
Evi Kokalari, në një dalje publike ka folur për Rezeart Xhaxhiun dhe që në krye të emisionit thekson, se ajo ka pasur akumulimet e saj direkt pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në fakt, e vërteta është se më shumë sesa akumulim, ishte moszgjedhja e një numri personash që Kokalari kërkonte t’i fuste në Këshillin Kombëtar dhe më pas t’i përdorte në këtë ditë. Nuk mundën dhe nuk u zgjodhën, sepse nuk u votuan dhe meqenëse nuk mori çfarë kërkoi, filloi sulmet e saj mbi disa të rinj të FRPD-së. Kishte dhe nga ata me 7 apo 3 vota.
Më tej koha ka treguar se prej muajsh ajo ka ndjekur një linjë akuzuese dhe përçarëse ndaj të rinjve, duke u përfshirë disa herë në zgjedhjet brenda PD-së, me sulme dhe akuza, por edhe shpifje, gjithashtu edhe në garën e FRPD-së.
Në mënyrë krejtësisht të pavërtetë, Kokalari faktet, të cilat nuk kanë asnjë peshë në rezultat apo në proceset e vërteta zgjedhore, i fryn, i keqpërdor, duke akuzuar kë të mundet. Kërkon gjithë kohës të zgjidhet kush do ajo, kur do ajo dhe si do ajo. Në momentin që merr përgjigjen dhe të vërtetat, fillon dhe akuzon mediat, shpif ndaj tyre, siç është rasti i CNA.al.

Ne asnjëherë, në asnjë rast, nuk jemi ndalur, jo përpara Evis Kokalarit me identitet Evi Angelakis, por përballë shumë personazheve politikë, mediatikë dhe të botës së krimit, për të vërtetën, përballë skemave, përballë skenarëve, individëve të caktuar.
I kemi dhënë përgjigje Kokalarit dhe do të vazhdojmë t’i japim ditë pas dite, se ajo nuk ka asnjë kontribut në Partinë Demokratike. Erdhi në PD nga rruga, e uli Sali Berisha në krah të tij në “Foltore”, edhe për të treguar se një shqiptare me pasaportë amerikane, ishte kundër “non gratës” së tij. Janë nga ato imazhet që nxirren nëpër koncerte, thjesht dhe vetëm për të tërhequr vëmendje. Shqipja e saj me pak diksion amerikan dhe rrëmuja në PD, hapësira mediatike që iu ofrua i dhanë një imazh publik të gënjeshtërt.
Evi Kokalari pas pak muajsh nxori kokën e saj të vërtetë, gjoja në emër të konservatorizmit, kërkonte që të pavotuarit të zgjidheshin, sulmonte të rinjtë e FRPD-së dhe ish-kreun e këtij forumi që të mos zgjidhej nënkryetar. Ka sulmuar dhe akuzuar gratë demokrate si askush tjetër. Së fundmi u përfshi në garën për kreun e FRPD-së, sepse nuk i pëlqeu një kandidat. Tani vazhdon flet, duke nxjerrë gjoja shifra për përmbysjen e rezultatit, kur në fakt CNA.al, dje ia ka treguar me fakte se e vërteta ishte krejt ndryshe nga ajo që thoshte Evi Kokalari. Sulmon e kërcënon biznesmenë, disa i ka bërë dhe miq, pasi më parë ka bërë postime, ka kërkuar informacion, por është ndalur, pse-në, duhet ta tregojë vetë.
E lindura Evis Kokalari, që jeton si Evi Angelakis, kjo mesogrua, që jeton përtej oqeanit, ndoshta ka parë ëndrra se ka zëvendësuar në karrige Berishën, dhe duke dalë krah tij në Foltore, mund të bëjë çfarë dhe si të dojë me PD-në. Në fakt, zonja thjesht dhe vetëm po grindet publikisht dhe kjo gjë ka një të mirë. Po u tregon shqiptarëve kush është në të vërtetë dhe sa vlen në politikë. Sa më shumë të flasë, aq më mirë i bën vetes. Nuk do të vonojë dita që do të mbetet e vetmuar dhe kjo ndoshta do ta shërojë politikisht, pasi ka kohë që ndonjë recetë e firmosur nga të rinjtë në Tiranë nuk i bën më efekt./CNA.al
Në një dite tetori me shi të shekullit të kaluar, mbylli s...
Prej muajsh ka filluar një betejë të ashpër me Partinë Dem...
Një grua në mesomoshë rreth të 50-ave, siç është e lindur ...
Pas duelit elektoral, një fazë e re hapet për Partinë Demo...
Amnistia fiskale një projekt i Qeverisë i hedhur për k...
Mirel Mërtiri është akuzuar nga politika, por nëpërmje...
Fitorja e Giorgia Melonit në Romë është në krye të tit...
Kush ishte Isa Toska Isa Toska i Parë, në kohë të Tur...
E premte pasdite. Kur mendon se lajmi i ditës është mi...
Zgjedhjet lokale të pranverës së 2022-shit, ndryshe nga at...
Sot e gjej të natyrshme që të shkruaj disa radhë për n...
Ka dalë një tezë e re, mund të quhet ndoshta e ripërsëritu...
Nëse policia, prokuroria dhe gjykata do të trajtonin ç...
LSI-ja dhe Ilir Meta, më parë Monika Kryemadhi, kanë m...
Lulzim Bashës mund t’i përdorja çdo epitet si politikan, m...
Lulzim Basha është kthyer në tregun politik sërish me ...
“BBC” ka nxjerrë një raport në lidhje me financimet e bëra...
Po ndodh ditë pas dite, ndoshta është e pabesueshme, por f...
Nuk kanë të sosur Odetat, bëmat, gjëmat dhe qyfyret e tyre...
Sinan Idrizi, që thuhet se është mik i Edi Ramës dhe siç k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...