
Siç pritej prej ditësh, sot ka plasur sherri në Këshillin Drejtues të RTSH-së. Shkak u bënë mesazhet që Leka Bungo, që nuk lë marifet pa përdorur vetëm e vetëm të përfitojë sa më shumë lekë ka shpërndarë kundër kolegëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së të publikuara ditë më parë nga CNA, ku me emër përgojoheshin regjisori Ilir Keko dhe piktori Genc Përmeti.
Regjisori i njohur i RTSH-së, Ilir Keko, i fyer e përgojuar nga Leka Bungo i ka kërkuar përgojuesit Bungo shpjegime për mesazhet e shpërndara kundër tij.
- I pafytyrë, i padinjitet dhe intrigant ke qenë gjithë jetën ti Leka Bungo dhe i tillë vazhdon të shfaqesh edhe tani që mbushe 80 vjeç!

- Unë jam Nderi i Kombit, është përgjigjur Bungo, a thua se dekorata e dhënë ndoshta pavetëdijshëm nga Presidenti ka vlerën e cipës së virgjërisë për ligësitë, intrigat dhe poshtërsitë karakteriale të këtij njeriu që Ilir Keko e quajti në mbledhje “i paaftë që ke vetëm aftësinë të hash pas shpine”.
Debati vazhdoi edhe më tej për të mbërritur kulmin në momentin kur Keko e quajti Bungon “gaztori bajat i oborrit të Kryeministrit”.
Këshilli Drejtues i RTSH-së u mblodh të diskutonte çështje të buxhetit, por në fakt dëshmoi edhe një herë se në ç’gjendje mjerane dhe korruptive gjendet prej kryetarit Leka Bungo dhe lojërave të pista të tij me kapterrin enverist Alfred Peza, të cilin kryeministri e emëroi duke përdorur Leka Lekarin dhe lekarët e tjerë si shpërblim për informacionet kofidenciale, të cilat ai i trafikonte prej Irfanit te Kryeministri.
Lojë informatorësh, pavarësisht se në kohë të ndryshme. Dhe me sa duket karakteret perversë të informatorëve ndodh shpesh të bëhen bashkë. Informatori i penduar dhe informatori i paguar sido që të shfaqen e kudo që të mbahen, informatorë mbeten…
Sot në mesditë është zhvilluar mbledhja e Këshillit Dr...
8 marsi është një ditë e shënuar për çdo grua, por në veça...
Fondi Kulturor Rinor i Ballkanit Perëndimor sjell mund...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish Asamblenë e PS-...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë...
Duke marrë shkas nga një artikull investigativ në titu...
Avokati Spartak Ngjela ka kërkuar nga SPAK-u të fillojë me...
KPA ka vendosur të rikthejë për shqyrtim vendimin e shkark...
Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare poeti i njohur korçar...
Në tri dekada, sektori hekurudhor është lënë në harresë. ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Në kuadër të ditës së 8 Marsit, Klei ka ardhur në “Ka Një ...
144 njerëz të botës së artit kanë firmosur një peticio...
Vajza të moshave të ndryshme me nacionalitete të ndryshme ...
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahi...
Për muajin e shenjtë të Ramazanit, myftiu i Korçës, Le...
Ditën e nesërme, më 11 mars, besimtarët myslimanë nisin mu...
"Facebook" mbushi 20 vjeç dhe platforma ka mbetur një magn...
Arkeologu Neritan Ceka ka folur në lidhje me mbylljen ...
Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...