Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Vendet që ecën me të vërtetë shpejt dhe fort drejt BE-së, Sllovenia e para dhe pastaj Kroacia, nuk festuan hapje kapitujsh, por mbyllje kapitujsh. Ata nuk e shitën procesin si fitore politike, por si detyrë shtetërore.
Qeveria e sektit Rama kërkon të shesë hapjen e kapitujve të Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit(MSA) si sukses historik për integrimin. Në 13 vitet e fundit, sa herë Brukseli ka dhënë një sinjal pozitiv, qoftë edhe minimal, sekti në pushtet ka nxituar ta shndërrojë në gur kilometrik të arritur. Sa herë është hapur një kapitull, një klaster, Shqipëria ka marrë një dokument teknik, apo edhe thjesht një vlerësim paraprak, butaforia e orkestruar nga Rama e ka shpallur “fitore historike”.
Nga ky mashtrim i paskrupullt, qytetari dhe publiku po ushqehen me iluzionin se procesi i integrimit po ecën me ritme të shpejta. Në realitet, hapja e kapitujve është vetëm faza më e lehtë dhe fillestare e të gjithë procesit të gjatë dhe të vështirë të integrimit në Bashkimin Europian.
Ajo që ka rëndësi, që paraqitet themelore, por që sekti Rama e shmang që ta thotë, është mbyllja e kapitujve, jo hapja e tyre.
Në çdo vend kandidat, hapja e kapitujve është një akt teknik. Brukseli bie dakord që negociatat mund të nisin në atë fushë, sepse janë plotësuar disa kushte minimale paraprake. Nuk është as bekim politik, as certifikim i reformave të thella. Shumë kapituj hapen me kushtëzime të forta, që në vetvete dëshmon se rruga e vërtetë sapo fillon.
Mali i Zi i hapi negociatat për anëtarësim që në vitin 2012. Për arsye gjeopolitike, iu hapën menjëherë 32 kapituj. Pas 13 vitesh, ka mbyllur vetëm 3. Serbia ka hapur 24 kapituj dhe ka mbyllur vetëm 2, edhe pse ka një administratë të madhe dhe mbështetje teknike.
Në realitet, hapja e kapitujve është pjesa më e thjeshtë, më administrative dhe më pak e rëndësishme e procesit të integrimit. Ajo që ka vlerë reale dhe që sekti Rama heziton ta përmendë, është mbyllja e kapitujve. Pa mbyllje, hapja është vetëm një përfundim formal, jo përmbushje reformash. Është vetëm hyrja në zonën e provimit, jo marrja e notës përfundimtare.
Kapërcimi nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) te negociatat e plota të anëtarësimit është një proces shumëfazësh. Kapitujt ose klasterët hapen vetëm kur thjesht Komisioni Europian, qeveria e BE-së, konstaton se vendi kandidat ka përmbushur kushtet minimale për të nisur bisedimet. Kjo është një gjuhë teknike, e qartë dhe e thjeshtë: kapitulli nuk është mbyllur, nuk është plotësuar, nuk është integruar. Thjesht është hapur për diskutim.
Megjithatë, në diskursin politik të Ramës, hapja e kapitujve interpretohet si certifikim përfundimtar, si vlerësim për reformat, si ftesë konkrete për anëtarësim, që do të vijë pas vetëm 2-3 vitesh. Kjo përbën një tregti të ndyrë dhe të pështirë politike.
Në vend që integrimi të trajtohet si një proces kompleks, i vështirë dhe afatgjatë, sikurse është realisht, Rama e paraqitet qëllimisht dhe në mënyrë perfide si një garë të thjeshtë, me flamuj që duhen ngritur në ceremonitë publike.
Ky iluzion prodhon tri deformime. Së pari, publiku dezinformohet sistematikisht dhe nuk kupton faktin se hapja nuk përbën progres real.
Së dyti, reformat relativizohen, sepse shpallen të suksesshme përpara se të jenë zbatuar ose verifikuar.
Së treti, qeveria e sektit Rama në këtë mënyrë shmang përgjegjësinë, duke deklaruar vetëm hapjet, por jo ngecjet apo mospërmbushjet e kushteve për mbyllje.
a)Hapja është e shpejtë dhe simbolike; mbyllja e kapitujve është e dhimbshme dhe konkrete. Hapja kërkon një raport teknik; mbyllja kërkon transformime dhe shumë kosto politike. Përballë një zgjedhjeje të tillë, Rama parapëlqen ceremonitë me flamurë, jo përmbushjen e detyrimeve të mëdha.
b)Hapja jep lajm; mbyllja kërkon llogari. Mbyllja e detyron qeverinë të shpjegojë (i) pse një kapitull nuk u mbyll dot, (ii) cilat reforma janë bllokuar, si në rastin e ngrirjes së fondeve IPARD, si dhe (iii) pse disa struktura nuk funksionojnë. Kjo transparencë bie ndesh me logjikën e propagandës së shfrenuar të sektit në pushtet te ne.
c)Hapja është e qepur me retorikë; mbyllja matet me indikatorë. Treguesit e sundimit të ligjit, korrupsionit, lirisë së tregut dhe cilësisë së administratës nuk fshihen dot. Ato nuk retushohen si fjalimet.
Historia mbi tridhjetëvjeçare e zgjerimit të Bashkimit Europian ka dëshmuar se në çdo vend kandidat, nga Kroacia te Rumania, nga Sllovenia te Bullgaria, suksesi është matur vetëm me një tregues: sa kapituj u mbyllën dhe me çfarë cilësie.
Mbyllja e kapitujve kërkon (i) përmbushje reale të standardeve të BE-së, (ii) zbatim praktik të reformave, jo vetëm miratimin e tyre në letër, (iii) politika funksionale në fushat ekonomike, ligjore, sociale dhe administrative, (iv) rezultate të matshme në luftën kundër korrupsionit, (v) institucione të qëndrueshme, të depolitizuara dhe të pavarura, (vi) sistem drejtësie që funksionon dhe jep vendime, (viii) treg të hapur dhe konkurrues, (ix) transparencë buxhetore dhe (x) administratë profesionale.
Në çdo kapitull, BE-ja përdor benchmarks (përcaktime) të hapjes dhe benchmarks të mbylljes. Nëse Shqipëria ka avancuar vetëm me të parat, kjo nuk përbën progres të prekshëm. Vende si Danimarka, Gjermania apo Holanda, madje të 27 Vendet Anëtare të Bashkimit Europian nuk vlerësojnë deklaratat politike, por implementimin.
Prandaj dhe për Shqipërinë, sfida kryesore nuk është hapja, por mbyllja e kapitujve, sidomos Kapitujve 23 dhe 24, që lidhen me sundimin e ligjit, drejtësinë dhe të drejtat themelore. Pa mbylljen e tyre, asnjë kapitull ekonomik nuk mbyllet dot.
Kjo është arsyeja pse reforma në drejtësi, përkundër investimit politik, nuk ka prodhuar ende rezultatet që kërkohen në raportet e BE-së.
a.Premtimet e zbrazëta e dëmtojnë besimin publik.
Kur për vite me radhë qytetarëve u është shitur “së shpejti BE”, zhgënjimi rrit apatinë demokratike dhe rrënon kredibilitetin e institucioneve.
b.Procesi i integrimit kthehet në instrument elektoral.
Ky është një keqpërdorim sistemik i Ramës për vota. Integrimi është projekt kombëtar, jo platformë e mbajtjes së pushtetit.
c.Reformat thelbësore shtyhen dhe zëvendësohen me reforma kozmetike.
Në vend të ndryshimit të kulturës administrative, ligjeve funksionale dhe praktikave të qeverisjes, prodhohen reforma formale, të cilat plotësojnë vetëm dokumentet, jo realitetin.
Për një vend kandidat, suksesi matet vetëm me një gjë: sa kapituj janë mbyllur. Dhe mbyllja nuk vjen me deklarata diplomatike, por me reforma reale. Me ndryshime të thella (i) në drejtësi, (ii) në funksionalitet të tregjeve, (iii) në liri ekonomike, (iv) në institucione të pavarura, (v) në standarde të BE-së në çdo sektor, si dhe në (vi) luftë ndaj korrupsionit me rezultate, jo me retorikë.
Procesi i negociatave është thellësisht teknik dhe kërkon përgatitje të strukturuar dhe bashkëpunim të gjerë politik dhe institucional. Ky proces kërkon mbështetje të gjithanshme nga të gjitha partitë, grupet e interesit, mediat, dhe shoqëria civile. Është një përpjekje kombëtare.
Në korpusin ligjor (“Acquis Communautaire”) prej 185 mijë faqesh të BE-se, 83 mijë faqe janë të negociueshme. Si mund të negociojmë 83 mijë faqe në dy vite?! Teknikisht është shumë të vështirë.
Integrimi në BE nuk është vetëm çështje vullneti, por mbi të gjitha ndërtimi i strukturave që mund të zbatojnë atë që negociohet. Ai i bëri thirrje politikës që të flasë me përgjegjësi dhe qytetarëve që të mos ushqehen me iluzione të rreme, por të përfshihen në një proces të gjatë dhe të qëndrueshëm transformimi.
Sekti Rama ka vite që flet për hapje kapitujsh, ndërkohë që mbyllja e tyre mbetet thuajse tabu. Po pse? Sepse mbyllja e kapitujve kërkon minimumin e asaj që sekti Rama nuk e ofron dot: konsensus, bashkëpunim të sinqertë me opozitën, seriozitet, paanshmëri institucionale dhe reforma që prekin interesat e grupeve të fuqishme.
Vendi ynë sot nuk e ka luksin e gënjeshtrave të bukura. Sot Shqipëria ka nevojë urgjente të braktisë logjikën e e pasinqertë dhe të pabesë të iluzioneve për integrim të shpejtë, që propogandon Rama. Nuk mjafton të bëhen reforma në letër.
E vetmja pyetje reale që opozita, qytetarët, media dhe opinioni publik duhet të bëjnë sot është: sa kapituj mund të mbyllen brenda 2-3 viteve të ardhshme? Nëse përgjigjja është zero ose e paqartë, atëherë iluzioni i integrimit thjesht ecën paralelisht me realitetin e integrimit.
Integrimi europian është një maratonë serioze reformash, jo një paradë flamujsh. Dhe kush e redukton në ceremoni hapjesh, nuk bën tjetër veçse konsumon shpresën publike. Vetëm mbyllja e kapitujve e afron Shqipërinë me BE-në. Gjithçka tjetër është dekor politik./ CNA
Hetimi ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si ...
GJKKO pezulloi këtë të enjte Belinda Ballukun nga posti i ...
Sot mediat raportuan se GJKKO kishte dhënë masë sigurie nd...
Portali online “Tema”, i gazetarit të familjes Veliaj, M...
Nenet më poshtë janë 2 nga nenet e ligjit për Procedurat t...
Kryeministri Rama ka reklamuar fort atë që ai e quan Paqe ...
Në SPAK ka shumë prokurorë me integritet, njerëz të ndersh...
Gjykata Kushtetuese e Sadushit, (d.m.th. 5 nga anëtarët), ...
Ditët e fundit, mediat u pushtuan nga lajmi i marrjes nën ...
Fjala e plotë e kryeministrit Rama në Forumin e Paqes në P...
NGA ELVI FUNDO Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërm...
Aeroporti i Vlorës, një nga aeroportet e reja që pritej të...
Dje, Dhoma e Avokatisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, ka ven...
Dje Tedi Blushi, në vend të ndjesës, kishte nxjerrë një st...
Sot Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lir...
Afera e shekullit është ajo e inceneratorëve që fillon...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më...
Sot pasdite është qëlluar me armë brenda ambienteve të Gjy...
Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij sot, ku kishte t...
Rreth 11 emra ka nxjerrë opozita si kandidatë për Bashkinë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...