LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi: Klodian Zoto u ndalua në aeroportin italian, iu sekuestruan mbi 22 mijë euro

18 Mars 2024, 14:37, Denoncim CNA
Denoncimi: Klodian Zoto u ndalua në aeroportin italian, iu sekuestruan mbi
Klodian Zoto

Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar për aferën në Elbasan dhe Fier, dhe nën akuzë për atë në Tiranë, është ndaluar në aeroport në Itali.

Këtë fakt e ka denoncuar mesditën e kësaj të hëne drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se Zoto është ndaluar në vitin 2020 në aeroport dhe autoritetet italiane i kanë sekuestruar 22.650 euro.

Për sekuestrimin e parave, prokurorët italianë u kanë dërguar homologëve shqiptarë informacion në vitin 2020, ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur me letërporosi pas 3 vitesh.

Gjithashtu, ai denoncoi edhe zhdukjen e parave nga Klodian Zoto me kompaninë “ITS” te një kompani në Itali, në pronësi të shqiptarit Gëzim Guga.

Drejtuesi i PD-së për Tiranën theksoi se pavarësisht se Zoto ishte nën hetim, organet ligjzbatuese nuk e ndaluan atë të transferojnë shuma të konsiderueshme parash në Itali.

“Sot do të bëj publik një tjetër rast të zhdukjes së parave, por tashmë jashtë Shqipërisë. Sipas kartelës së furnitorëve të kompanisë 'ITS' sh.p.k., në pronësi të Klodian Zotos, janë kryer 3 pagesa për një subjekt në Itali:

Në datën 02.03.2021 vlera 12.362.000 lekë

Në datën 17.02.2021 vlera 12.325.000 lekë

Në datën 19.05.2021 vlera 12.300.000 lekë

Pra në një vlerë totale rreth 360.000 euro. Këto para i janë transferuar subjektit 'IMR REFTRATTARI S.R.L'.

Nga një kontroll i thjeshtë në 'Google', rezulton se kjo kompani është në pronësi të një shtetasi shqiptar, z. Gëzim Guga. Ky biznes në faqen zyrtare të tij, deklaron se operon në fushën e ndërtimit dhe reklamon disa vila dhe apartamente për shitje.

Denoncimi: Klodian Zoto u ndalua në aeroportin italian, iu sekuestruan mbi

Grupi i ekspertëve në PD kontrolloi nëse ky sipërmarrës ka të regjistruar në Shqipëri ndonjë biznes në emër të tij dhe përgjatë kontrollit situata bëhet edhe më kriminale.

Sipas QKB rezulton se në nëntor të vitit 2022 Gëzim Guga, përfituesi në Itali i pagesave nga Klodian Zoto, së bashku me Ilir Dedjën dhe Mirsada Gugën, kanë regjistruar kompaninë e punësimit dhe konsulencës 'MIG AGENCY' sh.p.k.

Le të ndalemi pak te shtetasi Ilir Dedja.

Në vitin 2020 Prokurorët italianë u kanë dërguar homologëve shqiptarë ndër të tjera informacion për shtetasin Ilir Dedja, i datëlindjes 02.09.1969, për dyshime se pastron paratë për klanin mafioz 'NDRAGHETA', si dhe informacion që shtetasi Klodian Zoto është ndaluar në aeroport në Itali dhe i janë sekuestruar 22.650 euro.

Denoncimi: Klodian Zoto u ndalua në aeroportin italian, iu sekuestruan mbi

Vetëm pas tri vitesh, në datën 14.02.2023, pala shqiptare kujtohet të dërgojë letërporosi te prokuroria italiane, siç u bë publike nga 'Syri TV' në maj të po atij viti.

Pra edhe pse këta shtetas ishin nën hetim, organet ligjzbatuese nuk i kanë ndaluar të transferojnë shuma të konsiderueshme parash. Dhe e gjitha kjo nën hundën e SPAK-ut, pasi të mos harrojmë se procedimi penal për inceneratorët ishte regjistruar që në vitin 2020, vit në të cilin prokurorët italianë ndezën alarmin e dyshimeve për Dedjën dhe Zoton”, theksoi Këlliçi./ CNA

Lajmet e fundit nga