Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka denoncuar këtë të hënë zhdukjen e parave publike jashtë Shqipërisë nëpërmjet kompanisë së Klodian Zotos dhe lidhjet me klanin mafioz italian “Ndragheta”.
Këlliçi tha se “ITS”-ja e Klodian Zotos ka paguar me 360 mijë euro Gëzim Gugën, i cili ka një subjekt në Itali dhe është bashkaksioner në një tjetër biznes me Ilir Dedjën dhe Mirsada Gugën.
Ai theksoi se bashkaksioneri Dedja i Gëzim Gugës së paguar nga Zoto, është i lidhur me “Ndragheta”-n.
Në vitin 2020, prokurorët italianë u kanë dërguar homologëve shqiptarë informacion se Ilir Dedja dyshohet se pastron paratë për klanin mafioz.
Deklarata e Këlliçit:
Sot do të bëj publik një tjetër rast të zhdukjes së parave, por tashmë jashtë Shqipërisë. Sipas kartelës së furnitorëve të kompanisë 'ITS' sh.p.k., në pronësi të Klodian Zotos, janë kryer 3 pagesa për një subjekt në Itali:
Në datën 02.03.2021 vlera 12.362.000 lekë
Në datën 17.02.2021 vlera 12.325.000 lekë
Në datën 19.05.2021 vlera 12.300.000 lekë
Pra në një vlerë totale rreth 360.000 euro. Këto para i janë transferuar subjektit 'IMR REFTRATTARI S.R.L'.
Nga një kontroll i thjeshtë në 'Google', rezulton se kjo kompani është në pronësi të një shtetasi shqiptar, z. Gëzim Guga. Ky biznes në faqen zyrtare të tij, deklaron se operon në fushën e ndërtimit dhe reklamon disa vila dhe apartamente për shitje.

Grupi i ekspertëve në PD kontrolloi nëse ky sipërmarrës ka të regjistruar në Shqipëri ndonjë biznes në emër të tij dhe përgjatë kontrollit situata bëhet edhe më kriminale.
Sipas QKB rezulton se në nëntor të vitit 2022, Gëzim Guga, përfituesi në Itali i pagesave nga Klodian Zoto, së bashku me Ilir Dedja dhe Mirsada Guga, kanë regjistruar kompaninë e punësimit dhe konsulencës MIG AGENCY shpk.
Le të ndalemi pak te shtetasi Ilir Dedja.
Në vitin 2020 Prokurorët italianë u kanë dërguar homologëve shqiptarë ndër të tjera informacion për shtetasin Ilir Dedja, i datëlindjes 02.09.1969, për dyshime se pastron paratë për klanin mafioz 'NDRAGHETA', si dhe informacion që shtetasi Klodian Zoto është ndaluar në aeroport në Itali dhe i janë sekuestruar 22.650 euro.

Vetëm pas tri vitesh, në datën 14.02.2023, pala shqiptare kujtohet të dërgojë letërporosi te prokuroria italiane, siç u bë publike nga 'Syri Tv në maj të po atij viti.
Pra edhe pse këta shtetas ishin nën hetim, organet ligjzbatuese nuk i kanë ndaluar të transferojnë shuma të konsiderueshme parash. Dhe e gjitha kjo nën hundën e SPAK-ut, pasi të mos harrojmë se procedimi penal për inceneratorët ishte regjistruar që në vitin 2020, vit në të cilin prokurorët italianë ndezën alarmin e dyshimeve për Dedjën dhe Zoton.
Sot SPAK duhet t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve:
1. Për cfarë janë transferuar 360.000 euro në Itali nga Klodian Zoto?
2. A janë blerë banesa në itali me ato fonde?
3. A shërbejnë ato fonde si haraç për klanin mafioz NDRANGHETA?
4. A e ka tërhequr SPAK dosjen nga prokuroria e Tiranës?
5. A po hetohet pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj për bashkëpunim me klanin mafioz NDRANGHETA, pasi ky nuk është fakti i parë publik që dëshmon lidhjet e Veliajt me Mafien Italiane?

SPAK duhet të zgjohet menjëherë nga gjumi letargjik, pasi po bën pis jo vëtëm veten, por të gjithë reformën aq të shpresuar të drejtësisë.
Drejtësia me regji, herë me direktivë qeveritare dhe herë me direktive bashkiake, nuk është ajo drejtësi që presin qytetarët shqiptarë. Ndërkohë që Kryetari i Opozitës Sali Berisha, vijon të jetë për të 77 ditë në arrest pa asnjë provë apo një akuzë të vetme, pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, drejtorët e tij banditë që kanë vjedhur miliona euro përmeskompanisë 5D Konstruksion, ish Ministri hajdut i konçensioneve shëndetësore Ilir Beqja dhe sigurisht kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal Edi Rama, vijojnë të vjedhin e abuzojnë çdo ditë me paratë e qytetarëve dhe taksapaguesve shqiptarë.
Ky regjim duhet të marë fund një orë e më parë. Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për ta çliruar vendin njëherë e mirë nga kjo organizatë kriminale.
O sot, o kurrë./ CNA
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Besarda Mehmetaj thotë se ka një fëmijë 1 vjeç, që e regji...
Me dhjetëra medikamente të skaduara dhe mbetje spitalore j...
CNA ka siguruar listën me eventet sportive që janë tra...
“Stop” ishte në Jonufër Vlorë, pasi qytetari Fatmir Celoal...
Për problemin e qytetarit Ilirjan Manushi, të cilit Dilave...
Sot do të trajtojmë rastin e një shqiptari, i cili jeton p...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një ish-noter, të ...
“Fiks Fare” raportoi sonte se mbetje të rrezikshme farmace...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të hënë rastin e rëndë të një...
Nëna e një 12-vjeçari është drejtuar në redaksinë e emisio...
CNA po publikon dosjen e famshme “5D”, e cila në SPAK ...
Gazetari Julian Hoxhaj foli për dosjen e famshme “5D” ...
CNA ka filluar të zbardhë kallëzimin e bërë në SPAK pë...
Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023 kandidati Belind...
Hajredin Cera tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
17 familje të zonës së Vorës janë në rrugë dhe pa strehim ...
Bashkëshortët Myftar dhe Lirije Djaloshi nga Puka tregojnë...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në njësinë nr. 14, te...
Emisioni “Plug” në Syri Televizion, denoncoi mbrëmjen e të...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...