
CNA Media i është drejtuar Radio Televizionit Publik Shqiptar me disa kërkesa të vazhdueshme. Fillimisht kreut të institucionit, zotit Alfred Peza, më pas edhe kryetarit të Këshillit Drejtues, zotit Leka Bungo, në lidhje me fondet që ka përdorur ky institucion për Festivalin e RTSH-së, si dhe të Drejtat e Transmetimit që ka televizioni publik.
Herën e parë, duke shkelur ligjin, Alfred Peza dhe kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, nuk na u përgjigjën. Herën e dytë sollën një shkresë, e cila në fakt nuk kishte përgjigje, por fliste për të dhëna private, ku në fakt RTSH është një media publike që paguhet nga taksat e qytetarëve dhe të dhënat e saj duhet të jenë 100% transparente deri në çdo qindarkë.

Në redaksinë e CNA media kanë ardhur disa denoncime në lidhje me fondet e përdorura në lidhje me Festivalin e RTSH-së të vitit të shkuar, ku pretendohet se janë të fryra në masën rreth 30 apo 40%. Ka zëra abuzivë shumë të shtuar dhe pa folur më pas për cilësinë, kjo u përket ekspertëve.

Nga ana tjetër theksojmë se CNA ka mundur të mbledhë informacione mbi të Drejtat e Transmetimit, pra me abuzimin e tyre, ku televizioni publik, sipas raportimeve te ne, apo monitorimeve, rezulton se vjedh transmetime, megjithëse paguhet me miliarda lekë çdo vit nga shqiptarët.
Pa folur këtu më pas për punën e Këshillit Drejtues, shpërndarjen e fondeve, abuzimet, shkeljet që ka gjetur KLSH e të tjera si këto.
Por pas dokumenteve të nisura nga ne dhe refuzimit për të na i vënë në dispozicion, tashmë RTSH ka filluar një tjetër lojë. Burimet i thanë CNA-së se brenda RTSH-së ka veprime që kanë të bëjnë me ndryshimet e datave të disa dokumenteve në protokoll, brenda dhe jashtë tyre, komunikime, zbardhje apo vendime. Kjo për të krijuar një fytyrë të re mbi anën dokumentare, pra shkresore, që ka kërkuar CNA.
Çdo ndryshim date është një shkelje, një vepër penale, është një abuzim, por gjithsesi të shpresojmë që kjo nuk është e vërtetë, të shpresojmë që drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, dhe kreu i Këshillir Drejtues, Leka Bungo, ende nuk janë "çmendur" që të urdhërojnë vartësit e tyre të kryejnë vepra të tilla, të cilat janë përgjegjësi penale.

Por, çfarëdolloj date apo veprimi të ndryshojnë duhet të kuptojnë se shifrat nuk mund të lëvizen, ato janë të fryra, nuk mund të manipulohen.
Zërat, sido të përpiqen të justifikohen, tashmë janë të kryer, prandaj do të ishte më e udhës që sa më shumë të bëjnë të tilla veprime, sa më shumë të vonojnë përgjigjen e tyre me dokumente, thjesht dhe vetëm vonojnë zbardhjen e së vërtetës dhe tregojnë se kanë frikë nga vërteta, tregojnë se kanë kryer diçka në shkelje të ligjit, sepse dikush që nuk shkel ligjin dhe është transparent nuk ka pse i fsheh dokumentet, por i bën ato publike apo i çon në media kur i kërkohen.
Gjithashtu të tilla informacione për ndryshime datash apo lëvizje dokumentesh, tregojnë edhe një lloj paniku për të fshehur një të vërtetë të një institucioni si RTSH-ja, shpeshherë i akuzuar për abuzime, ku në krye të tij ka shkuar prej disa kohësh Alfred Peza, qëndron ende në krye të Këshillit Drejtues, Leka Bungo, të ndara apo në bashkëpunim, CNA ka informacione për abuzime në këtë institucion, në të cilin ka kërkuar edhe dokumentacionin përkatës zyrtarisht, i cili nuk po i vihet në dispozicion, por na vijnë informacionet se ai po manipulohet./CNA
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin mbi miratimin e m...
Ministri me tri portofole, Blendi Gonxhe, ka folur për çës...
Arben Maloku, i cili rezultoi se ka qenë themelues i k...
Ditën e nesërme opozita do të zhvillojë një protestë kundë...
Në redaksinë e CNA-së ka mbërritur një denoncim nga ak...
Eni Jani dhe Genci Fuga kanë treguar gjatë një intervi...
Rexhep Rapi, i njohur ndryshe si ‘Kep Arapi’, kërkon z...
Të hënën, Prokuroria e Shkodrës i ka përcjellë materia...
Në dhjetor të këtij viti përfundon mandati i anëtarëve të ...
Fermerët grekë kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit edhe i gjithë Shqipërisë, ...
Prej kohësh vijojnë hetimet dhe denoncimet për dosjen e fa...
Për shkak të protestave që po zhvillojnë fermerët grek...
Blegtorët kanë dalë sërish në protestës në vendin e quajtu...
Kur në vitin 2019 filloi të ndihej, për herë të parë, mung...
Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer për jetën e një emigr...
Shkodra po përgatitet për karnavale. Këtë lajm e ka bërë t...
I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, kreu ...
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Islame, Dr. Muhamed Abdul...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...