Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Partia Demokratike i ka bërë thirrje OSBE-ODHIR, dhe të gjithë organizmave relevantë në çështjet zgjedhore dhe demokracisë, që të monitorojnë sjelljet repetitive dhe recidiviste të kryeministrit Edi Rama.
Duke iu referuar deklaratës së kreut të qeverisë, zëdhënësja e PD, Floriana Garo, në deklaratën e saj u shpreh se Rama po merr në mbrojtje patronazhistët dhe se me fjalë të tjera po thotë:
"Me sistemin e patronazhistëve jemi një makineri e pathyeshme".
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E PD FLORIANA GARO
Pikërisht në ditën kur vëmendja e shqiptarëve, medias dhe politikës, është e plotë mbi primaret në Partinë Demokratike, nga strofulla e enverizmit nxjerr kryet me qoshe diktatoriale, lideri suprem i patronazhistëve.
Edi Rama sapo sharroi sërish me plumba të drejtën e votës dhe lirinë e zgjedhjes, kur iu referua patronazhistëve të tij, një sistemi infamoz dhe mafioz, që ka thyer rëndë besimin e shqiptarëve te zgjedhjet, duke i njollosur ato përmes spiunimesh dhe manipulimesh.
Me sistemin e patronazhistëve jemi një makineri e pathyeshme, tha Rama.
Ai harron, ose bën sikur, se çka ai quan sistem është kritikuar dhe kundërshtuar, si nga ODHIR ashtu dhe nga Komisioni Europian.
Çka ai quan sistem, nuk është gjë më shumë se një rrjet bracash elektoralë, hajdutë xhepash, që fusin duart në një ndër proceset më intime dhe të pavarura ndër të drejtat e njeriut, zgjedhjen e lirë nëpërmjet votes së fshehtë.
Çka ai quan sistem, nuk është gjë tjetër veçse skota pararendëse e ajatollahizmit elektoral, që u pasua nga sulmi kibernetik Iranian.
Çka Rama quan ‘makineri të pathyeshme’ raporti i ODHIR e klasifikon si më poshtë:
“Rrjedhja e të dhënave personale sensitive të rreth 900,000 shtetasve shqiptarë para zgjedhjeve, duke përfshirë edhe preferencat e tyre politike, u kthye në shqetësim serioz dhe i bëri zgjedhësit vulnerabël ndaj presionit.
Ndarja ose kombinimi i paautorizuar i të dhënave personale të votuesve për qëllimet e supozuara të angazhimit demokratik mund të konsiderohet shkelje e angazhimit për mbrojtjen e të drejtës për jetën private dhe familjare.
Kjo mund të dëmtojë besimin e elektoratit, duke përfshirë edhe besimin te fshehtësia e votës së tyre”.
Partia Demokratike dënon me forcë këtë riangazhim në poshtërsi dhe këtë mburrje në hajdutëri të Edi Ramës dhe shpurës së tij, me dosje që shtrihen nga malet e Dibrës në faqet e gazetës Bild në Berlin.
U bëjmë thirje OSBE-ODHIR, Komisionit Europian, dhe të gjithë organizmave relevantë në çështjet zgjedhore dhe demokracisë, të monitorojnë sjelljet repetitive dhe recidiviste të këtij vrasësi serial të procesve zgjedhore.
Shqiptarëve u përsërisim thirrjen se dalja në shesh më 6 dhjetor, është një kambanë alarmi që e drejta e votës të mos ju merret nga ajatollahët e Ramës, por të jetë e tyrja.
Ashtu siç u respektohet qytetarëve të gjithë shtetarëve europianë që vijnë të martën në Tiranë, ashtu duhet respektuar edhe e drejta e tyre për votë të lirë dhe të fshehtë./CNA.al
Sot po zhvillohet gara e Primareve në PD ku anëtarësia...
Sot zhvillohet procesi i votimit në Primaret e Partisë Dem...
Kryeministri Edi Rama është shprehur i sigurt për fito...
Kandidati në Primaret e Partisë Demokratike, Julian Deda, ...
Belind Këlliçi është shoqëruar sot nga bashkëshortja e...
Kandidatja në primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës,...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shpreh...
Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë njoftoi se ka pasur...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozit...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se poli...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur votën ...
Procesi i votimit në Primaret e Partisë Demokratike po vij...
Kandidati i primareve të PD për Tiranën, Belind Këlliç...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka votuar sot në gar...
Ish-kryetari i degës së PD, Devoll, Arben Miza ka vend...
Kandidati i Primareve në PD për Bashkinë e Tiranës, Ilir A...
Procesi i votimit për Primaret në PD, ka nisur edhe në...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 11:0...
Procesi i votimi për Primaret në PD ka nisur në Durrës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...