LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbetje të rrezikshme farmaceutike në shtratin e lumit Kir/ Institucionet ping- pong për përgjegjësit

11 Mars 2024, 22:34, Denoncim CNA

Mbetje të rrezikshme farmaceutike në shtratin e lumit Kir/

“Fiks Fare” raportoi sonte se mbetje të rrezikshme farmaceutike janë hedhur pranë shtratit të lumit  Kir, afër varrezave të dëshmorëve në Shkodër.  

Me dhjetëra kuti me Vitaminë C 500 mg në formë tabletash, të cilat kanë vit prodhimi në janar të vitit 2021 dhe skadenca në dhjetor të vitit 2022.

Kutitë me vitamina të skaduara vitaminash janë hedhur në një ndërtesë të shkatërruar pranë lumit Kir, të cilat më pas nga kushtet atmosferike apo kafshët janë shpërndarë në shtratin e lumit. Prej dy javësh, këto mbetje farmaceutike janë shpërndarë në këtë zonë dhe në shtratin e lumit, por askush nuk ka marrë masa për largimin apo asgjësimin e tyre.

Mbetje të rrezikshme farmaceutike në shtratin e lumit Kir/

Problemi nga ana e institucioneve është konstatuar që në mes të muajit shkurt, ku vetë banorët kanë dhënë alarmin, por deri më sot asgjë nuk është bërë dhe nuk dihet gjë për autorët.

Fiksi pa nga afër këto kuti mbetjesh farmaceutike, të cilat ndodheshin në sipërfaqe të tokës. Aty lexohej qartë kompania importuese, numri i lotit, adresa dhe data kur është hedhur në treg dhe kur ka skaduar.

Të pyetur nga Fiksi, banorët u shprehën se kanë patur shumë probleme përsa u përket mbetjeve që depozitohen aty, ku fillimisht ishin inerte e tashmë mbetje të rrezikshme farmaceutike. “Kemi frikë për fëmijët dhe veten se nuk është normale të hidhen këtu e kështu“, pohon njëri prej tyre.

Mbetje të rrezikshme farmaceutike në shtratin e lumit Kir/

Pasi pa situatën në vend dhe kohëzgjatjen e këtyre mbetjeve në shtratin e Lumit Kir, Fiksi u interesua pranë institucioneve me radhë, të cilat përgjegjësinë ia hedhin njëra-tjetrës.

Në Njësinë Administrative Rrethinat, administratori Gerald Hasaj u shpreh për “Fiks Fare” se njësia është vënë në dijeni prej dy javësh dhe po punohet për zgjidhjen e problemit. Ai shpjegon se si njësi kanë detyrën të verifikojnë në terren dhe problemin t’ua përcjellin Bashkisë Shkodër, gjë të cilën ata e kanë bërë.

Edhe Bashkia Shkodër, pohon se ka bërë verifikime në terren si dhe ka nisur hetimet për gjetjen e shkelësve. Bashkia ka vënë në dijeni institucionet si Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, pasi ky rast klasifikohet në krim mjedisor. Është vënë në dijeni dhe Agjencia Rajonale e Mbrojtjes së Mjedisit Lezhë. Drejtori i komunikimit në Bashkinë Shkodër, Ergys Kavaja tha se do koordinohen edhe me struktura të tjera ligjzbatuese për të marrë masa për pastrimin e territorit nga medikamentet  brenda pak ditëve.

Mbetje të rrezikshme farmaceutike në shtratin e lumit Kir/

Fiksi iu drejtua edhe IKMT Shkodër. Në akt konstatimin e mbajtur nga punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrotjes së Territorit, dega Shkodër në 16 shkurt 2024 janë evidentuar mbetje farmaceutike të cilësuara të rrezikshme prej tyre, pranë lumit Kir.

IKMT Shkodër ia ka deleguar Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës çështjen për të identifikuar autorët dhe Bashkisë së Shkodrës për asgjësimin e këtyre mbetjeve. Pas 11 ditësh, në  27 shkurt 2024, Policia e Shkodrës i kthen përgjigje IKMT-së se kanë kryer disa kontrolle në zonë, por nuk kanë mundur të identifikojnë autorët.

Pra, askush nuk identifikon dot personat që nuk i asgjësuan, por hodhën kutitë me vitaminat e skaduara pranë lumit Kir, ndërkohë që kutitë kanë adresën e kompanisë që i ka importuar dhe numrin e lotit.

Mbetje të rrezikshme farmaceutike në shtratin e lumit Kir/

Ndryshimet që janë bërë në rregulloren për ushqimet shtesë, në kohën kur Ministër Bujqësie ishte z.Edmon Panariti, ngarkojnë AKU-në me përgjegjësinë e kontrollit të subjekteve që tregtojnë vitamina dhe minerale. Por, zoti Gjergj Sokoli, Drejtori i AKU Shkodër, tha për Fiksin se ky institucion nuk mban përgjegjësi , pasi ata nuk kanë akses të kontrollojnë farmacitë.

 “Ne jemi AKU. Ne nuk kemi asnjë kompetencë kontrolli mbi medikamentet që tregtohen në industrinë farmaceutike. Është ISHSH përgjegjës. Ky është medikament i tregtuar për destinacion farmacitë, në të cilat ne s’kemi asnjë akses kontrolli” , deklaroi ai në përgjigjen për “Fiks Fare”./ tch

Lajmet e fundit nga