
Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, plotësoi sot 9 muaj në krye të institucionit publik që e trajton si privat. Drejtori zhurmëmadh dhe punëpak. Drejtori që shpenzon më shumë kohë dhe energji për të mësuar çfarë dhe si flasin për të punonjësit. Drejtori që bërtet, fyen, bullizon, kërcënon me padijen, inferioritetin, mediokritetin e vet.
Drejtori që deklaron në sallën më "të famshme” të mbledhjeve se i hanë duart të firmosë shkarkime. Drejtori që flak në rrugë të fajshëm dhe të pafajshëm, njësoj. Që shkel ligjin dhe të mohon çdo të drejtë të dhënë nga kushtetuta dhe Zoti.
Drejtori që të pushon nga puna edhe kur je me raport. Drejtori që shqyen brava dhe shkel sendet personale. Drejtori që të përdhos lirinë e mendimit edhe në "Instagram"-in personal. Drejtori që të dërgon e kërkon llogari edhe për “like”-t.
Drejtori që mban në punë të afërmen e mikut të kryeministrit, edhe pse shkel ligjin dhe institucionin, por hedh në rrugë nënën e dy fëmijëve autikë sepse nuk i pëlqen dialekti shkodran apo dibran.
Drejtori i parë në histori që ndalon drejtuesit e tjerë të kenë një CV (curriculim vitae), për të fshehur vitet e munguara të punës për drejtuesen e programacionit e komanduar në shkeljen më flagrante dhe sigurimet e 5 viteve të paguara për të, në një ditë, në kompaninë që dikur punonte.
Drejtori që të fton për një gotë verë darkave për të diskutuar me të karrierën. Drejtori që mobilon shtëpinë me borxhet që duhet t'i shlyhen RTSH-së.
Drejtori që bën festivalin më të dobët me buxhetin më të madh në historinë e festivaleve. Drejtori që bën festivalin e parë në histori ku kontratat bëhen pasi ka mbaruar festivali e ku skenografia paguhet disa herë. Drejtori që shkel dinjitetin e grave në ditën e gruas. I fyen, i përdhos, i vë në rresht dhe i dokumenton si histori suksesi.

Drejtori i dëshpëruar që po rregullon banjat me shpresën se do të presë aty kryeministrin. Drejtori i parë i votuar me 9 vota, për t'i dhënë RTSH-së goditjen përfundimtare të shkatërrimit. Alfred Peza po rregullon korridoret dhe tualetet, por po e grabit televizionin e shqiptarëve si askush tjetër, po i shkatërron dhe atë pak program të mbetur dhe mbi të gjitha po i vret njerëzit.
(Punonjës të RTSH-së, që po punojmë fiks si në kohën e PPSH-së.)/CNA
Dashnor Caushi, ish-drejtori i Logjistikës, i cili ësh...
Debate të shumta ka pasur sot në sallën e gjyqit për çësht...
Pas bisedimeve me mazhorancën në Konferencën e Kryetarëve,...
Ministri i Ekonomisë, Ervin Mete, ka zhvilluar një takim m...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë të ...
Ka përfunduar seanca gjyqësore për ish-ministrin Fatmir Me...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore për ish-minist...
Me rastin e Ditës së Verës dhe festimeve që do të kryhen n...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Shqipëria ka shënuar një lulëzim të vërtetë turistik n...
Një nga muajt më të rëndësishëm për muslimanët në mbarë bo...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë, r...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për marrëveshjen ...
GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie...
Gjykata e Lartë ka vendosur sot që dosjen e “21 Janarit” t...
Gjykata e Lartë ka vendosur që dosjen e "21 Janarit" ta he...
Të martën në Gjykatën e Lartë u shqyrtua kërkesa e familje...
Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi, ka folur për mediat pa...
Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi, në mbledhjen e Konfere...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...