LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SKEMA/ Si lidhet Lulzim Basha me kompanitë e inceneratorëve dhe mediat e paguara nga to

28 Mars 2024, 11:32, Denoncim CNA
SKEMA/ Si lidhet Lulzim Basha me kompanitë e inceneratorëve dhe mediat
Lulzim Basha dhe Klodian Zoto

Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë miliona euro taksapaguesve shqiptarë janë plehrat dhe inceneratorët.

Zullumet janë të mëdha, vjedhje, korrupsion, abuzime dhe zyrtarët e lartë që janë të përfshirë në këtë aferë ende nuk kanë marrë ndëshkimin të plotë dhe çështja ka ende mjaft pika të erëta. Një prej tyre është edhe lidhja që ka Lulzim Basha me Klodian Zotin, Mirel Mërtirin dhe bashkëpunëtorët e tyre. 

CNA ka denoncuar me fakte dhe prova të gjithë skemën e vjedhjes dhe ka përmendur me emra ata që janë të përlyer në aferë por jashtë saj nuk është as Luli i cili fliste sa herë e urdhëronte "halli". 

Sot, CNA po ju sjell disa fakte që lidhin Lulzim Bashën, lulëzimin e bizneseve të tij, me njerëzit e inceneratorëve apo mediat e paguara prej tyre.

Lulzim Basha, në vitin 2018, urdhëroi drejtuesit lokalë të PD-së në Durrës që të dilnin në protesta te fusha e mbetjeve urbane në Porto Romano.

SKEMA/ Si lidhet Lulzim Basha me kompanitë e inceneratorëve dhe mediat

SKEMA/ Si lidhet Lulzim Basha me kompanitë e inceneratorëve dhe mediat
Protesta në 2018

Ata kërkonin të merreshin masa, pasi ndotja në zonën përreth ishte dhjetëra herë më e lartë se norma e lejuar.

SKEMA/ Si lidhet Lulzim Basha me kompanitë e inceneratorëve dhe mediat
Protesta në 2018

Rreth 1 muaj pas protestës, Këshilli Bashkiak i Durrësit shpalli në korrik të 2018, gjendjen e emergjencës mjedisore, si pasojë e situatës problematike me mbetjet në të gjitha vendgrumbullimet e kësaj bashkie. Luli kërkoi bashkia e  Edi Ramës dhe Vangjush Dakos reagoi dhe veproi menjëherë.

Në skemë ishtë fort edhe Top Channel, atëherë drejtuar nga Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha. Kronika pafund, alarm për Durrësin, ku media pro qeverisë dhe ortake e inceneratoreve i mbate iso "halleve" të Bashës në opozite

Vendgrumbullimi më problematik ishte ai i Porto-Romanos, që gjendet rreth 3-4 kilometra në veri të qytetit të Durrësit dhe zinte një sipërfaqe prej 80.000 m2 me mbeturina urbane, inerte, mbetje të rrezikshme dhe kafshë të ngordhura.

Sipas Planit Lokal të Menaxhimit të Mbetjeve për Bashkinë e Durrësit 2010-2025, ishte parashikuar të kishte jetëgjatësi për 25 vjet. Aty depozitonin mbetjet edhe bashki të tjera, si ajo e Shijakut dhe Kavajës. Dora e Lulit, Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Edi Ramës ndryshoi gjithçka.

Por çfarë ndodh? Ku hyn Lulzim Basha në këtë mes?

Lulzim Basha përgatiste protesta dhe gjatë protestave ose një ditë pas asaj që bënte Luli, Edi Rama merrte VKM, dhe pas kësaj Lulzim Basha tërhiqej. Thjesht i shtronte rrugën kryeministrit Rama që nuk i mjaftonte vetëm aksioni mediatik i Top-it ortak të inceneratorëve por duhej edhe opozita.

Faktet tregojnë se pas VKM-ve përfitues ishin njerëz afër Lulzim Bashës. Porto Romano, pra Eco Park, është një nga shembujt më klasikë.

Në fund të dhjetorit të vitit 2019, duke shfrytëzuar edhe situatën e emergjencave nga tërmeti, qeveria jep 15 milionë euro prokurim të drejtpërdrejtë për firmën “Victoria Invest” dhe “De Mare SRL”. (Lexo ketu). Më parë ishte anulluar një tender i Alqi Bllakos në krye të AKUM për të njëjtin destinacion.

SKEMA/ Si lidhet Lulzim Basha me kompanitë e inceneratorëve dhe mediat
VKM e qeverisë për situatën e emergjencës

Subjekti “Victoria Invest” njihet si një subjekt biznesi me lidhje të forta me Lulzim Bashën e Republikës së re merr 15 milionë euro në një investim mjaft problematik ku dyshohet se vlera e kostove ishte 3 herë më pak.

“De Mare SRL” shfaqet në krah të kompanisë që i jepet prokurimi e cila është një nga kompanitë partnere e njerëzve të inceneratorëve, Klodian Zotoe  Mirel Mërtiri dhe një partner i tyre është edhe “Top Channel”.

Skemë e qartë. demokratët dalin në protestë, protestojnë në Porto Romano, bëhet zhurmë, ndërkohë paralelisht bën zhurmë dhe “Top Channel” në atë kohë që njihet si televizioni ortak i inceneratorëve dhe Edi Rama jepte 15 milionë euro me prokurim të drejt për drejtë kompanisë afër Lulzim Bashës. Për këtë investim opozita ka akuzuar edhe familjarët e kryeministrit duke theksuar se projekti ishte porositur nga Zoto e Mërtiri disa muaj përpara se të jepeshin fondet, tek familjarët e Ramës.


Shpallet një garë në 2019, në shtator anulohet gara dhe tenderi i hapur dhe pastaj pas tragjedisë së tërmetit dhe më pas Edi Rama ia jep “Victoria Invest” me prokurim të drejtpërdrejtë në 26 dhjetor të vitit 2019. Skema jepet aty ku duhet dhe Luli gjithmonë ka heshtur për këtë projekt që shkon tek biznesmenët afër tij.

Si lidhet “Victoria Invest” me Lulzim Bashën?

“Victoria Invest” është kompania që i ka dhënë Lulzim Bashës makinë, e cila ka bashkëpunëtore “De Mare SRL”, e cila është një nga kompanitë e lidhura me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Por për herë të parë konfirmohet se si Lulzim Basha u shërbente bizneseve afër tij. “Victoria Invest” i ka dhënë Lulzim Bashë “Mercedez Benz”-in e tij të famshëm, denoncuar edhe nga mazhoranca qeverisëse që i jepte prokurime direkte pa asnjë garë dhuruesit të Lulit (gjëra të vogla 100 mijë euro makinë).

CNA zbuloi se Lulzim Basha përdorte makinën “Mercedez Benz” të zi me targë AA111EN, Modeli S350 me numër shasie WDD2211561A293860.

SKEMA/ Si lidhet Lulzim Basha me kompanitë e inceneratorëve dhe mediat
Lulzim Basha me beznin e marrë nga Victoria Invest

Kjo makinë ishte blerë në Mynih me datë 21.06.2010 nga Kompania “Victoria Invest”, pronari i së cilës është dhe kumbari i vajzës së Lulzim Bashës.(Lexo ketu)

SKEMA/ Si lidhet Lulzim Basha me kompanitë e inceneratorëve dhe mediat
Dokumenti për beznin e Bashës

Lidhja e “Top Channel” me kompaninë “De Mare Srl”, bashkëpunëtore e “Victoria Invest”

“Top Channel”, i njohur si televizioni ortak me inceneratorët, ka qenë televizioni që për muaj e muaj të tërë ka bërë kronika dhe edicione për problemin e Porto Romanos.

Halli i “Top Channel”-it nuk ishin banorët dhe plehrat, por partnerët në biznes. Janë ortakët e Vjollca Hoxhës, janë ortakët e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, të cilëve pas shumë kronikave në “Top Channel”, qeveria u jep 15 milionë euro për të zgjidhur një problem, i referohemi “Victoria Invest” dhe “De Mare SRL”.

Ka fakte dhe prova, të cilat tregojnë se Vjollca Hoxha është investuar fort në atë kohë për Porto Romanon, këtë e konfirmojnë dhe ish-bashkëpunëtorët e saj për CNA.

Shikoni rastin ku protestohet në Porto Romano te mbetjet. Shikoni kronikat e “Top Channel” të kohës, gjoja për mbetjet, pra është në sinkron të plotë me “Top Channel”, televizionin ortak të inceneratorëve dhe pastaj përfiton “Victoria Invest”, kompania afër Lulzim Bashës, e cila i ka dhuruar dhe makinë.

 


Shihet se si u ushtrua presion fort ndaj qeverisë, se si u përdor dhe opozita si bashkëpunëtore e Lulit që të bëhej një tender 15 milionë euro, tenderi anullohet dhe jepet me prokurim tek pa garë tek subjekti që rastësisht lidhet me Lulzim Bashën. 


Lidhja Basha-“Top Channel”-Klodian Zoto- Mirel Mërtiri nëpërmjet “De Mare SRL”, nëpërmjet “Benz”-it të dhuruar, nëpërmjet Eco Parkut është e qartë, por këtë herë faktohet se si PD-ja e drejtuar nga Lulzim Basha përdorej për llogari të kompanive në ortakëri me inceneratorët apo me mediat që ishin bashkëpronare me to, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, për fonde që i jepeshin si haraç korrupsioni opizitës. Qytetarët protestonin Lulzim Basha dhe familjarët dhe biznesmenët afër tij pasuroheshin, Eco Park është shumë pak për skemat Rama-Basha./ CNA

Lajmet e fundit nga