"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

“Synimi që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Europian është me të vërtetë pranë arritjes”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, teksa hapi konferencën e parë për investime Mali i Zi-BE në vendpushimin turistik Lushtica, pranë Tivatit.
Von der Leyen tha se janë bërë hapa pozitivë dhe se ka ardhur koha të investohet në Mal të Zi.
“Ju jeni shumë ambiciozë dhe kjo na pëlqen”, tha shefja e Komisionit Europian.
Siç theksoi zyrtarja europiane, duhet të përshpejtohen reformat në fushën e sundimit të ligjit, të ketë transparencë në prokurimet publike dhe në këtë mënyrë të dërgohet një sinjal se Mali i Zi është një vend i besueshëm për zhvillimin e biznesit.
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, vlerësoi se BE-ja është partnerja më e rëndësishme strategjike dhe investuesja më e madhe në Mal të Zi.
Ai njoftoi për një cikël investimesh që e presin Malin e Zi në vitet e ardhshme.
“Një cikël që do t'i tërheqë mbi 3 miliardë euro. Ky është mesazhi kryesor që nga sot: Mali i Zi është i hapur për biznes dhe se tani është koha për të investuar”.
Spajiq përsëriti qëndrimin se Mali i Zi është në prag të anëtarësimit në BE.
“Deri në fund të vitit 2026 do t’i mbyllim të gjithë kapitujt e negociatave, në mënyrë që të bëhemi anëtarë të bllokut deri në fund të vitit 2028”, tha Spajiq.
Ai theksoi, gjithashtu, se kjo është një mundësi për BE-në që të tregojë se politika e zgjerimit “është gjallë”.
Në konferencë, e cila iu kushtua zhvillimit të qëndrueshëm, do të prezantohen katër projekte të investimeve europiane në ekonominë e Malit të Zi dhe do të nënshkruhen dhjetë memorandume mirëkuptimi në fusha të ndryshme.
Brukseli vlerëson politikën e jashtme të Podgoricës
Në konferencën për media pas hapjes së konferencës, Von der Leyen theksoi se Bashkimi Europian e vlerëson shumë përafrimin e Malit të Zi me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Brukselit, veçanërisht sa u përket raporteve me Rusinë.
“Agresioni rus kundër Ukrainës e ka riformësuar kontinentin tonë. Çdo komb europian duhet të zgjedhë vendin dhe anën e tij, dhe Mali i Zi e ka bërë tashmë këtë zgjedhje shumë qartë. Ju jeni plotësisht të harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. E vlerësojmë thellësisht vendimin për të dërguar ushtarë malazezë për të mbështetur misionin tonë të trajnimit për Ukrainën”, tha Von der Leyen.
Ajo e inkurajoi Malin e Zi që t'i shfrytëzojë 380 milionë eurot nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe po ashtu njoftoi se vitin e ardhshëm do të hiqet "roaming"-u mes Malit të Zi dhe BE-së.
“Mali i Zi tani do t'i marrë 8 milionë euro pasi i ka përmbushur kushtet, por duhet të vazhdojë me reformat për të arritur te kushtet për shfrytëzimin e të gjithë fondit prej 380 milionësh që është paraparë për Malin e Zi”, tha zyrtarja e lartë europiane.
Raport i ri i Progresit i BE-së, më 4 nëntor
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, tha se raporti i Komisionit Europian për progresin e Malit të Zi pritet të publikohet më 4 nëntor.
“Është një pasqyrë reale e gjendjes, do të reflektojë rezultatet e mëdha që janë arritur në periudhën e kaluar, por do të tregojë edhe sfidat dhe detyrat që duhet të përmbushim në periudhën e ardhshme”.
Në atë raport do të vlerësohet përmbushja e kritereve për anëtarësim, me fokus në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit, në fushën e demokracisë dhe përafrimit me ligjet e BE-së.
Që nga raporti i vitit të kaluar, Mali i Zi i ka mbyllur katër kapituj negociues, i fundit në qershor, që ka të bëjë me prokurimin publik.
Më herët, në dhjetor 2024, mbylli tre – kapitullin 7 (E drejta dhe pronësia intelektuale), 10 (Shoqëria informatike dhe mediat) dhe 20 (Ndërmarrësia dhe politika industriale).
Mali i Zi i ka nisur negociatat e anëtarësimit me BE-në para 13 vjetësh dhe deri më tani i ka mbyllur shtatë kapituj negociues nga gjithsej 33./ Rel
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se p...
Alkooli është një shkak kryesor i kancerit në të gjithë Eu...
Kosova ka zhvilluar më 12 tetor zgjedhjet lokale për kryet...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një dalj...
Përmbytjet masive në Meksikën qendrore dhe lindore kanë bë...
Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshat në Castel ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, pas shembjes ...
Tarifat e reja për anijet amerikane që mbërrijnë në portet...
Ministrat e BE-së u zotuan të rrisin përpjekjet e tyre për...
Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi dekoron homolog...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy do të fillojë të v...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ndërmjetësit nënshk...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të takohet m...
NATO filloi stërvitjen e saj vjetore bërthamore në Steadfa...
Shefi i inteligjencës të Gjermanisë paralajmëroi se Rusia ...
Asambleja Parlamentare e NATO-s i ka akorduar Presidentes ...
Paralajmërime për mot të keq janë njoftuar në të gjithë Sp...
Presidenti Donald Trump mbërriti para pak minutash në Egji...
Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt janë fitu...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...