NATO i akordon çmimin e veçantë/ Osmani: Ua dedikoj grave të Kosovës, paqja u ndërtua mbi guximin e tyre
Asambleja Parlamentare e NATO-s i ka akorduar Presidentes ...

Shefi i inteligjencës të Gjermanisë paralajmëroi se Rusia paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë dhe se “paqja e tensionuar” në Bashkimin Evropian mund të shpërthejë në çdo moment në një përplasje të nxehtë.
Martin Jaeger, kreu i shërbimit BND të spiunazhit, u tha ligjvënësve se Rusia është e vendosur që të zgjerojë “sferën e saj të ndikimit më në perëndim drejt Evropës”.
“Për të arritur këtë qëllim, Rusia nuk do të hezitojë të përballet drejtpërdrejt ushtarakisht me NATO-n nëse është e nevojshme”, tha Jaeger gjatë një konference me ligjvënësit në Berlin.
Së bashku me Jeagerin ishin edhe udhëheqësit e shërbimeve të inteligjencës së brendshme dhe ushtarake të Gjermanisë.
Edhe pse ata përmendën kërcënime të tjera, si ekstremizmi politik dhe fetar, ishte Rusia ajo që mbizotëroi në deklarimet e tyre.
Jaeger tha se Gjermania është “caku numër një i Rusisë në Evropë”, duke pasur parasysh se është ekonomia më e madhe e BE-së dhe luan një “rol udhëheqës në mbështetjen e Ukrainës”.
Paralajmërimet vijnë pas një serie incidentesh në Bashkimin Evropian, përfshirë inkursionin e dronëve rusë në Poloni dhe shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë.
Në Gjermani, Rusia dyshohet se qëndron pas një sërë inkursionesh me dronë së fundi, përfshirë edhe incidente që ndërprerë operimin në Aeroportin e Munihut.
Autoritetet gjermane gjithashtu dyshojnë se Rusia po zhvillon fushata sabotimi dhe dezinformimi.
Jaeger, i cili më parë ka shërbyer si ambasador i Gjermanisë në Kiev, argumentoi se ambiciet dhe agresioni i Rusisë nuk kufizohen vetëm në luftën në Ukrainë.
“Ne nuk duhet të rrimë duarkryq dhe të supozojmë se një sulm i mundshëm rus do të ndodhë më herët se viti 2029”, tha Jaeger, duke iu referuar një vlerësimi të mëparshëm të inteligjencës gjermane.
“Mjetet që përdor Moska janë të njohura – përpjekje për manipulim të zgjedhjeve dhe opinionit publik, propagandë, provokime, dezinformim, spiunazh, sabotim, shkelje të hapësirës ajrore nga dronë dhe avionë luftarakë, vrasje me pagesë, përndjekja e figurave të opozitës që jetojnë jashtë vendit”, shtoi ai.
Sinan Selen, udhëheqës i shërbimit gjerman të inteligjencës së brendshme (BfV), tha se incidentet e fundit me dronë nënvizojnë “kërcënimin hibrid” të mundshëm për Gjermaninë dhe aleatët e saj evropianë.
“Rusia po ndjek me agresivitet ambiciet e saj politike ndaj Gjermanisë, BE-së dhe aleatëve të saj perëndimorë”, tha Selen, i cili përshkroi sjelljen e Rusisë si gjithnjë e më përshkallëzuese.
Përballë rritjes së kërcënimit rus, shërbimet e inteligjencës gjermane po përpiqen të përshtaten me realitetin e ri. Ligjvënësit gjermanë po përgatisin një rishikim të legjislacionit që rregullon shërbimet sekrete, për t’u dhënë atyre kapacitete që do të ishin më të përshtatshme për t’u përballur me kërcënimet./REL
Asambleja Parlamentare e NATO-s i ka akorduar Presidentes ...
Paralajmërime për mot të keq janë njoftuar në të gjithë Sp...
Presidenti Donald Trump mbërriti para pak minutash në Egji...
Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt janë fitu...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqe...
Dy anëtarë të parlamentit izraelit janë përjashtuar ng...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Hagës, Michael Doy...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbajtur fj...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvillua...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe bashkësho...
Mediat izraelite raportojnë se grupi i dytë prej 13 pengje...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald...
Në garën për kryetar komune në Gjakovë ishte kandidat ...
Qytetarët e Kosovës kanë ushtruar ditën e djeshme të drejt...
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, IDF ka deklaruar se shtatë...
Ditën e sotme ka nisur dorëzimi i pengjeve izraelite, në k...
Në komunën me numrin më të madh të banorëve, në atë të Pri...
Shumica e votave në 38 komunat e Kosovës janë numëruar. T...
Nga 38 komunat e Kosovës, 21 prej tyre e përmbyllën garën ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...