LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fakti - Alfred Peza zhduku sportet nga RTSH-ja

14 Mars 2024, 19:45, Denoncim CNA
Fakti - Alfred Peza zhduku sportet nga RTSH-ja
Fotomontazh - Alfred Peza, në sfond RTSH

CNA ka siguruar listën me eventet sportive që janë transmetuar më parë në Radio Televizionin Shqiptar.

CNA ka mësuar se RTSH ka humbur të drejtat e transmetimit të pothuajse të gjitha eventeve sportive dhe i vetmi i mbetur janë ndeshjet e Champions League gjatë këtij viti, pasi vitin tjetër nuk do të transmetohen.

Euro 2024 do të transmetohet nga “Tv Klan”, televizion i cili siguroi të drejtat e transmetimit për Europianin në Gjermani.

Sa i përket kompeticioneve tjera, ata i kanë mbledhur të gjitha “Tring” dhe “DigitAlb”, duke lënë RTSH-në pa asgjë. Superliga shqiptare, kampionati shqiptar transmetohen në MCN, ndërsa Formula 1 në Euronews Albania. 

Sipas të dhënave të siguruar nga CNA, RTSH shpenzonte rreth 1.5 milionë euro në vit për të drejta eventesh sportive që shiheshin falas nga shqiptarët, të cilët janë dhe njerëzit që paguajnë rreth 2.7 miliardë lekë taksa për televizionin publik që drejtohet nga zoti Alfred Peza. Afërisht rreth 7% e buxhetit shkonte për evente sportive falas.

Fakti - Alfred Peza zhduku sportet nga RTSH-ja
RTSH

Listën e eventeve po e sjellim më poshtë.

RTSH SPORT arriti të bënte një paketë sportive Premium duke siguruar këto të drejta sportive:

- Ndeshjet e Kombëtares shqiptare të futbollit. European Qualifiers, Uefa Nations League

- Kampionati Evropian i futbollit 2020

- Uefa Champions League (2021-2024)

- Formula 1

- Moto GP

- Copa del Rey (Kupa e Spanjës, futboll)

- DFB POKAL (Kupa e Gjermanisë futboll)

- EFL Cup (Kupa e Anglisë në futboll)

- Kualifikueset e Amerikës Latine për Botërorin e futbollit

- NBA

- ROLAND GARROS

- WIMBLEDON

- Tour De France

- Kategoria Superiore

- Kategoria e Parë

- WWE

Sot këto evente sportive thuajse janë zhdukur.

Pra, paguheshin rreth 1.5 milonë euro për dhjetëra evente, të cilat nuk jepen më. Lind pyetja, ku kanë shkuar paratë? Për çfarë përdoren? Ku i ka futur Alfred Peza dhe Këshilli Drejtues i RTSH-së?

Fakti - Alfred Peza zhduku sportet nga RTSH-ja
Alfred Peza

Shqiptarët paguajnë taksa për televizionin publik dhe rrogën e majme të Alfred Pezës, i cili paguhet rreth 2 mijë euro në muaj. Dhe shqiptarët e paguajnë që ai të zhdukë nga ekrani i RTSH-së evente sportive.

Nuk ka kampionat shqiptar që do të ishte minimalist dhe për televizionin publik, nuk ka kampionat evropian, nuk ka një kamionat elitar evropian të futbollit, nuk ka një sport pretigjoz si Formula 1, Moto GP, NBA apo WWE.

Duhet theksuar se RTSH ka një kanal të dedikuar sporti, i cili nuk jep asgjë, thjesht dhe vetëm ripërsërit.

Me vajtjen e Pezës në krye të RTSH-së sporti u zhduk nga ekrani dhe fondet u bënë rrush e kumbulla për skena festivalesh që harrohen pasi shpallet fituesi./ CNA

Lajmet e fundit nga