "This Week" të rrjetit ABC, Senatori Marco Rubio shprehu shqetësimin për mbledhjen e të dhënave nga balona, pavarësisht se Pentagoni është shprehur se ka kundërmasa.
“(Balona) .. kaloi mbi bazat ushtarake të raketave ndërkontinentale dhe pastaj doli në brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara drejt oqeanit. Pra ka shumë pikëpyetje që kërkojnë përgjigje”.
Zyrtarët e mbrojtjes thonë se operacioni për gjetjen e mbetjeve nuk do të jetë i vështirë, ndërsa nuk është shprehur se sa do të zgjasë./ VOA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje fuqive...
Kryeministri i Norvegjisë ka propozuar që shteti i tij, nj...
Një tërmet 7.8 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm Turqinë ...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turq...
Pamje tronditëse vijnë nga Turqia , e cila po goditet ...
Guvernatori i Gaziantepit, Davut Gul foli pas tërmetit shk...
Eksperti i tërmeteve profesor doktor Shukri Ersoy kishte ...
Tërmeti 7.7 ballë ka goditur sërish Turqinë, i shoqëru...
Liderët e Europës kanë dërguar mesazhe solidariteti dh...
Lojtarët e skuadrës Malatya Metropolitan Belediyespor, të ...
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan, në një deklaratë për ...
Rreth orës 04:19 të mëngjesit, një tërmet me magnitudë 7.4...
Tërmeti me magnitudë 7.8 ka goditur fuqishëm Turqinë d...
Për shkak të tërmetit që preku 10 qytete në Kahramanmaraş,...
Azerbajxhani do të dërgojë një ekip kërkimi dhe shpëti...
Ekipet e shpëtimit nga Holanda dhe Rumania tashmë janë në ...
Një tërmet me magnitudë 7.8 ka goditur Turqinë në orët...
Mbi 500 viktima raportohensi pasojë e një tërmeti të fuqi...
Kryeministri holandez Mark Rutte ka njoftuar se një ek...
Më shumë se 500 njerëz janë vrarë në dy vende, Turqi dhe S...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...