“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë”, ka thënë Indro Montanelli

“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë”, ka thënë Indro Montanelli.
Ky është shembulli që ne përdorim për çdo shkrim që po sjellim për gazetarin Mero Baze.
Dikur krahu i djathtë i Sali Berishës, më pas armik i tij, prej 20 vitesh ha bukë vetëm duke sharë Saliun dhe duke iu lëpirë Edi Ramës.
Së fundi përfundoi edhe si ushtar i urdhëruar nga burgu i Durrësit, një vegël e pështirë e medias që stimuloi dhe zbatoi një skenar për të akuzuar padrejtësisht një prokuror që po drejtonte një hajdut.
Me këshillën e tij Mero Baze i çoi haber Erion Veliajt se më parë lajmi duhet të prodhohej si gënjeshtër, më pas të dilnin dëshmitarët e më tej Erioni të vazhdonte të artikulonte publikisht.
Lajmi doli, por ishte Rama që kishte thënë jo kundër qëndrimit të Veliajt dhe Bazes dhe gjithçka u ndal.
Personi në dijeni për këtë lajm ishte Erion Veliaj, i cili ishte skenaristi, i dyti ishte Mero Baze dhe i treti ishte vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj, i cili shpërndan lajmet në media.
Por, përtej këtyre fakteve, ne po zbardhim ditë pas dite pasurinë marramendëse të Mero Bazes, edhe pse është një gazetar që qelb erë.
Treguam një apartament në Bllok në Tiranë, i cili rezulton së bashku me një garazh 100 mijë euro, ndërkohë vlera reale e tij në treg është tre apo katërfish.
Gjithkush mund të blejë një apartament, por në rastin e Mero Bazes ndërtuesi i objektit është sulmuar e akuzuar dhe më pas në kohën e pandemisë, kur të gjithë ishin të mbyllur, Mero Baze vendoste një pasuri marramendëse duke blerë këtë pasuri të paluajtshme me vlerën qesharake.
Tek apartamenti i cili është në emër të djalit të tij Regon Baze, ka dhe zyrat gazeta “Tema”.
Kemi sjellë një tjetër apartament në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit në rrugën “Themistokli Gërmenji”, i cili vlen 2-3-fish më shumë seç është deklaruar, zyrtarisht në blerje nga Mero Baze.
CNA dje solli edhe një hotel. Hotel “Porta” në Ksamil, luksoz, me pishinë në tarracë, me plazhe private etj.
Një investim që dyshohet të jetë miliona euro, por Mero Baze e ka deklaruar fillimisht me një kredi thjesht me 210 mijë euro.
Sërish në emër të djalit të tij dhe kompanive të tij është regjistruar një truall me sipërfaqe 10 mijë metër katrorë në Ksamil i blerë me një vlerë qesharake 2.8 milionë lekë të rinj.
Pra për vetëm 28 milionë lekë të vjetër Mero Baze ka blerë 10 mijë metra katrorë truall, ku më pas do të ndërtonte dhe hotelin e tij.
10 mijë metër katrorë me një çmim thuajse qesharak në një nga perlat e turizmit shqiptar, vendosur toka në emër të djalit të tij.



CNA gjithashtu ka nxjerrë dhe kompani, lidhje, subjekte të ndryshme të cilat faturojnë 70 milionë lekë dhe fitojnë 60 e kusur milionë.
CNA ka sjellë apartamentet, ka sjellë hotelin, sot po sjell truallin.
Nesër do të sjellë të tjera prona dhe pasuri të Mero Bazes të vendosura në emër të djalit të tij Regonit apo familjarëve të tjerë që shkojnë sa në Golem, në Ndroq, në Tiranë, në apartamente te Kodra e Diellit, në Ksamil, në jug të Shqipërisë, në Përmet etj. Pasuri të patundshme që shkojnë në vlerën e miliona-miliona eurove.
Mero Baze është një gazetar që qelb erë, sipas Indro Montanellit, sepse ai është një njeri me pasuri marramendëse të vendosur gjatë pushtetit të PS-së, së cilës i ka shërbyer 20 vjet ashtu siç i shërbeu 20 vitet e shkuara Sali Berishës dhe më pas u prish se nuk i dha llokmat e pushtetit të tij.
Çështja sot nuk është më me kë është Mero Baze, me Saliun, me Ramën, me Erionin, pasi fytyra dhe maska e tij tashmë është çjerrë, megjithëse siç kanë thënë gjithmonë, tek oborri i PD-së, sado që të lahet atë fytyrë do të ketë.
Gjithsesi, Mero Bazen ne po e sjellim si një milioner. Një njeri të pasuruar nga servilizmat e pushtetit.
Tashmë Mero Baze është përballë shqiptarëve lakuriq, por i mbuluar nga miliona e miliona euro pasuri të patundshme, të cilat në fakt duhet të hetohen për burimin e tyre, pasi ka dyshime për pastrim parash dhe për fshehje pasurie apo mosdeklarime dhe fshehje përballë tatimeve./ CNA
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë”, fiks ...
CNA ka filluar ditën e djeshme një investigim në lidhje me...
Investigime dhe detaje në lidhje me pasuritë e çmendura të...
Në një nga shënimet e tij të shpeshta dhe të shumta, të ci...
Në audio-përgjimet që SPAK-u paraqiti si prova në Apelin e...
Në një shkrim të rrëmujshëm dhe të lodhshëm, siç po i ndod...
Analisti i oborrit të Rilindjes, i dalë nga çeta e Saliut...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...