web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Gati për tu shembur ndërtimi 5-katësh/ Struken vasalët e Irfanit

2022-12-11 12:19:00, Aktualitet CNA

Foto-Gati për tu shembur ndërtimi 5-katësh/ Struken vasalët

IKMT vijon aksionin për çlirimin e bregdetit nga ndërtimet pa leje.

Sot e ka radhën një  objekt  pesë katësh (katër plus një nën tokë), me sipërfaqe 2 100 m2, Në Dhërmi do të shembet pasditen e sotme.

Për shembjen e këtij objekti do të përdoren 30 kg lëndë plasëse tritol, të vendosur në 600 furnela (vrima), në të gjithë objektin.

Inspektorët e IKMT së bashku edhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga opozitarët që u panë në Prestige Resort për ditë të tëra.

Për ta resorti i Irfan Hysenbelliut edhe pse pa leje nuk duhej të shembej, ndërsa me ndërtimet  e tjera në bregdet  le të bëhet ç’të bëhet.

Nuk ka sot, as Salianj, as Petrit Vasil, as Monikë, as Metë, as Alibeaj me shokë  që të dalin ë të reagojnë.

Nuk ka as gazetarë, as opininistë, as analistë që për ditë me radhë kërcitën dhëmbët në mediat e Irfanit.

Edhe vëtë mediat e Irfanit heshtin, nuk e raportojnë lived, s’kanë asnjë interes. Linja e tyre editorial është vetëm për  Hysenbelliun dhe për interesin e tij dhe jo për qytetarët.

Sot, ka vetëm një aksion të IKMT-së, për pastrimin e bregdetit nga ndërtimet pa leje dhe që është raportuar si një ngjarje normale dite./CNA.al





12:27 TODAY

Mashtrime me

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive krimina...

Lajmet e fundit nga