Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Gjon Mula tregon se ka bërë një aksident në vitin 2021 në Balldre të Lezhës dhe nga goditja pati pasoja serioze në kokë.
“Më ka shpëtuar i madhi Zot”, thotë ai.
Pasi Gjoni doli nga Spitali i Traumës, atij i vjen në shtëpi avokate Eriselda Abazaj me një kolege dhe një notere, duke i premtuar të ndiqte çështjen e dëmshpërblimit në favor të tij.
“I gjuajnë këta, kur i shohin në televizor kush bën aksident i turren te shtëpia. Më erdhën tek shtëpia. Dy gra më erdhën, një notere dhe një avokate. E përgatitur kjo”, tha ai.
Gjonit iu tha, se do të fitonte miliona që do t’i merrte me këste. Në këto kushte Gjoni firmosi prokurën e përfaqësimit, duke i dhënë të drejtën Eriseldës, për të ndjekur çështjen e aksidentit të tij.
“Më erdhën tek shtëpia më tha ke bërë aksident. Po i thashë. Ty tha të takon që të marrësh pare mirë. Por nuk i merr përnjëherë, i merr këste këste. Për 3 muaj merr këstin e parë, mbrapa të dytin dhe mbrapa të tretin. Mirë thashë pra. Në shtëpi time i bëri dokumente. Firmosa”, shprehet ai.
Për 7 muaj, Gjoni nuk mori asnjë informacion nga avokatja e tij, ndaj u detyrua t’i revokojë prokurën dhe të marrë avokat tjetër.
“7 muaj as telefonit nuk i ka rënë. Për 3 muaj tha merr këstin e parë”, u shpreh ai.
“Kam bërë tërheqje prej saj me noterizim. Vazhdova me një tjetër në Lezhë. Ky ka bërë shpenzime shumë për mua. Ky për çdo hap që ka ndërruar më ka marrë në telefon”, tregon Mula.
Por Eriselda Abazaj në prokurën, që i kishte marrë Gjonit kishte shkruar një paragraf absurd sipas të cilit, nëse Gjoni do t’i hiqte përfaqësimin asaj dhe do të merrte një avokat tjetër, ajo mund ta prishë këtë akord në vend të Gjonit.
“Thënë troç, avokatja Eriselda Abazaj nuk e lejon klientin e saj që të marrë një avokat tjetër në momentin që nuk është i kënaqur me punën e saj. E gjitha kjo kleçkë dhe kjo pikë ka sjellë këtë problematikë ku ky i fundit nuk merr dot dëmshpërblimin, por edhe Eriselda Abazaj del sërish në skenë si një avokate e cila mbeti vetëm duke i mashtruar klientët e vet dhe duke bërë marrëveshje me dy porta me kompanitë e sigurimit”, thotë gazetari i “STOP”.
Vetë Eriselda, e kontaktuar nga gazetari i emisionit, i la takim këtij të fundit, por më pas u shmang. Tek zyra e saj ajo refuzoi të priste stafin e “STOP” për të kthyer përgjigje në lidhje me këtë problematikë apo problematika të tjera që kanë mbërritur në redaksi në lidhje me pakënaqësitë e klientëve të saj.
“Në 2023 në verë më ka marrë në telefon kjo se e ka parë se kanë dalë në sistem gjërat. E ka parë që kam ndërruar avokat. Më ka marrë pas 2 vitesh në telefon. Më tha jam avokatja jote. I thashë unë nuk kam avokate, kam avokat”, shprehet Gjon Mula.
“STOP” mësoi se zonja Gjoni ka bërë marrëveshje me kompaninë e sigurimit për 5-10 milionë Lekë dëmshpërblim. Por vetë Gjoni nuk ka marrë asnjë Lek.
“Në momenti që i aksidentuari Gjon Mula i shfuqizoi prokurën e përfaqësimit Eriselda Abazajt, kjo e fundit u njoftua nga kompania e sigurimit dhe me pikën e çuditshme që parashikon të ardhmen, avokatja shkoi dhe shfuqizoi prokurën që zoti Gjon Mula, i aksidentuari i kishte dhënë një avokati në qytetin e Lezhës”, thotë gazetari.
“Jam avokatja jote tha, unë i thashë qofsh shnosh. Unë kam avokat. Ta kam sjell fjalën mbrapsht se ti më ke thënë për 3 muaj marr këstin e parë. Unë kam shkuar 7 muaj pa marrë hiç në telefon. Atëherë thashë kam marr avokat tjetër në bazë të ligjit. Nuk i ha kush paret e mia tha. Moj zonjë i thashë nuk janë paret e tua, ajo është djersa ime, mundi im, gjaku im, kam derdhur gjakun në Balldre. Nuk janë paret e tua, janë paret e mia. Biles ke qenë duke i ngrënë paret prej meje. Këtu dyshoj se më tha se të takojnë 5 milionë e 535 mijë lekë. Ku e mori këtë shifër kjo pa ditur gjë. Në rast se i ka marrë paret pse nuk m’i ka dhënë? Hajde më tha takohemi në Tiranë. Jo i thashë. I mbylla telefonin. Pas 5 minutash mori prapë në telefon. Pse po merr në telefon i thashë. Mos ma mbyll telefonin tha. Arsyeja? Hajde tha të takojnë 9 milionë mbi 10 milionë. Ku e nxorri këtë shifër për 10 minuta? Ku e nxorre këtë shifër moj motra ime i thashë? Hajde në Tiranë tha. Jo i thashë nuk vij. Nuk e kam takuar fare. Vetëm kur ka ardhur tek shtëpia. Mbrapa nuk e kam parë fare”, tha Mula.
Çështja e mashtrimit ka shkuar edhe në Prokurorinë e Tiranës, ku është klasifikuar si civile. Por gjykata e ka kthyer sërish për hetim.
“Nuk di nga të shkoj. Ka çuar letra avokati dhe na i ka sjellë mbrapsht, prokurori në Tiranë. I jam drejtuar STOP-it, kam shpresë te STOP-i. Nuk kam marrë asgjë nga ligji siç më takon. Kjo më ka thënë jam unë avokatja jote, nuk jam unë”, thotë Mula./tvklan
Rreth dy javë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një denoncim për k...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, ka pu...
Prej 7 vitesh një vendim i marrë nga IMT Tiranë për prishj...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, ka ngrit...
Një denoncim i fortë ka ardhur këtë të diel për ish-am...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, lajthiti dhe s...
Prej 6 javësh, urgjenca e sëmundjeve të brendshme, sallat ...
Më 11 shkurt të këtij viti, një zjarr ra në Urgjencën ...
Në 21 qershor 2021 emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi d...
Emisioni “Stop” në Tv Klan uhdëtoi drejt fshatit Tamarë, n...
Sa më shumë ngrihet zëri kundër Alfred Pezës dhe arbitrari...
Agron Dalipaj, gjuhëtar dhe studiues, thotë se De Rada ësh...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Besarda Mehmetaj thotë se ka një fëmijë 1 vjeç, që e regji...
Me dhjetëra medikamente të skaduara dhe mbetje spitalore j...
CNA ka siguruar listën me eventet sportive që janë tra...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...