Businessman Artur Shehu breaks his silence: I am a long-time land owner in Zvërnec, I don't know the investors at all
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...

CNA ishte media e parë që publikoi përgjimet nga burgu i Durrësit. Në 3 prill të 2025, CNA nisi publikimin e përgjimeve të Erion Veliajt nga burgu i Durrësit.
13 faqe përgjime që nxorën një sërë të vërtetash në dritë para syve të gjithë shqiptarëve. Që nga kërcënimet ndaj ministrit të Drejtësisë të asaj kohe, Ulsi Manja, për të cilin Veliaj shprehej se donte ta mbyste me thonj, duke e quajtur katundar dhe qelbësirë.
Në 13 faqe me përgjimet e plota, janë zbuluar një sërë kërcënimesh, mashtrimesh dhe manipulimesh të dirigjuara nga skutat e qelisë së paraburgimit në Durrës.
Në materialet e publikuara nga CNA u tregu qartazi se si një sërë televizionesh e gazetarësh u vendosën në dispozicion të Erion Veliajt, madje u bënë "mashë" në duart e tij për të kërcënuar dhe denigruar prokurorët dhe gjyqtarët.
Nga përgjimet u zbulua se si Veliaj shpikte dëshmitarë apo dhe i manipulonte ata. Kryebashkiaku i arrestuar për 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale urdhëronte nga qelia dhe sulme ndaj institucioneve të drejtësisë.
CNA do të sjellë disa nga materialet më pikante që dolën nga përgjimet e Veliajt në qelitë e burgut të Durrësit.
Veliaj shpërthen ndaj ministrit Ulsi Manja, duke e quajtur qelbësirë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg dhe e kanë lënë me njerëz që kanë 100 vite burg duke i rrezikuar jetën dhe nuk do t’ia falë dhe "do ta mbysë me thonj".
“I kërkon që të merret me Ministrin e Drejtësisë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg, dhe nuk e pranon këtë sjellje duke e lënë me njerëz që kanë 100 vite burg, dhe se i ka rrezikuar jetën. Ajola i tregon se me të kanë folur të gjithë. Në lidhje me Ministrin e Drejtësisë, Erion Veliaj shprehet se i ka rrezikuar jetën, nuk do ta falë dhe do ta mbysë me thonj. I tregon se në lidhje me transferimin e pritshëm, punonjësit në IEVP, i kanë treguar e-mailin e dërguar prej tij, ku gjenden shtatë emrat për transferim. Ministrit të Drejtësisë i drejtohet me fjalët "Qelbësirë” dhe nuk ka për tía falur. Më të njëjtin fjalor flet edhe për Prokurorin Ols Dado, madje në bisedë me Ajolën i shprehet: "Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s'kam për t'ia fal, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës..." Biseda e Erion Veliajt me Ajolën vazhdon ku ai flet sërisht për Ministrin e Drejtësisë, të cilin e quan qelbësirë, katunar i ndyrë, i ndyrë, i cili sipas tij e ka futur në burg dhe e ka vënë në gjumë, e nuk pranon që t'i bëhen kontrolle”.
Përgjimet e SPAK-ut ndaj Erion Veliajt treguan se si emra pronarësh mediash janë vënë në shërbim të kryebashkiakut. Njëri prej tyre, edhe gazetari që qelb erë apo gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze.
Ashtu siç rezultonte në përgjimet e publikuara nga CNA, Mero Baze u përdor për inskenim gënjeshtrash.
Ndërsa zhvillohej seanca e Veliajt në Apelin e GJKKO-së, në mediat e dirigjuara nga Veliaj u ngrit një tymnajë, ku nisën të publikoheshin lajme të tipit se prokurorit i ishte paguar shuma 2 milionë euro, ndërsa vijonin sulmet kriminale ndaj prokurorit Ols Dado, të cilit i referoheshin si grek, duke shkruar për klanin grek brenda SPAK-ut, apo dhe sulmet ndaj gjyqtarit Erion Bani me të njëjtën natyrë.
Në disa media anonime shkruhej se prokurori Ols Dado dhe gjyqtari Erion Bani kishin lidhje me Greqinë dhe lobin grek të SHBA-së, duke thënë se familjarët e tyre ishin me pasaportë greke apo për udhëtime dhe hotele që gjoja posedojnë prokurori dhe gjyqtari etj.
I gjithë skenari ishte i urdhëruar nga burgu i Durrësit. Në përgjimet e siguruara nga CNA, dilte në skenë Mero Baze dhe rezultoi se lajmi me 2 milionë euro ishte një inskenim i Veliajt.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një bisedë të datës 7 mars të vitit 2025 me vëllain e tij Arbër Veliaj, i kërkon Meros një këshillë që të publikojë se për kokën e tij janë kërkuar 2 milionë euro dhe ka tre dëshmitarë për këtë.
“Në orën 09:22, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që t'i marrë një këshillë Meros, ku t'i thotë se me tre dëshmitarë ka ardhur sekseri dhe i ka thënë kaq është paguar për kokën tënde. I kërkon ta pyesë nëse është ‘fishek’ që ia vlen. Po kështu i kërkon të bisedojë me Meron dhe me Fugën.
Në orën 09:31, Erion Veliaj i kërkon Ajolës qe të bisedojë me Meron dhe me KM e t'u marrë një këshillë, pasi Erioni kërkon të dijë që në postimin e fundit të hënën, të tregojë pa dhënë shumë detaje se sa është kërkuar për kokën e tij. Më pas, këtë frazë Erioni e përsërit sërish: ‘Pra është ofru një shumë, erdhi dikush dhe tha ne po tna e paguash këtë, sa ka paguar ai qe do ta fusi brenda e zgjidhim. Tani pyetja eshte ta nxjerrim kete apo jo?’
I thotë se këtë gjë e ka me dëshmitarë, me Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslym Murrizin. I kërkon qe t'i thotë që të takohet me Arbrin pasi ai (Erioni) ka nevojë për këshillë”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.
Mero Baze, nga ana tjetër, e quan këtë një lëvizje dëshpëruese duke e këshilluar se fillimisht duhet denoncimi, pastaj lajmi, pastaj reagimi i kryebashkiakut.
“Në orën 11:05, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ky i fundit i thotë se ka biseduar me ‘shokun M' dhe i ka thënë se është lëvizje dëshpëruese dhe jo e mirë, pasi në fillim duhet bërë denoncimi, pastaj nga dëshmitarët, pastaj nga ti (Erioni)”, e këshillon Mero Baze.
Pra, u tregua qartë se ku përgatiteshin skemat, skenarët dhe mashtrimet. Lajmi i prodhuar nga burgu i Durrësit duke përdorur si kamxhik Mero Bazen dhe media të tjera anonime për të sulmuar prokurorin dhe gjyqtarët të ngarkuar në gjyqin e tij.
Nga përgjimet nga burgu i Durrësit të publikuara nga CNA u zbuluan komunikimet e Veliajt për presione ndaj KLP-së.
Sipas përgjimeve, Veliaj angazhon vëllain e tij Arbër Veliaj që të flasë me miqtë e tij deputetë që të merren me këtë gjë.
“Intensifikimi i fushatës mediatike në kohën që data e gjykimit të masës së sigurimit në Gjykatën e Apelit afron me qëllim që të ndihet presioni kundrejt funksionarëve të drejtësisë. Po kështu, një tjetër moment për t'u theksuar është biseda rreth KLP-së në lidhje me deklaratën në mbrojtje të veprimeve të Prokurorisë së Posaçme.
Për shtetasin nën hetim, Erion Veliaj, kjo është e papranueshme dhe anormale, për sa kohë që ata janë votuar në Parlament nga shumica e qeverisë.
Për këtë, i kërkon shtetasit Arbër Veliaj që të bisedojë me “miqtë deputetë që merren me këtë gjë”, thuhej në përgjime.
Po ashtu theksohet se Veliaj ka publikuar një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të konstatuar mbarimin e mandatit të prokurorit Ols Dado dhe qasja që ai ka ndaj institucioneve krijon premisa që të ndërhyjë në to dhe t’i përdorë në funksion të qëllimeve të tij.
Në përgjimet e siguruara nga CNA, Veliaj i kërkon vëllait të tij, Arbër Veliaj, që të angazhojë deputetët pranë KLP-së të merren me këtë gjë pasi nuk e di se për çfarë motivi KLP po del në deklarata në mbrojtje të prokurorëve.
“Në orën 19:54, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me deklaratat e bëra publike nga ana e KLP-së. Erioni i shprehet Arbrit se është shumë i habitur për deklaratën e KLP-së, pasi ata nuk kanë reaguar as për rastin e Saliut. I tregon se shumica prej tyre nuk janë vënë nga Saliu, “by the ëay”. I kërkon Arbrit që të flasë me “miqtë deputetë”, ata deputetë që merren me këtë punë, pasi KLP-ja duke qenë se është votuar në Parlament nga shumica e qeverisë, deklarata e tyre është anormale.
I tregon sërish se deklarata e KLP-së është anormale, nuk e di se për çfarë motivi e kanë bërë, në një kohë që nuk u shprehën për Saliun. Në fund të komunikimit, i tregon që të vijë herët në takim, që t'i japë pusullën, duke nënkuptuar statusin e radhës”, thuhet në materialet e siguruara nga CNA.
Po ashtu një sërë televizionesh dhe gazetarësh u vunë në rresht në shërbim të Veliajt. Kjo u tregua dhe në përgjime duke nisur nga "Top Channel", "Report TV", gazeta "Tema" e Mero Bazes etj.
Po ashtu në përgjime dolën dhe personazhe të tjera të njohura si në ekran ashtu dhe në jetën publike, të cilat CNA i ka publiuar në mënyrë të hollësishme me detaje.
Përgjimet treguan dhe faktuan që në fakt CNA e kishte denoncuar prej kohësh se si mediat dhe pronarët e tyre ishin kthyer në ushtarë dhe mashën e Erion Veliajt, i cili i dirigjonte nga burgu i Durrësit në sulmet e tij ndaj drejtësisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve./ CNA
In November 2025, CNA denounced another scandal where the ...
Following the arrest of Erion Veliaj, who is in Durrës pri...
For years, CNA has been one of the media outlets that has de...
Through denunciations and investigations, CNA has brought ...
During 2025, CNA, through an investigation, discovered how...
One of the issues on which CNA shed light throughout 2025 ...
The lack of lighting in the streets and neighborhoods of P...
The damage caused to the state is not only the public prop...
Tonight, the show "Plug" with Flavio Qarri on Syri TV publ...
The show "Plug" by journalist Flavio Qarri on Syri TV repo...
Tonight on the show "Plug" with Flavio Qarri on Syri TV, i...
Tonight, the show "Plug" with Flavio Qarri on Syri TV has ...
Since 2013, Carlo Bollino's name has been constantly invol...
CNA a day ago published exclusive material from the "Ballu...
CNA is exclusively bringing a portion of the messages ...
The Maliq–Lozhan i Ri–Strelcë road, completed only a short...
David Shkurtaj, a resident of the "Mark Lula" neighborhood...
Various officials have worked in institutions and very hig...
The show "Stop" on TV Klan this Friday, November 21, is in...
The show "Stop" on TV Klan is set in Kukës, where Isa Gash...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...