LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhaxhi Carlo, mos me Mulin të lutemi!

2024-01-13 22:00:00, Satire Politike CNA

Xhaxhi Carlo, mos me Mulin të lutemi!

Carlo Bollino ka vazhduar sot sulmet e tij ndaj udhëheqësit legjendar Flamur Noka.

E filloi dje apo pardje me gjobaxhinjtë që i ka pasur strehuar dhe tani i fsheh e i deklaron dhe me shkrime anonime vazhdoi të reagonte fort pas kallëzimit që i është bërë në SPAK.

Ne miqësisht i kërkuam si media që të dilte vetë dhe të bënte një marrëveshje publike, ashtu siç e kërkon lart e poshtë, që mediat të mos shajnë njëra-tjetrën dhe të na sillte të vërtetën e historisë pas kallëzimit me mbi 200 faqe dokumente për vetëm 10 akuza që janë renditur në një çështje, sepse Carlo duhet të mësojë se ka edhe të tjera, edhe më zullumqare se e para.

Në fakt, ne kishim një hall, mos shante nga Flamuri, mos shante Flamurin. Nuk mbajmë dot aty.

Carlo edhe njëherë të lutemi, mos shkruaj për Flamur Nokën! Mos e kallëzo në SPAK Flamur Nokën se si do bëjmë ne pastaj me Mulin e kallëzuar dhe me ty përballë tij!

E pastaj dardha e ka bishtin mbrapa. Jo për Mulin jo, por për ato që ti i di mirë i nderuar Carlo, së bashku me gjobaxhintë e tu vërdallë që i mohon, i strehon dhe i paguan, të kapur me regjistrime. Për ata që i përdor si kamikazë në media anonime, duke besuar se do të ndalet e vërteta.

Kthim pas nuk ka Carlo, por të lutem mos na shaj nga Muli se aty nuk mbajmë!

Xhaxhi Carlo, mos me Mulin të lutemi!

Sa për të ardhmen dhe atë që ti mendon se mund të jetë një qeshje, apo tallje, shantazh dhe sulm mediatik që të pushoj njëra palë se pala tjetër kështu, do qeshësh shumë, ti dhe shumë njerëz të tjerë jo me fjalë dhe premtime, por me vepra dhe rezultate konkrete, si këto që ke parë së fundmi dhe të kanë bërë me dhimbje koke e të kanë lënë pa gjumë, së bashku me historitë e Carlove të tjerë që ti sheh në “ëndrrat” e tua.

11:31 Satire Politike

Thank you Bajrom

Although our president has the name of a special day f...

Lajmet e fundit nga