E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një ish-noter, të cilit megjithëse i ishte hequr licenca në vitin 2021, vijonte të punonte.
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një qytetar, i cili tha se në vitin 2016 ka bërë një akt noterial para noterit Dehar Muça. Ai thotë se noteri e kishte zyrën në Unazë, në afërsi të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Akti noterial ishte një testament nga i ati i tij, i cili më vonë ka ndërruar jetë. Koha kaloi dhe dy vite më parë ka shkuar te noteri për të hapur këtë testament. Noteri fillimisht e ka sorollatur, duke i gjetur justifikime pafund.
Sërish ka pritur dhe e ka takuar noterin disa javë më parë në rrugë, pasi noterin s’e gjente dot te zyra e tij. Noteri i tha se ia hap ai testamentin dhe më pas ta dorëzojë në Kadastër. Pas kësaj përgjigje, qytetari ka pasur dyshime dhe është interesuar te Dhoma Kombëtare e Noterëve, ku ka mësuar se noterit Dehar Muça i ishte hequr licenca në muajin qershor 2021. Arsyeja e heqjes së licencës kishte të bënte se noteri ishte regjistruar në qarkun e Dibrës, por aktivitetin e ushtronte në Tiranë. Madje, ai përdorte në aktet e veta noteriale Rruga e Dibrës, kur në fakt duhet të shkruante Dibër!

“E kam takuar sërish këtë noter dhe më tha sërish se ta hap unë testamentin. I thashë se ta kanë hequr licencën dhe ai sërish më tha se e ka arkivën dhe vulën” pohon qytetari. Ai saktëson se noteri ende se ka dorëzuar vulën dhe arkivën, madje ka mësuar se ai bën akoma akte noteriale pavarësisht se i është hequr licenca. Qytetari thotë se Dhoma e Noterëve dhe Ministria e Drejtësisë ia kanë kaluar në qershor 2021 arkivën noterit tjetër Ilir Krashi. “Kontaktova me z. Krashi dhe më tha se ende s’më ka kaluar arkiva dhe vula. Si puna ime ishin me qindra persona”, pohon ai.
Pas ankesës, qytetari kontakton në telefon me noterin Ilir Krashi, nga Dibra i cili është caktuar që të marrë arshivën e noterit Dehar Muça. Noteri Krashi thotë se ende s’e ka marrë arkivën, pasi Dehari s’ka pranuar. “Mos hajde kot në Peshkopi. S’e kam marrë arkivën dhe vulën. Duhet t’më kalonte në qershor 2021, por akoma s’po e gjejnë” thotë ai. Qytetari e pyet se ka kontaktuar me këtë noter dhe i kanë thënë se ai është i gatshëm që ta hapë. Noteri Krashi i thotë se akti i hapjes është i paligjshëm, pasi asnjë institucion shtetëror nuk pranon akte nga ai. “Me sa kam dëgjuar, ish noteri vijon të bëjë akte noteriale” thotë Ilir Krashi.

Fiksi e kërkon noterin te zyra që ka pasur, në afërsi të Drejtorisë së Arkivave. Por, një punonjëse në atë zyrë thotë se noteri prej 1 viti është larguar dhe se ajo s’ka as numër dhe as adresë të saktë.
Gazetarët bisedojnë me kryetaren e Dhomës Kombëtare të Noterëve, Mimoza Sadushi. Zonja Sadushi thotë se noterit Dehar Muça i është hequr licenca dhe ai s’duhet të bëjë asnjë veprim. Madje pohon se s’ka as sistem, pasi i është mbyllur. Në lidhje me vulën dhe arshivën, noterja thotë se Ministria e Drejtësisë ka kontraktuar një përmbarues për ekzekutimin e vendimit të vitit 2021. Madje, përmbaruesi ka kontaktuar me ish noterin, por ky i fundit s’ka pranuar të japë vulën dhe arshivën. Përmbaruesi ka bërë kallëzim penal.

Në lidhje me vijimin e bërjeve të akteve noteriale, noterja Sadushi pohon se institucionet shtetërore ia kanë kthyer, pasi vendimi i Ministrisë së Drejtësisë i ka shkuar të gjitha institucioneve. Madje, edhe deklaratat kanë një kod dhe këtë kod s’e ka më ky ish noter. Gazetarët e pyesin nëse këto akte pas heqjes së licencës, quhen falsifikim, ajo përgjigjet se “po, janë të falsifikuara”.
Gazetarët tentojnë të kontaktojnë edhe me ish-noterin Dehar Muça, por numri i telefonit të tij rezulton “jashtë përdorimit”./ tch
“Fiks Fare” raportoi sonte se mbetje të rrezikshme farmace...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të hënë rastin e rëndë të një...
Nëna e një 12-vjeçari është drejtuar në redaksinë e emisio...
CNA po publikon dosjen e famshme “5D”, e cila në SPAK ...
Gazetari Julian Hoxhaj foli për dosjen e famshme “5D” ...
CNA ka filluar të zbardhë kallëzimin e bërë në SPAK pë...
Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023 kandidati Belind...
Hajredin Cera tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
17 familje të zonës së Vorës janë në rrugë dhe pa strehim ...
Bashkëshortët Myftar dhe Lirije Djaloshi nga Puka tregojnë...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në njësinë nr. 14, te...
Emisioni “Plug” në Syri Televizion, denoncoi mbrëmjen e të...
Ylli Hoxhaj nga Fieri ankohet në emisionin “Stop” në Tv Kl...
Përdorimi i pushtetit politik, për t`u pasuruar nga zyrtar...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar Cërrikut prej...
Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Cërrik në lagjen nr. 2...
Ndoshta një titull jo i duhur por është fjala që i tak...
Pak kohë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi pro...
Një nga personazhet nën hije që lëvizin urdhrat e pash...
CNA publikoi pak kohë më parë disa shifra në lidhje me...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...