Në burg të varfrit, të pasurit lirohen!/ VIP-at dhe KAPO-t në “suita”, të varfrit në qeli me lagështirë
Fiks Fare bisedoi edhe me Drejtoreshën e Komitetit Shqipta...

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme të rënda të shëndetit mendor që jep mësim në një shkollë 9 vjeçare në Grudë të Shkodrës.
Sipas prindit denoncues, mësuesi R. M dhunon fëmijët, por asnjë nuk e denoncon sepse e kanë frikë. Madje në bisedat e tij me gazetarët tregohej edhe se mësuesi ka qenë i shtruar në Psikiatrinë e Shkodrës disa herë.
Gazetarët e Fiksit sollën bisedën me mësuesin e matematikës i cili tregon se ka qenë i shtruar në psikiatri, por nuk mban mend diagnozën dhe këtë e ka bërë vetëm që të marri një raport në atë kohë dhe të justifikohet në punë.

Mësuesi në përgjigjet për gazetarët mohon dhunën ndaj fëmijëve, gjithashtu mohon se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Madje në bisedë ai tregon se shtrimin e ka bërë në bashkëpunim me mjeken që të përfitonte, me doktoreshën psikiatre Valdete Hoxha.
Kjo e fundit mohoi kategorikisht atë që mësuesi u kishte thënë gazetarëve të Fiksit duke u vënë në dispozicion edhe fletëdaljen e fundit të mësuesit nga spitali. Shtrim i cili kishte zgjatur dy muaj dhe kishte dalë me një diagnozë të rëndë të shëndetit mendor dhe kronike.
Të njëjtën gjë tha për gazetarët e Fiksit edhe mjeku psikiatër i Qendrës Komunitare në Shkodër, Gjon Preçi.

“Unë e njoh historinë e këtij personi, sepse para disa vitesh e ka sjellë i ati se e kishte dhunuar atë, por ishte shumë negativ daj mjekimit. Unë nuk di si nuk ka kryer ndonjë krim, sepse diagnoza e tij është ndër më të rëndat e shëndetit mendor”, thotë Preçi.
Ndërkohë në kartelën tek mjekja e familjes ky person është i shëndoshë klinikisht, kjo sipas mjekes sepse sistemi nuk është i lidhur automatikisht me specialistin dhe ajo as nuk ka pasur indicie se ai është një person me probleme.

“Ai kishte shumë vite që nuk merrte dokument aftësie për punë, e mori 2 orë para se të na telefononit ju, dhe mua më ra pika”, thotë mjekja.
Dokumenti i aftësisë për punë është detyrim ligjor për çdo mësues të dorëzohet çdo vit.
Kështu gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje në Zyrën Vendore Arsimore Shkodër, ku kjo e fundit zyrtarisht dërgoi vetëm një raport aftësie, që ishte ky i fundit. Dhe për 15 vite mësuesi nuk kishte dorëzuar asnjë dokument të tillë.

Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Lezhë, thotë se mësuesi duhet të kishte raporte të përvitshme në dosjen e tij, por mungojnë. Institucioni u mjaftua vetëm me marrjen e masës karshi drejtoreshës së shkollës. Ndërkohë që mësuesi ‘i rrezikshëm’ sipas mjekëve ende vazhdon mësimdhënien./ tch

Fiks Fare bisedoi edhe me Drejtoreshën e Komitetit Shqipta...
Në 14 Mars, “STOP” transmetoi denoncimin e zonjës Besarda ...
Gjon Mula tregon se ka bërë një aksident në vitin 2021 në ...
Rreth dy javë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një denoncim për k...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, ka pu...
Prej 7 vitesh një vendim i marrë nga IMT Tiranë për prishj...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, ka ngrit...
Një denoncim i fortë ka ardhur këtë të diel për ish-am...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, lajthiti dhe s...
Prej 6 javësh, urgjenca e sëmundjeve të brendshme, sallat ...
Më 11 shkurt të këtij viti, një zjarr ra në Urgjencën ...
Në 21 qershor 2021 emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi d...
Emisioni “Stop” në Tv Klan uhdëtoi drejt fshatit Tamarë, n...
Sa më shumë ngrihet zëri kundër Alfred Pezës dhe arbitrari...
Agron Dalipaj, gjuhëtar dhe studiues, thotë se De Rada ësh...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...