Monedhat e huaja nuk dalin nga gremina/ Kursi i këmbimit, 21 korrik 2026
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...

Kur në vitin 2019 filloi të ndihej, për herë të parë, mungesa e fuqisë punëtore, për shkak të valës së re të emigracionit, bizneset nuk e morën shumë seriozisht. Përveçse pandemia e ndali përkohësisht vrullin e ikjeve (në vitin 2020 dhe në pjesën e parë të 2021), ato kishin në sirtar planin rezervë: Të merrnin punonjës të huaj, nga vendet më pak të zhvilluara.
Heqja e kufizimeve pas pandemisë hapi rrugët për mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj, drejt Evropës. Të dhënat e Eurostat dhe zyrës së statistikave të emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar treguan se vetëm kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë ishin 32 mijë në vitin 2022, niveli më i lartë që nga 2016-ta.
Mijëra të tjerë u larguan me kontrata pune, kryesisht në Gjermani. Efekti ishte pothuajse i menjëhershëm në tregun e punës. Kompanitë nuk po arrinin të gjenin punonjës të kualifikuar e të pakualifikuar, duke u detyruar të rishikonin planet e zgjerimit, përveç vështirësive të momentit në mbajtjen e prodhimit e shërbimeve në nivelet e planifikuara.
Plani rezervë nisi të zbatohej gjerësisht në 2022-2023. Pas presionit mbi qeverinë, kjo e fundit lehtësoi procedurat për pajisjet me leje pune për të huajt. Fillimisht u morën punonjësit nga Bangladeshi, që ishin më të disponueshëm dhe të gatshëm të punonin me pagesa më të ulëta.
Shpejt u kuptua që qëllimi i tyre ishte ta përdornin vendin si një trampolinë për të ikur drejt Europës. Rrethi u zgjerua me shtete të tjera, si Vietnami, Filipinet, India, Nepali etj.
Dy vite më pas, eksperimenti për të punësuar të huajt duket se po rezulton i kushtueshëm dhe nuk po funksionon në pjesën më të madhe, sipas një vëzhgimi që bëri “Monitor”, me sipërmarrjet që e tentuan dhe agjencitë e punësimit. Arsyet janë disa:
-Së pari, plotësimi i mungesave në tregun e punës me punonjës të huaj po rezulton një proces me kosto të lartë dhe produktivitet të ulët. Sjellja e punonjësve të huaj ka kosto shtesë administrative dhe monetare. Pagat e tyre po rezultojnë 20-30% më të larta sesa u jepeshin vendasve.
Dhe në një vend që avantazh kryesor ka krahun e lirë të fuqisë punëtore, çdo shtesë është pothuajse e papërballueshme. Këtyre u shtohen dhe vështirësitë në dokumentacione, me të cilat po përballen subjektet që duan të punësojnë të huaj.
-Së dyti, ekonomia shqiptare dominohet nga biznese të vogla. Sipas INSTAT, nga 104 mijë ndërmarrje që ka në vend, vetëm 1400, ose 1.4% e tyre, kanë më shumë se 50 punonjës.
Ndryshe nga të mëdhatë që mund të shfrytëzojnë avantazhin e ekonomisë së shkallës, sipërmarrjet e vogla nuk kanë aftësi në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe me produktivitet të ulët nuk mund të përballojnë paga minimale për të huajt, 550 euro për punonjës në muaj, plus kostot 1200 euro për sjelljen e tyre.
-Së treti, edhe për vetë të huajt, tregu nuk është shumë joshës, me përjashtim ndoshta të pozicionit të favorshëm gjeografik, afër shteteve të tjera të Europës, që shpesh është qëllimi final i emigrantëve, duke nxitur edhe biznese të tjera, jo dhe aq ligjore!
Të dhënat për vitin 2023 nuk janë ende të disponueshme, por numri i të huajve me leje pune në vend nuk i kalon 8-10 mijë (rreth 18 mijë janë gjithsej të huaj me leje qëndrimi), një shifër që nuk arrin të mbulojë as ikjet e deklaruara nga kërkesat për azil.
Mungesa e punonjësve po e përkeqëson më tej rrethin vicioz ku ka hyrë ekonomia. Sipërmarrjet po detyrohen të rrisin pagat, pa shtuar produktivitetin, që nga ana tjetër po ul konkurrueshmërinë. Industria që punon me material porositësi ishte e para që e pësoi dhe tani jo vetëm nuk po kërkon punonjës, por po shkurton dhe ata që ka.
Turizmi, që ka ecurinë më të mirë për momentin, rrezikon parametrat e shërbimit. Ndërtimi, që sërish është në lulëzim, mund të mbetet në karabina. Lista është e gjatë dhe përfshin pothuajse çdo sektor.
Ekonomia, si gjithnjë, do t’i gjejë vetë ekuilibrat e rinj, por të paktën gabimet e së shkuarës, që prodhuan modelin e sotëm joproduktiv e jokonkurrues, që nxiti emigracionin masiv, duhet të shmangen./ Monitor.al
Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer për jetën e një emigr...
Shkodra po përgatitet për karnavale. Këtë lajm e ka bërë t...
I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, kreu ...
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Islame, Dr. Muhamed Abdul...
Fermerët kanë nisur një protestë në rrugën nacionale K...
6 ditë më parë ra zjarr në bodrumin e Urgjencës së re në Q...
Dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të ish-kryeministrit Sali...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka sjellë një tje...
Shembet një pjesë e aksit të rrugës Korçë-Ersekë, në Q...
Gazetari Blendi Fevziu ka denoncuar nëpërmjet rrjeteve...
Baton Haxhiu e akuzoi Belind Këlliçin në një lidhje di...
Zona pranë ish-Tecit në Korçë është mbuluar sot nga shtëll...
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokuta...
Gjykata federale e Uashingtonit dënoi të premten me 28...
Këtë të shtunë, datë 17 shkurt 2024, po ju njohim me tituj...
Qyteti i Vlorës kryeson listën e 10 qyteteve me numrin më ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar videomesazh...
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë vizi...
Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar datën e seancës në lidhj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...