LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri i koqeve të rrushit shpërdoron detyrën, “kapet mat” në serën me kastraveca

2023-10-13 15:41:00, Satire Politike CNA

Ministri i koqeve të rrushit shpërdoron detyrën, “kapet

Ministri i koqeve të rrushit, prej ditësh ka nisur një shëtitje në qytete të ndryshme, duke e shitur si një përpjekje të tij për bujqësinë.

Disa ditë më parë ai ishte në Pogradec, ku në vend që të ndihmonte fermerin, i prishi vreshtin.

Këtë të premte ai është gjendur në Shegan të Fierit, ku edhe është kapur në shpërdorim të detyrës.

Ministri i koqeve të rrushit është kapur duke inspektuar katravecat.

Ai është shfaqur krah një fermeri që prodhon kastraveca dhe është parë brenda serës së tij.

Mirë që shkatërroi vreshtin e rrushit, por tani u “është futur me kokë” kastravecave.

Ministri i koqeve të rrushit shpërdoron detyrën, “kapet

Marrë shkas nga kjo, ne duam t’i shtrojmë Lulit 3 pyetje publike.

Për çfarë i duhen ministrit të koqeve të rrushit kastravecat? Çfarë do të bëjë Luli me kastravecat? Çfarë e shtyu ministrin e koqeve të rrushit të mendonte për kastravecat?

Këto dhe të tjera pyetje kanë nevojë për përgjigje, pasi audienca është shqetësuar nga pabesia e Lulit.

Kjo pasi Luli, ashtu siç njihet për tradhti nuk po i qëndron dot besnik as koqeve të rrushit./ CNA

Lajmet e fundit nga