Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka “vajtuar” nga Tirana shembjen e objektit pa leje, "Prestige Resort" në Durrës.
Ai shprehet se shkatërrimi i pronës pa leje të një pronari mediash është një provë e marrëzizë së Edi Ramës.
“30 milion euro investim është bërë hi para syve të miliona shqiptarëve.”- shprehet Noka, i cili harron se shqiptarët kanë halle më të mëdha nga kjo qeverisje se sa shkatërrimi i pronës pa leje të Irfanit.
Deklarata e plotë:
Hedhja në erë e një hoteli 7 katësh, pronë private me leje, e një kompanie që drejton një grup të madh mediatik kritik me qeverinë, dy ditë para Samitit të BE në Tiranë, është provë e marrëzisë së Edi Ramës, por edhe fundit të tij qesharak.
Edhe pse mbeteshin vetëm pak orë para se gjykata Administrative të shprehej për anulimin ose jo të vendimit për shembjen, jeniçerët e qeverisë kanë shtypur butonin e tritolit.
30 milion euro investim është bërë hi para syve të miliona shqiptarëve.
Qindra punonjës kanë humbur punën, rrogat dhe sigurinë për fëmijët dhe familjarët.
Sektori mediatik është tkurrur dhe do t’i rikonsiderojë kritikat dhe linjat editoriale ndaj qeverisë.
Komuniteti i biznesit është tulatur kur ka parë një investim madhor të përfundojë në det.
Shqiptarët e mëdyshur, të ikin apo të rrinë në Shqipëri, kanë ‘votuar’ pro largimit.
Shqiptarët e mbetur këtu, ashtu si në rastin e kompleksit Jon në Vlorë apo të Agon Channel në Tiranë, do ta paguajnë një më një faturën financiare që një gjykatë europiane do t’i lëshojë qeverisë shqiptare.
Partia Demokratike i neverit dhe dënon me ashpërsi vendime dhe akte të tilla, që janë imitime të verbra dhune dhe frike ushtruar nga Talebanët në Afganistan.
Ne i mëshojmë fort idesë se vlerat universale si e drejta e pronës, lirisë së shprehjes dhe qëndrimeve, apo dhe e drejta për t’u ankimuar dhe dëgjuar në gjykatë, janë të patjetërsueshme.
Kur këto të drejta shkelen publikisht dhe përdhunisht, vendi dhe qytetarët e tij janë në rrezik.
Sido që të jetë, dhuna qeveritare nuk na tremb dhe Edi Ramës do t’i përgjigjemi me forcën e së drejtës me drejtësinë e popullit dhe me mbështetjen e vlerave europiane.
6 dhjetori është dita, dhe Bulevardi është vendi për t’i thënë Stop kësaj bande, që barbarizmat i shet për forcë të ligjit dhe ligjin e përdor sipas dëshirës për të trembur kundështarët politikë dhe kritikët mediatikë.
Një thirrje për ndërkombëtarët vlen sot dhe në çdo rast: Enver Hoxha kështu e nisi, duke goditur tregtarët dhe kundërshtarët politikë.
Në fund, pasi e kishte pastruar treatrin e brendshëm, ai përzuri edhe ambasadat dhe diplomatët e huaj të padëshiruar.
Eshte koha që t’i dalim para kësaj marrëzie. Eshte koha t’i dalim zot Shqipërisë!
Nuk mund të jemi spektatorë të kantierit të një të marri, që dhunën e konsideron punë dhe ligjin hu dhe litar për ata që nuk i binden.
Të bëhemi bashkë të martën dhe t’ia hedhim në erë iluzionin se ai mund të bëjë si dhe çfarë të dojë me Shqipërinë./CNA.al
Analisti i njohur Afrim Krasniqi, ka bërë një rikujtesë, l...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka cilësuar...
Partia Demokratike i ka bërë thirrje OSBE-ODHIR, dhe të gj...
Sot po zhvillohet gara e Primareve në PD ku anëtarësia...
Sot zhvillohet procesi i votimit në Primaret e Partisë Dem...
Kryeministri Edi Rama është shprehur i sigurt për fito...
Kandidati në Primaret e Partisë Demokratike, Julian Deda, ...
Belind Këlliçi është shoqëruar sot nga bashkëshortja e...
Kandidatja në primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës,...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shpreh...
Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë njoftoi se ka pasur...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozit...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se poli...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur votën ...
Procesi i votimit në Primaret e Partisë Demokratike po vij...
Kandidati i primareve të PD për Tiranën, Belind Këlliç...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka votuar sot në gar...
Ish-kryetari i degës së PD, Devoll, Arben Miza ka vend...
Kandidati i Primareve në PD për Bashkinë e Tiranës, Ilir A...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...