
Në Veri të Shqipërisë thonë një shprehje të mençur, e ardhur si e tillë prej shekujsh si sintezë e mençurisë popullore: “BURRI KA KOHË ME U KORIT!” Natyrisht, kjo ka vlerë për ata që dinë të kuptojnë, ndër të cilët nuk hyn ai që hyn në çdo skutë të korridoreve të RTSH-së, pra Leka Bungo. Sepse Lekës, nuk i del koha “me u korit”.
Tetëdhjetëvjeçari ende është i frymëzuar të bëjë gaztorin bajat të kryeministrit, sepse kjo është e vetmja meritë dhe aftësi që ka e me të cilën mburret korridoreve të RTSH-së, duke na dhënë në këtë mënyrë një dëshmi edhe për cilësinë e humorit që konsumon kryeministri ynë, i cili për hir të së vërtetës nuk duket që në shijet e tij estetike të jetë aq vulgar sa është humori i Lekës, për të cilin në Shkodër ekziston shprehja humor “kaps”.
Dikush mund të thotë se ndër më shumë se njëmijë e ca persona apo subjekte që e kanë marrë këtë titull, ç’punë prish që ia kanë dhënë edhe këtij personazhi, të cilin regjisori Ilir Keko e quajti turpi i kombit në mes të të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së, teksa ky, pra, Leka, e përdori si mburojë virgjërie duke u vetëmburrur si kaposhi mbi pleh që “unë jam ‘Nderi i Kombit’”.
Në fakt, edhe kjo është për të qeshur se ta imagjinosh nderin e kombit me nderin e Leka Bungos do të thotë se nderit të kombit i ka ikur nderi që kur këtë Lekën e çuan të punonte në Patos pesëdhjetë vjet më parë, për bëmat e të cilit nuk mund të na rrëfejë dot regjisori i madh, Kujtim Spahivogli, dritë pastë.
Se po të ishte gjallë i ndjeri Kujtim Spahivogli, kushedi se çfarë xhevahiresh do të mësonim për dhëndrin e ambasadorit të Enver Hoxhës që na krekoset sot si “Nderi i Kombit”, që nuk e dimë se për ç’merita i është dhënë edhe përgjegjësia të drejtojë Këshillin Drejtues të RTSH-së, bëmat skandaloze të të cilit në këtë institucion i kanë gjurmët që pas vitit 1992, kur si një mediokër i pavlerë (sepse ka edhe mediokër të vlefshëm), hoqi nga puna artistë e punonjës që kishin dhënë gjithçka për atë televizion.

Leka Bungo është simbol i së keqes, i ligësisë, i pabesisë dhe i paburrërisë, siç ia tha në sy edhe Ilir Keko në një mbledhje, e cila në fakt do të duhej të ishte e fundit për një këshill që ka paturpësinë të mbajë për kryetar një intrigant që çfarë nuk ka thënë e çfarë nuk ka sajuar edhe për vetë anëtarët e këshillit. Por edhe kjo është çështje cipe e turpi. Ka nga ata që nuk e kanë, por ka edhe nga ata që e hanë me honoraret që marrin…/CNA
Deputetja Ina Zhupa ka nisur një tur takimesh për të disku...
Autoriteti Rrugor shqiptar ka treguar situatën me rrugët n...
Zëvendëskryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropi...
Reshjet e dëborës kanë nisur në aksin Dardhë-Boboshticë dh...
Gazetari dhe analisti Andi Bushati duke folur për nego...
Shefi i Protokollit të Oborrit Mbretëror, Beniamin Bak...
Kandidati më serioz i propozuar ndonjëherë për kryemin...
Të burgosurit e burgut të Reçit nëpërmjet një letre të pub...
Ditën e sotme pritet që Gjykata e Lartë të japë vendim...
Ditën e sotme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetarja Ola Xama ka folur për sulmet që i janë bërë nga ...
Elia Zaharia ka reaguar sërish për sherrin me Princ Le...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi këtë të hënë në rrj...
Reshjet e shiut këtë të hënë kanë bërë që qyteti bregdetar...
Siç pritej prej ditësh, sot ka plasur sherri në Këshil...
Sot në mesditë është zhvilluar mbledhja e Këshillit Dr...
8 marsi është një ditë e shënuar për çdo grua, por në veça...
Fondi Kulturor Rinor i Ballkanit Perëndimor sjell mund...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish Asamblenë e PS-...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...